27 December 2025, 09:35
Nga E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Ambasadat e Kosovës në Berlin, Paris dhe Bruksel kanë nisur procesin e votimit, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, të cilat do të mbahen në Kosovë. Përmes postimeve në rrjetin social Facebook, Ambasadat kanë lajmëruar se procesi i votimit ka nisur që në orën 07:00.
Votimi ka filluar në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës. Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadat jashtë vendit, kanë filluar tashmë të hedhin votat. Në këtë proces kanë të drejtë vote mbi 19, 187 votues.
"Shtetasit e Republikës së Kosovës, të regjistruar për votim në Ambasadën tonë në Bruksel, kanë filluar tashmë të hedhin votat! Votimi jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025 ka nisur këtë mëngjes nëpër ambasadat dhe misionet e Republikës së Kosovës në mbarë botën.
Demokracia në veprim çdo votë çon peshë!"shkruan Ambasada e Brukselit.
"Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Ftojmë të gjithë votuesit e regjistruar me sukses që të marrin pjesë në votim, duke shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja, çdo votues duhet të jetë i regjistruar për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe të posedojë një nga dokumentet identifikuese të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi." shkruan Amabsada e Berlinit./Dosja.al
berlin bruksel paris
Politike
27 December 2025, 09:45
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Sot përfundon edhe faza e fushatave elektorale për subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e...
Politike
27 December 2025, 09:11
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Ditën e sotme nis votimi për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës edhe jashtë vendit, ku qy...
Politike
26 December 2025, 21:39
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Përpara se të hidhet vota e parë në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës të dielën, ekspert&...
Politike
26 December 2025, 21:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur politikën, sfidat, si edhe shpalljen non grata, për të ...
Politike
26 December 2025, 20:48
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, k&...
Politike
26 December 2025, 19:42
E. D
foto ilustruese
SHBA- Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act&rdquo...
Politike
26 December 2025, 19:34
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka rrëfyer jetën e tij përtej poltikës. I ftuar në e...
Politike
26 December 2025, 19:17
E. D
foto ilustruese
SHBA- Kongresi amerikan ka propozuar një projektligj të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act&...
Politike
26 December 2025, 19:02
E. D
Kongresi Amerikan
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me fokus t&e...
Politike
26 December 2025, 18:45
E. D
Kongresi amerikan
SHBA- Kongresi amerikan ka prezantuar një projektligj të ri të titulluar “Western Balkans Democracy and Prosper...