16 December 2022, 17:04
Nga k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e radhës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gazment Bardhi shkruan se për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. Sipas tij, lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si evropianë të vërtetë.
"Për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës. Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë,"-tha Bardhi.
Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK). Ai mori 5 vote, duke lënë pas Edvin Kondilin me 4 vota dhe Adnan Xholin, i cili mori vetëm 1 votë. Seanca nisi në orën 10:00 dhe u mbyll pesë orë e gjysmë më vonë, me intervistimin e tre kandidatëve. Në total votuan 10 anëtarë të KLP-së nga 11 në total, kjo për shkak se Esmeralda Keshi nuk ishte e pranishme.
gazment bardhi altin dumani altin dumani ne krye te spak
Politike
16 December 2022, 16:51
I.A
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar për zgjedhjet së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së P...
Politike
16 December 2022, 16:29
I.A
Kevin Golja
TIRANË- Këshilli Kombëtar i FRPDSH ka zgjedhur strukturat drejtuese të saj ditën e djeshme. Në pozicionin e n&eum...
Politike
16 December 2022, 16:05
I.A
Kuvendi
TIRANË- Propozimet e mëposhtme janë projektligjet e propozuara nga grupi i Enkelejd Alibeajt për reformën zgjedhore. ...
Politike
16 December 2022, 15:21
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi për gazetarët se të tre kandidat&eum...
Politike
16 December 2022, 15:17
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar se nuk shkoi sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë pë...
Politike
16 December 2022, 14:42
a.l
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar i revoltuar pas diskutimeve për buxhetin e bujqë...
Politike
16 December 2022, 13:36
A.B
Veliaj me familjen
TIRANË- Teksa te pallati në lagjen 'Myslym Keta' banorët vijojnë revoltën kundër Bashkisë dhe vendimi...
Politike
16 December 2022, 13:10
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që hetimet për kompleksion Partizani të vijojnë...
Politike
16 December 2022, 13:03
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme se cilin nga kandidatët në garë pë...
Politike
16 December 2022, 12:48
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, konsideroi si eksponent të krimit që punon në parlament, Taulan...