4 November 2025, 16:04
Nga M.L

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar përparimin që ka bërë Shqipëria në procesin e integrimit evropian, duke e konsideruar atë ndër vendet më të avancuara në Ballkanin Perëndimor. Gjatë fjalës së saj në Bruksel, Kallas u shpreh se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një prioritet strategjik dhe gjeopolitik, veçanërisht në kushtet e reja të krijuara pas agresionit rus në Ukrainë.
Ajo nënvizoi se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Lindore në BE është tashmë një domosdoshmëri politike, duke e përshkruar periudhën aktuale si “moment vendimtar për zgjerimin”.
“Zgjerimi mbetet një përparësi politike, një investim gjeopolitik mbi të gjitha. Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës dhe zhvillimet politike e bëjnë mjaft të rëndësishëm procesin e zgjerimit. Shanset për ta zgjeruar BE-në nuk vijnë shpesh, këtë e dëgjuam në KE, ku u tha ‘o sot o kurrë!’.
Nuk do të ketë një rrugë të shkurtër pasi procesi i anëtarësimit është proces që bazohet në merita. Është një mundësi mjaft realiste të kemi disa vende të anëtare të reja brenda vitit 2030, Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina.
Më pas duhet të punojmë me vendet e tjera, Kosovën, Turqinë… Shqipëria ka një përparim të paprecedentë. Anëtarësimi i Ukrainës në BE do të jetë një garanci e fortë sigurie, por ndërkaq pavarësisht se është një vend në luftë duhen reforma të thella.
Zgjedhjet e mëparshme në Moldavi treguan një rritje po të fortë të dëshirës së qytetarëve të këtij vendi për anëtarësim. Është ngadalësuar procesi i zgjerimit në Kosovë dhe Serbi për shkak të konflikteve mes tyre”, tha Kallas./ Dosja.al
kaja kallas
Politike
4 November 2025, 16:01
M.L
BRUKSEL- Në Bruksel janë dhënë sinjale se Bashkimi Evropian pritet të heqë së shpejti masat ndëshkuese ndaj Kosov...
Politike
4 November 2025, 15:32
M.L
Foto ilustruese
Komisioni Evropian e ka publikuar të martën Raportin e Progresit për Kosovën për periudhën 2024-2025 ku thuhe...
Politike
4 November 2025, 15:24
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese...
Politike
4 November 2025, 15:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës të Komisioneres evropiane për zhvillim, Marta Kos...
Politike
4 November 2025, 15:02
E.d
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja evropiane për zhvillim, Marta Kos ka deklaruar se Shqipëria ka shumë rrugë përpara, p&eu...
Politike
4 November 2025, 14:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për Al Jazeera. Gjatë intervistës, R...
Politike
4 November 2025, 14:49
I.A
Rama dhe Von der Leyen
TIRANË- Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson...
Politike
4 November 2025, 14:34
I.A
Antonio Costa
BRUKSEL- President i Këshillit Evropian, Antonio Costa theksoi se zgjerimi i BE-së është investimi më i mir&eum...
Politike
4 November 2025, 14:23
I.A
KE
BRUKSEL- Komisioni Evropian në progres-raportin për Shqipërinë ka deklaruar se vendi ynë është mesatarisht i p&e...
Politike
4 November 2025, 14:25
E. D
Marta Kos
BRUKSEL- Komisionerja evropiane për zhvillim, Marta Kos, ka vlerësuar vendet e Ballkanit Perëndimor për progresin e...