22 April 2023, 16:18
Nga F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë afron 100 milionë lekë të reja për partitë që garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ajo që vihet re në listën zyrtare të KQZ-së, është se pjesë më të madhë të ‘tortës’ e ka marrë Partia Socialiste. Selia rozë ka rrëmbyer plot 42 milionë lekë. PS ndiqet nga Partia Demokratike që ka marrë afro 25 milionë lekë, para që do të menaxhohen nga Enkelejd Alibeaj dhe grupi i drejtuar prej tij. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk ka marrë asgjë, por për Partinë e Lirisë të drejtuar nga Ilir Meta, KQZ-ja ka ndarë mbi 15 milionë lekë.
Njoftimi i KQZ-së:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023.
Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:
1. Partia Demokratike (PD) 24.963.584.24 lekë
2. Partia Republikane (PR) 3,012,429.13 lekë
3. Partia Aleanca Progresiste L.ZH.K 1,100,255.80 lekë
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 42.833,466.73 lekë
5. Partia e Lirisë (PL) 15,594,215.8 lekë
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 4,260,606.71 lekë
7. Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) 1,194,064.75 lekë
8. Partia Demokracia Sociale (PDS) 1,123,779.90 lekë
9. Partia Socialdemokrate (PSD) 0 lekë
10. Bindja Demokratike (BD) 639,798.69 lekë
11. Partia e Gjelbër (P.GJ) 797,915.09 lekë
12. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë (ADK) 448,974.27 lekë
13. Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK) 532,820.88 lekë
14. Partia Uniteti Kombëtar (PUK) 562,618.08 lekë
Komisioneri miratoi modelin e aktmarrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe partisë politike që përfiton fondet nga buxheti i shtetit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu, miratoi kërkesat e televizioneve “Star Plus”, “Syri Tv”, “Klan Tv” dhe media online “Albanian Post”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Në këtë seancë u vendos dhe dhënia e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjes së QV nr. 1977/00, QV nr. 1977/01, QV nr. 1977/02, QV nr. 1977/03, QV nr. 2021/00, QV nr. 2021/01, Bashkia Tiranë, QV nr. 1080/00, Bashkia Bulqizë. Përfundoi shqyrtimi administrativ i denoncimeve të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara ndaj personave përgjegjës, për raportimin e veprimtarive publike.
ilir meta sali berisha partia socialiste komisioni qendror i zgjedhjeve kqz 22 prill 2023
Politike
22 April 2023, 16:10
Belind Këlliçi
Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore do të jetë në fokusin e punës së kryebashkiakut të ard...
Politike
22 April 2023, 14:53
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është në takime të përditshme e edhe ndonjë lapsus...
Politike
22 April 2023, 14:17
A.B
Ivi Kaso
TIRANË- Sekretari për çështjet ligjore i Berishës, Ivi Kso, në një deklaratë për shtyp, e quajti ve...
Politike
22 April 2023, 13:30
A.B
Sali Berisha
PËRMET- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar dy kandidatët e Ramës për bashkinë e Patosit dhe Hasit. Beri...
Politike
22 April 2023, 12:53
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi premtimet e bëra nga kundërshtarët. Teksa ishte i pranishëm sot në Bashkin&eu...
Politike
22 April 2023, 12:42
A.B
Enkelejd Alibeaj
PATOS- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se interesi i vetëm i Berishës është të mbr...
Politike
22 April 2023, 12:35
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se Edi Rama i ka ditët e numëruara në pushtet. Nga K&...
Politike
22 April 2023, 12:08
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se nga rritja e çmimeve, çdo shqiptar ka humbur nj&eu...
Politike
22 April 2023, 12:05
A.B
Bledian Koka, Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berishareagoi për padinë e ngritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj ndaj gazetarit Bledi...
Politike
22 April 2023, 12:04
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot për vendimet e Kolegjit Zgjedhor për logot e partive t...