13 October 2025, 07:31
Nga M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. Me një pjesëmarrje prej 39.5 për qind, më e ulët sesa në zgjedhjet lokale të vitit 2021, gara solli rezultate të ngushta në shumicën e komunave, të cilat do të shkojnë në balotazh.
Në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë, gara mbetet e hapur pasi asnjëri prej kandidatëve nuk siguroi mbi 50 për qind të votave, raporton Koha. Janë 21 komuna që sipas rezultateve preliminare, po shkojnë me përfundim të garës që në rund të parë.
Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare, ka fituar pa balotazh në Ferizaj, Skenderaj e Han të Elezit, por u thye në bastionin e saj historik, Drenas, nga kundërkandidati që deri para zgjedhjeve të fundit ishte pjesë e PDK-së, Ramiz Lladrovci.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë mbi 50 për qind të votave në Kamenicë, Podujevë e Shtime. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar në Deçan e Klinë. LDK-ja ka arritur fitore me të parën në Istog e Lipjan.
Nisma ka fituar në Malishevë e KDTP-ja në Mamushë. Ndërkohë, Lista Serbe i ka fituar shumicën e komunave me shumicë serbe duke fituar pa balotazh në Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh e Mitrovicë të Veriut. Por kjo parti do të shkojë në balotazh në Kllokot. Kandidati i Listës Serbe, Bozhidar Dejanoviç ka arritur të fitojë 41,62 por do të jetë në rundin e dytë me kandidatin e Unitetit Kombëtar Serb, Sreqko Spasiç./ Dosja.al
zgjedhjet lokale në kosove
Politike
12 October 2025, 22:56
I.A
KOSOVË- Së shpejti pritet të nis edhe zyrtarisht festa dhe fjalimet e drejtuesve të PDK-së në Mitrovicë. Aty janë mble...
Politike
12 October 2025, 22:50
I.A
KOSOVË- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është drejt fitores pa balotazh ...
Politike
12 October 2025, 22:43
I.A
Perparim Rama
KOSOVË- Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama, ka thënë se është i hapur...
Politike
12 October 2025, 22:28
I.A
Arian Tahiri
KOSOVË- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, shpalli fitoren në këtë komunë,...
Politike
12 October 2025, 22:19
I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shpalli fitoren në rund të parë në Istog...
Politike
12 October 2025, 22:13
I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij ka shënuar fito...
Politike
12 October 2025, 21:59
I.A
Shpejtim Bulliqi
KOSOVË- Kreu aktual i Podujevës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar zgjedhjet në rundin e...
Politike
12 October 2025, 21:31
I.A
Zgjedhjet
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi tetë për qind të votave në Komunën e Vushtrrisë. N...
Politike
12 October 2025, 21:21
I.A
Sipas rezultateve të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në shumicën e komunave me shumicë serbe po prin...
Politike
12 October 2025, 21:12
I.A
Memli Krasniqi
KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas përfundimit të rundit të...