10 November 2022, 10:13
Nga F.M
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është shprehur se buxheti për vitin 2023 ka synim të godasë profesionet e lira. E pranishme në Kuvend, Zhupa komentoi dhe sekuestrimin e televizioni "Ora", pronari i të cilës, Ylli Ndroqi ka paralajmëruar padi në Strasburg. Deputetja e PD-së tha se në momentin që personi në fjalë të fitojë gjyqin, do të jenë taksat e shqiptarëve që do të paguajnë dëmshpërblimin. Ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në shesh për të protestuar më 12 nëntor.
Fjala e Zhupës:
Të shumtë do të jenë në shesh profesionistët e rinj, sepse nga zero ju e keni rritur taksimin. Ju i trajtoni sikur ata nuk janë personat që mbajnë tregun. 17 milionë euro ua merrni vetëm atyre, për ta është buka e gojës, ndërsa për ju është një kilometër rrugë e vjedhur. Do të dalim të gjithë së bashku në shesh, do të reagojmë ndaj këtyre padrejtësive, në 12 nëntor, në orën 16:00. Mbyllje për një kapriço tuajën që e keni çuar për konfiskim. Do i paguajmë ne shqiptarët. Do ti paguajmë sepse juve nuk ju pëlqen media e lirë e kur thotë të vërtetën. Duhet vetëm ti shërbejë pushtetit. Nëse nuk i shërben pushtetit, etiketohet, gjobaxhinj, i çohen letra për të marrë godinën, i konfiskohet TV, gjithçka, nga ana tjetër keni ndërtuar Agjencinë e Medias, e cila me 1.17 miliardë lekë. Janë për like share e facebook. Ministri i propagandës Fuga nuk denjoi as të vijë në komision me justifikimin janë shumë pak para e shumë pak buxhet. 1.17 miliardë lekë për like e share ishin shumë pak para për prezencën e tij në komisionin ndërsa e shohim në darka luksoze me biftekë 1 mijë euro. Sepse aty lëvizen paratë e mëdha të shqiptarëve. Për herë të parë është votuar kundër sindikatave që të flasin për buxhetin Ata bënë gabimin e madh, protestuan e thanë të vërtetën dhe në një vend ku e vërteta është herezi ti shpallesh tradhëtar, nuk vjen më në komision. Nuk vijnë më në komisionet sindikatat e mësuesit, e arsimit parauniversitar. Kështu e vendosi kartoni, ndryshe nga cfarë është morali dhe e drejta, sepse kartoni ka zëvendësuar këto. Jo vetëm kaq dje bëtë leckë e fërtele kodin e etikës. E kur nuk reaguat për këtë nuk keni më moral të reagoni për çdo fjalë që me të drejtë mund të përdoret kundër jush. Do i dëgjoni nga sheshi kërkesat e atyre që nuk pranuat ti dëgjoni. Do të jenë në shesh për të protestuar që kjo Shqipëri të bëhet e jetueshme
ina zhupa seance plenare 10 nentor 2022
Politike
10 November 2022, 10:06
F.M
Partia Demokratike
TIRANË- Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për dhënien e një vendimi në lidhje me st...
Politike
10 November 2022, 09:58
f.g
Lea Ypi
TIRANE- Studiuesja dhe shkrimtarja Lea Ypi ka ndarë historinë e saj personale në mënyrën sesi shteti britanik ia ka ndalua...
Politike
10 November 2022, 09:56
F.M
Edmon Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se akciza që i është vendosur industrisë së birr&eum...
Politike
10 November 2022, 09:52
F.M
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho iu përgjigj ministrit Niko Peleshi, i cili tha se pagat e ushtarakëve ...
Politike
10 November 2022, 09:49
F.M
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike ka ardhur në Kuvend me shkresën e marrë nga Autoriteti i Dosjeve, që v&eu...
Politike
10 November 2022, 09:43
F.M
Lindita Metaliaj
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj tha se buxheti për vitin 2023 është për oligark&eum...
Politike
10 November 2022, 09:26
F.M
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është shprehur se Buxheti për vitin 2023 është dy...
Politike
10 November 2022, 09:16
F.M
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi akuzoi sot maxh...
Politike
9 November 2022, 23:39
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lënë një mesazh për Enkelejd Alibeajn dhe mbështetë...
Politike
9 November 2022, 23:24
k.m.
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli sot jashtë Kuvendit lidhur me sulmin që i bëri kryeministri Edi Rama pa...