9 February 2025, 23:39
Nga I.A
Lumir Abdixhiku
KOSOVË- Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka publikuar të dhënat preliminare në zgjedhjet e 9 shkurtit. Abdixhiku në fjalën e tij ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para, Partia Demokratike e Kosovës e dyta, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e treta. Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK.
“Atë që do duhej ta bënte KQS po e bëjmë ne, rezultatet përfundimtare, votat e diasporës dhe ato më kusht nuk janë të përfshira. Sipas numërimeve nga komisionarët tonë, LDK ka 18.4%, VV ka 39.8%… Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë e marr në tërësi unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK. Rezultati nuk është i kënaqshëm por jemi me rritje”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se presin të kenë rreth 30-35 mijë vota nga diaspora dhe do ta çojnë rezultatin në rreth 190 mijë vota. I pyetur nëse LDK do të hyjë në negociata për koalicione ai dha një përgjigje të shkurtër.
“Parimet e LDK-së për koalicione mbeten të njëjta si para fushatës ashtu edhe pas fushatës. Nëse populli i Kosovës vendos të na mbajë në opozitë, do të qëndrojmë në opozitë dhe i urojmë popullit të zgjedh mbarë e mirë dhe të marrë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra. Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit. Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje. Besoj që rritja e LDK-së nga 110 mijë vota në aq sa pretendojmë të kemi, 190 mijë vota, është sukses i mirë por jam shumë i lodhur sot për të bërë ndonjë deklaratë tjetër afatgjate për fatin tim politik, e që është brenga ime e fundit sonte”, tha Abdixhiku.
lumir abdixhiku zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025
Politike
9 February 2025, 23:35
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe kult...
Politike
9 February 2025, 23:24
E. D
Ilir Ferati
KOSOVË- Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren e LDK-së në këtë komunë. Ai përmes një pos...
Politike
9 February 2025, 23:20
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për...
Politike
9 February 2025, 23:14
I.A
Kreshnik Radoniqi
KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka dalë në një konferencë p&e...
Politike
9 February 2025, 22:45
M.L
Albin Kurti
KOSOVË- Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi zgjedhjeve në Kosovë. Media italiane VaticanNews bë...
Politike
9 February 2025, 22:52
E. D
Fatmir Limaj
KOSOVË- Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Malishevë koalicioni me AAK-në ka marr&eu...
Politike
9 February 2025, 22:41
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se do të pr...
Politike
9 February 2025, 22:23
I.A
Rezultatet
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e...
Politike
9 February 2025, 21:43
I.A
Faqja e KQZ
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis numërimin e votave, por faqja zyrtare bie nga sistemi. Procesi i numërimit të vo...
Politike
9 February 2025, 21:39
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Partia qeverisëse e Kosovës Vetëvendosje është në rrugën e duhur për të dalë e ...