17 December 2025, 17:44
Nga E.d

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, por farsë për shkak të parave, kanabisit dhe përdorimit të bandave. Gjatë fjalës së tij në mbledhjes së Këshillit Kombëtar demokrat, Berisha u shpreh se qeveria organizoi në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar dhe organizuar 4533 aktivitete, përfshirë ditën e votimit me 7 mln euro Giro D’Italia.
Kryedemokrati tha se qeveria licensoi gjatë zgjedhjeve, mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji. Në fund, Berisha tha se Edi Rama s’i fitoi kurrë zgjedhjet, dhe se PD do ishte në pushtet nëse nuk do përdoreshin 2 mld euro dy ditë para zgjedhjeve.
BERISHA: Ca të tjerë në mungesë të kulturës elektorale apo shkaqe të tjera, që mendojnë ndryshe, u them prapë, se në rast se qeveria organizon në kundërshtim me ligjin, duke shpenzuar dhe organizon 4533 aktivitete, përfshi ditën e votimit me 7 mln euro Giro D’Italia, ajo nuk zhvillon zgjedhje, por farsë, e shkel parimet themelore ndërkombëtare për zgjedhje të drejta.
Nëse qeveria u dhuron 65% të zgjedhësve 100 euro bonus, ato nuk janë zgjedhje, por farsë. Në rast se qeveria fal dy ditë para zgjedhjeve 2 mld euro dhe kamata, ato që unë i quaja 200 mln provohen të jenë 2 mld, ku janë 200 mijë biznese, nga të cilat 84 mijë aktive, ato nuk janë zgjedhje, por farsë. Në rast se qeveria licencon mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji, e kjo para zgjedhjeve, kjo është farsë dhe vetëm kjo mjafton. Nëse qeveria angazhon si agjentë elektoralë administratën shtetërore, logjistikën e saj, mjetet, fuqinë ekzekutive të saj, ato nuk janë zgjedhje, por farsë.
Në rast se ndonjë njeri mendon se Rama fitoi zgjedhjet, është i mashtruar dhe mashtron veten. Nëse përdor bandat më të rrezikshme të Evropës, si Troplinët e Durrësit, Xhabaftët e Vorës, Bajrat e Shkodrës, Çelët e Elbasanit, Bandën e Lushnjës dhe u jep listën atyre, ato nuk janë zgjedhje, por farsë. Edi Rama s’i fitoi kurrë zgjedhjet, PD do ishte në pushtet nëse nuk do përdoreshin 2 mld euro dy ditë para zgjedhjeve dhe bandat për të terrorizuar qytetarët. aNe jemi opozitë dhe s’mund t’i përdorim dot këto ofrime, nuk i japim dot ato ne. Ndaj e kisha thënë se me Ramën zgjedhje nuk ka./Dosja.al
sali berisha opozita zgjedhjet e 11 majit
Politike
17 December 2025, 16:00
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Kryeminstri i vendit, Edi Rama ndodhet në Bruksel, për të përfaqësuar Shqipërinë në kuad&eu...
Politike
17 December 2025, 17:34
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti pasditen e sotme fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshil...
Politike
17 December 2025, 17:29
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka nisur me fjalën e kryetarit të partisë,...
Politike
17 December 2025, 15:56
E.d
Agron Shehaj
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas daljes së përgjimeve të reja në dosjen e P...
Politike
17 December 2025, 15:48
M.L
Rama, Meloni
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është shprehur e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për me...
Politike
17 December 2025, 15:19
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me mosvënien në dispozi...
Politike
17 December 2025, 14:54
Vjosa Osmani, Antonio Costa
BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shpreson që së shpejti të hiqen në tërë...
Politike
17 December 2025, 14:41
E. D
Kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka reaguar pasi kreyparlamentari Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të Mandateve mat...
Politike
17 December 2025, 13:34
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar përjashtimin e Ervin Salianjit nga Partia Demokrati...
Politike
17 December 2025, 13:24
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të pyetet nesër nga Prokuroria e Posaçme në li...