LIVE UPDATES
Bota

Pompeo: Hong Kongu, jo më autonom nga Kina për të justifikuar trajtimin special amerikan

28 May 2020, 06:30 Nga DOSJA
Pompeo: Hong Kongu, jo më autonom nga Kina për të justifikuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se i raportoi Kongresit se Hong Kongu “nuk është më autonom nga Kina” dhe se duke patur parasysh faktet në terren, “Hong Kongu nuk mund të justifikojë trajtimin e veçantë sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara”.

Deklarata e Sekretarit Pompeo tregon se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë pezullimin e statusit preferencial që e ka bërë qytetin, një partner të rëndësishëm tregtar të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e zotit Pompeo vjen pasi Kongresi Popullor i Kinës njoftoi qëllimin e tij për të imponuar në mënyrë të njëanshme legjislacionin e sigurisë kombëtare mbi Hong Kongun, një veprim që shihet si minues i mëtejshëm i autonomisë së Hong Kong-ut, edhe pse qeveria e Pekinit kishte premtuar se do ta respektonte sipas Deklaratës së Përbashkët kino-britanike, një traktat ndërkombëtar sipas parimeve të OKB-së.

Propozimet legjislative të Pekinit shënojnë një ndryshim dramatik për Hong Kongun, i cili prej kohësh gëzonte liri më të mëdha politike nën një qeveri gjysmë-autonome, të zgjedhur që shihej dikur si një model për Kinën kontinentale.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara dikur shpresonin se Hong Kongu i lirë dhe i begatë do të ishte një model për Kinën autoritare, tani është e qartë se Kina po modelon Hong Kongun sipas vetes së saj,” tha sekretari Pompeo.

Tensionet politike janë përshkallëzuar më tej në Hong Kong javët e fundit pasi autoritetet e zbatimit të ligjit arrestuan 15 aktivistë pro-demokracisë në prill, përfshirë themeluesin e Partisë Demokratike të Hong Kongut Martin Lee, një veprim që u dënua nga Sh.B.A.

“Akti i të drejtave të njeriut dhe demokracia në Hong Kong“, i miratuar në nëntorin e kaluar, kërkon nga Departamenti i Shtetit të vërtetojë të paktën çdo vit që ish-kolonia britanike mban një autonomi të mjaftueshme për të justifikuar kushtet e favorshme të tregtisë amerikane që e kanë ndihmuar atë të ruajë pozicionin e saj si një botë financiare qendra.

“Akti i të drejtave të njeriut dhe demokracinë në Hong Kong” i miratuar vitin e kaluar nga Kongresi amerikan dhe Presidenti Donald Trump, i kërkon Departamentit të Shtetit të certifikojë çdo vit se ish-kolonia britanike ruan një autonomi të mjaftueshme për të justifikuar trajtimin e favorshëm tregtar nga SHBA, diçka që e ka ndihmuar Hong Kongun të ruajë pozitën e tij si një qendër financiare botërore.

Në bazë të këtij akti, zyrtarët përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në Hong Kong mund të jenë objekt sanksionesh, përfshirë mohimin e vizave dhe ngrirjen e pasurive.

Tani i takon Presidentit Trump të vendosë nëse do t’u japë fund disave, të gjithave ose asnjërit prej privilegjeve ekonomike që gëzon aktualisht Hong Kongu.

Presidenti tha të martën se Shtetet e Bashkuara po punojnë për një reagim të fortë ndaj legjislacionit kinez për sigurinë kombëtare në Hong Kong, reagim që pritet të shpallet para fundit të kësaj jave.

Reagimi i Tajvanit

Lëvizjet e Kinës kanë bërë jehonë edhe në Tajvan, ku shumë kanë vëzhguar me vëmendje prej kohësh se si Pekini i trajton banorët e Hong Kongut. Të mërkurën, më shumë se 20 grupe të shoqërisë civile u mblodhën në Taipei për të treguar solidaritet me Hong Kongun.

Një pjesëmarrëse, e quajtur Justine, i tha Zërit të Amerikës se “nëse miratohet ligji i sigurisë kombëtare, 7.5 milion njerëz në Hong Kong do të jenë të pasigurt, dhe se Partia Komuniste Kineze po i etiketon njerëzit që kërkojnë demokraci dhe autonomi si terroristë, kështu që tani çdo banor i Hong Kongut është një luftëtar”.

Shumë banorë në Tajvan i shohin lëvizjet e Kinës në Hong Kong si fillimin e një epoke të re të tensionuar mbi të ardhmen e rajonit.

Wu Rwei-ren, një studiues i Institutit të Historisë së Tajvanit, i tha Zërit të Amerikës se kjo është një “marrëdhënie e llogaritur” nga Kina ndërsa vendet e tjera po luftojnë me pandeminë COVID-19.

“Kjo shënon betejën e parë të luftës së re të ftohtë midis SH.B.A. dhe Kinës,” tha ai, “Lufta e Hong Kongut për autonomi do të jetë e vazhdueshme, dhe Tajvani ka të ngjarë të jetë objektivi tjetër.”

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hong kong mike pompeo hong kong mike pompeo

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin