8 June 2026, 16:25
Nga D.S

KOSOVË- Qytetarët në Kosovë votuan të dielën (07.06.) në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ, lëvizja Vetëvendosja e kryeministrit në detyrë Albin Kurti doli partia e parë me 42.92 % të votave, (08.06.) një rënie e kësaj partie krahasuar me zgjedhjet e fundit të dhjetorit të vitit 2025, ku kishte mbi 51%. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës PDK, me 21.06 %, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, me 17.61%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK, mori 7.18 % të votave.
Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Srpska, mori 6.17 % të votave. Këto rezultate sipas KQZ-së, janë nga mbi 97% të votave të numëruara, pa përfshirë votat e diasporës dhe votat me kusht. Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke iu drejtuar simpatizantëve të tij në mesnatë, rezultatin prej rreth 43% të partisë së tij, pa përfshirë votat e diasporës, e cilësoi rezultat fitoreje për qeverinë, siç tha Kurti 4. “Kjo përbën konfirmim të një dekade qeverisjeje të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti, duke paralajmëruar se do të bashkëpunojë me partitë e tjera për të zgjidhur çështjen e presidentit.
“Javët në vijim do të takojmë, do të bashkëpunojmë me të gjitha partitë, sepse para së gjithash e mbi të gjitha e kemi interesin publik, vullnetin dhe Republikën sovrane, të cilës i shërbejmë me devotshmëri. Llogaritni në ne jo vetëm në punën që bëjmë, por edhe në bashkëpunimin që bëjmë”, u shpreh Kurti. Simpatizantë të Vetëvendosjes festuan në kryeqytet dhe në disa komuna tjera.
Reagime pas pjesëmarrjes së ulët në zgjedhje
Nga Partia Demokratike e Kosovës sipas sekretares së përgjithshme të saj, pjesëmarrja e ulët në zgjedhje përbën "zhgënjim të jashtëzakonshëm qytetar”. Sipas saj, "ky nivel i pjesëmarrjes është mesazh politik që duhet të merret seriozisht, veçanërisht nga pushteti”.
Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës LDK, Lumir Abdixhiku, rezultatin e partisë së tij e cilësoi shumë të mirë krahasuar me atë të dhjetorit të vitit 2025, ku kjo parti kishte vetëm 13%. Lidhur me bashkëpunimin eventual me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve të reja, ai tha se emri i Vjosa Osmanit për presidente do të jetë pikënisja e çdo bisedimi për presidentin. Kryetari i ri i Aleancës, Ardian Gjini, nga ana e tij, rezultatin e cilësoi si "nisje të jashtëzakonshme” për subjektin që ai përfaqëson.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, kishin të drejtë vote mbi dy milion qytetarë. Këto zgjedhje ishin të tretat me radhë brenda një viti e gjysmë me synimin për ta zhbllokuar krizën institucionale. Sipas analistëve, rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk garanton stabilitet institucional, nëse, partitë politike nuk arrijnë ndonjë marrëveshje paraprake për çështjen e Presidentit./DW
vetevendosje zgjedhjet ne kosove
Politike
8 June 2026, 16:14
E.d
Salla plenare me 120 karrige e Kuvendit të Kosovës
KOSOVA- Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, e akuzoi liderin e partisë Për L...
Politike
8 June 2026, 15:55
E.d
Ilir Beqaj
TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe e ka lënë në...
Politike
8 June 2026, 15:35
E.d
Edi Rama dhe Esmail Baghaei
IRAN- Irani ka reaguar pas deklarateve të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje n&...
Politike
8 June 2026, 15:34
D.S
Vjosa osmani
KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se, ringritja e LDK është një mundësi për ven...
Politike
8 June 2026, 14:56
E.d
Edi Rama dhe Dajana Kalo
TIRANË- Modelja dhe influencerja, Dajana Kalo ka reaguar pas ironizimit që kryeministri Edi Rama u bëri blogerë...
Politike
8 June 2026, 14:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me një reagim në rrjetet sociale, ka sqaruar edhe njëherë q...
Politike
8 June 2026, 14:24
I.A
BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se zgjedhjet demokratik...
Politike
8 June 2026, 13:47
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet si influencer i veshur...
Politike
8 June 2026, 12:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e shqiptarëve para Komisionit Europia...
Politike
8 June 2026, 10:40
I.A
Edi Rama
ELBASAN- Talljet e kryeministrit Edi Rama dhe lëvizjet e pakontrolluara të tijat ditën e djeshme në takimin me socialist&...