18 May 2025, 14:30
Nga M.B
Ilir Meta
TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas rezultat në zgjedhjet e 11 majit teksa mbeti dhe jashtë Parlamentit duke mos u zgjedhur si deputet në listën e hapur të PD-ASHM. Meta falenderon votuesit e tij dhe thotë se disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit të tij parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.
Ai thekson se ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tij dhe si pasojë nuk mund të pranojë asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat për cilat ai ka luftuar.
POSTIMI:
Së pari falenderoj rreth 8 mijë zgjedhës që votuan për Ilir Metaj, të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës në themel të tij.
Për mua ata nuk janë votues por heronj dhe do të gëzojnë përjetë të gjithë mirënjohjen time të pakufijshme. Disa zëra dashamirës, por edhe të tjerë djallëzorë, sugjerojnë si mënyrë për marrjen e mandatit tim parlamentar, dorëheqjen e kandidatëve të Partisë së Lirisë në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë.
Dua t'i siguroj të gjithë se Ilir Metaj që nga viti 2008, që kur u bënë ndryshimet e mbrapshta kushtetuese, ka luftuar për përfaqësim vetëm nëpërmjet vullnetit të lirë dhe të hapur të qytetarëve, në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore, sepse kjo është çështje e bindjes dhe karakterit tim dhe si pasojë nuk mund të pranoj asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore për cilat unë kam luftuar dhe do luftoj gjithmonë.
Dëshiroj të falenderoj dhe vlerësoj Tedi Blushi , dhe kolegët e tjerë në Partinë e Lirisë të cilët luftuan me përkushtim në këtë fushatë të pabarabartë përballë Narkoshtetit dhe makinerisë së tij zgjedhore kriminale, pabesive dhe thikave pas shpine.
Një falenderim të veçantë edhe për të gjithë ata komisionerë, numërues dhe vëzhgues, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit.
ilir meta
Politike
18 May 2025, 14:06
M.B
Klodian Tomorri
TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një analizë të shkurtër sa i përket pretendimeve për ...
Politike
18 May 2025, 12:43
M.B
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Itali...
Politike
18 May 2025, 12:23
M.B
Edi Paloka
TIRANA-Policia ka referuar në SPAK materialet mbi kallëzimin e depozituar nga gazetarja Besarda Demushi, ndaj deputetit të Partis...
Politike
18 May 2025, 11:56
M.B
Sali Berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale disa imazhe ku shfaqet duke biseduar me&nbs...
Politike
18 May 2025, 10:47
M.B
Kancelari Merz dhe kryeministrja Meloni
GJERMANIA- Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedu...
Politike
18 May 2025, 10:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i fletëve t&eu...
Politike
18 May 2025, 09:42
M.B
Elvis Roshi
TIRANA- Policia ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion kundër krimeve zgjedhore, duke ushtruar kontrolle fizike dhe në b...
Politike
18 May 2025, 09:22
M.B
Foto nga samiti
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur më 16 maj në Tira...
Politike
18 May 2025, 08:28
M.B
Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka
TIRANA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatë për qarkun e ...
Politike
17 May 2025, 22:58
N.F
Foto
TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka...