Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Premtoi se do të votojë rezolutë për gjenocidin serb/ Balla: Basha mund të gënjejë veten, po jo shqiptarët me përbetime
18 December 2020, 15:00Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili tha se Parlamenti i ri do të votojë rezolutë për dënimin e genocidit serb në Kosovë.
“Ai që bëri dosjet e luftëtarëve të UÇK dhe fshehu kasetën e masakrës në Krushë, pastaj votoi bashkë me babanë e tij politik rezolutën e pistë të bazuar mbi raportin famëkeq të Dick Marty mbi udhëheqësit e luftës Çlirimtare të Kosovës, mund të gënjejë veten po jo shqiptarët me përbetimet e tij për Kosovën! Sot Lulzim Basha bëri atë që di të bëjë gjithnjë, të premtoje çfarë i vjen në radhën e takimeve, që duken tamam si një hapësire publicitare mes dy emisioneve te gjumit të tij të paepur. Po meqë të gjitha thotë që do t’i bëjë realitet në 25 prill, po i themi se në 25 prill do bëjë realitet vetëm marrjen e një patateje të madhe nga zgjedhësit shqiptare”, shkruan Balla.
Në takimin me Vjosa Osmanin, një nga premtimet që i bëri presidentes së Kosovës, kr kreu i opozitës, ishte heqja e traut në Rrugën e Kombit sapo të vijë në pushtet dhe se dhe Kuvendi i ri i Shqipërisë do të miratoje rezolutën për dënimin e gjenocidit serb.
a.k.dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“Në emër të një kombi, që rrezikohet në ekzistencën e vet dhe që duhet të jetojë në trojet e veta ku flitet shqip, ku zemra rreh kuqezi dhe ku ka diell për të g...
TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për paaftësi në menaxhimin e pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për mediat, ...
TIRANË– Sokol Olldashi sot do ishte 48 vjeç, por edhe pse janë bërë 7 vite nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike në një aksident rrugor, figura e t...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë mendonte për mos prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend gjatë ditës së dje...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin në ditën e tretë të vizitës së saj në Shqipëri.Berisha pas drekë...
TIRANË– Ish-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka ‘marrë malet’ pak minuta pas firmosjes së dekretit të shkarkimit të tij nga Presidenti Ilir Meta ...
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u tregua i prerë sot, kur deklaroi se subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vettingut nuk duhet t’i afroh...