Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Presidenti Donald Trump dhe Melania Trump rezultojnë të infektuar me koronavirus, çifti presidencial në karantinë
2 October 2020, 05:24Nga DOSJA
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bashkë me gruan e tij, Melania Trump janë të infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë presidenti në një postim në Twitter, ku shkruan se bashkë me gruan e tij janë futur në karantinë. Ndërsa zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediet, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere tha se presidenti ka nisur edhe mjekimin.
“Presidenti e merr shumë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e tij dhe të gjithë atyre që punojnë në mbështetje të tij dhe popullit Amerikan. Zyra e Operacioneve e Shtëpisë së Bardhë bashkëpunon me Mjekun e Presidentit dhe Zyrën Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë për t’u siguruar që të gjitha planet dhe procedurat ndjekin udhëzimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve dhe praktikat më të mira për kufizimin e ekspozimit ndaj COVID-19 në masën më të madhe të mundshme si në Shtëpinë e Bardhë ashtu edhe kur Presidenti udhëton”, tha zoti Deere.
Ndërkohë ai është një kohë fushate, pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA pritet të zhvillohen më 2 nëntor. Sakaq, më datë 15 në Miami, Donald Trump do të zhvillojë debatin e dytë presidencial përballë Joe Biden. Ky debat mund të zhvillohet online.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ARMENI- Dy gazetarë francezë dhe dy armenë janë plagosur në dy luftimet mes forcave armene dhe azerbajxhanase. Dy reporterë të Le Monde u plagosën ditën e sotme...
ARGJENTINË – Një vajzë 7-vjeçare është sulmuar ditën e sotme nga një qen i tipit Pitbull. Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë dhe është filmuar nga kam...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një bisedë që ka zhvilluar ditëne sotme me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Koso...
SHBA- Ushtritë dhe arsenali i armatimeve konsiderohen si baza e sundimit të një kombi. Që prej Luftës së Ftohtë, Rusia është mbajtur si fuqia ushtarake më e mad...
SHBA- Princi Harry dhe princesha Meghan në një intervistë për mediat ndërkombëtare ku u kanë dalë në mbrojtje njerëzve me ngjyrë. Ata u shprehën se ka ardhur ko...
ITALI- Vilologu italian Roberto Buroni në një intervistë për mediat vendase ka folur rreth pandemisë së krijuar nga koronavirusi ku është shprehur se duhet që t...
BRUKSEL– Liderët e Bashkimit Evropian dtën e sotme janë mbledhur në Bruksel, aty ku do të zhvillohet edhe samite dyditor. Sipas asaj që kanë raportuar med...
TURQI- Përleshjet e rinovuara midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në rajonin e Nago-Karabakut tashmë kanë ndezur një pikë gjeopolitike mes vendeve të tjera rrotull...
KOSOVË- Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC), Adam Boehler, tha se marrëveshja për normalizim ekonomik ...