27 July 2024, 13:41
Nga M.B
Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo
HIMARA- Periudha e fushatës zgjedhore për kreun e Bashkinsë së Himarës ka nisur zyrtarisht sot dhe përfundon në datën 2 gusht 2024. Ndërkohë, heshtja zgjedhore përfshin ditën përpara datës së zgjedhjeve, 3 gusht 2024, dhe datën e zgjedhjeve, 4 gusht 2024 deri në orën 19.00.
KQZ ka vijuar dje të informojë zgjedhësit e Himarës se cilat janë rregullat e votimit. Në Himarë do të garojnë dy kandidatë dhe rezultatet e shortit përcaktuan se numri 1 (një) në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 (dy) do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.
Më 5 korrik të këtij viti, KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.
Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
himara
Politike
27 July 2024, 12:34
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati Genc Gjokutaj është proceduar penalisht për veprën penale “Thirrjet publike për vepr...
Politike
27 July 2024, 11:47
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se qeveria që donte t’i merrte 30 mln euro nga xhepi i profesionistëve të...
Politike
27 July 2024, 11:39
M.B
Edi Rama
TIRANA- Partia Socialiste do të mbledhë ditën e nesërme Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 në pallatin e Kon...
Politike
27 July 2024, 10:32
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në ...
Politike
27 July 2024, 09:52
M.B
Kuvendi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mbrëmjen e 26 korrikut ka miratuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe për herë të...
Politike
27 July 2024, 09:19
M.B
Lindita Nikolla dhe Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit të djeshëm ku Kryetarja e Ku...
Politike
26 July 2024, 22:50
r.ll
votimi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës ligjin për Policinë e Shtetit.
Ligji mori 76 vota pro të de...
Politike
26 July 2024, 22:11
r.ll
votimi
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe dy kundër ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Dy deputetët që votuan kundër ishin...
Politike
26 July 2024, 22:02
r.ll
lindita nikolla
TIRANË- Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen si kryetare e Kuvendit në seancën e sotme plenare maraton&eu...
Politike
26 July 2024, 21:53
r.ll
votimi
TIRANË- Në seancën e sotme plenare maratonë prej rreth 12 orësh, mazhoranca dhe opozita miratuan në parim, ndryshimet...