LIVE UPDATES
Bota

Projekte kudo dhe çmime të shumta ndërkombëtare, Përparim Rama i vetmi shqiptar në garë për ndryshime në Tiranë

24 July 2020, 06:45 Nga DOSJA
Projekte kudo dhe çmime të shumta ndërkombëtare,

Ndërtesën e re të Komunës së Tiranës janë duke e synuar shumë kompani arkitektonike, por në mesin e kësaj gare, me projektin e tyre është duke garuar edhe kompania shqiptare që udhëhiqet nga arkitekti shqiptar Përparim Rama.

Bëhet fjalë për kompaninë 4M Gruop, ku sipas Ramës, në këtë garë janë shumë afër fitores. Përparim Rama njihet për projekte të ndryshme në shumë vende të botës, duke përfshirë edhe çmime të shumta ndërkombëtare.

Përparim Rama ka thënë për KultPlus se janë të nderuar të njoftojnë se janë super afër për të fituar garën në konkursin për Ndërtesën e re të Komunës së Tiranës, me dizajnin tonë zero karbon emetues, plotësisht demokratik për kryeqytetin e Shqipërisë.

“Kompani të ndryshme me renome botërore kanë marrë pjesë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme fitoren tonë. Është për t’u përshëndetur që Tirana viteve të fundit ka qenë duke zhvilluar propozime ambicioze të sigurojë përtëritjen… dhe rritja e qytetit është duke e përcjellë masterplanin e qartë. Kjo ka potencial të bëhet rol model për qytetet tjera brenda vendit dhe jashtë tij të përcjellin”, ka thënë Rama rreth këtij konkursi.

Sipas tij, element kyç i masterplanit është bulevardi kryesor që çon nga pjesa e vjetër e qytetit drejt pjesës së re, me vend ndalje çasti për ngjarjet kyçe urbane përgjatë tij, duke përfshirë edhe lokacionin për ndërtesën e re të Bashkisë.

“Vizioni ynë për lokacionin është i guximshëm. Ne kemi shqyrtuar ambiciet e qendrës së qytetit dhe peizazhit më të gjerë të qytetit dhe kemi propozuar një kopsht të ri në mes – një margaritar i qytetit i lidhur me lumenjtë dhe parqet e sipërfaqet e gjelbra më të gjera. Ndërtesa me gjeometrinë e saj të saktë do të jetë pikë referimi në bulevard. Një eksterier i qetë është prezantuar, duke filtruar aktivitetin në hapësirat publike përtej tij”, ka thënë Rama.

Sipas tij, për të krijuar pronësi publike, ndërtesa e re e Bashkisë është vendosur në lokacion për të krijuar një seri hapësirash publike, duke integruar ndërtesën në mjedisin e saj, për t’u bërë zemra e lagjes.

“Me të arritur në lokacion nga pjesa e vjetër e qytetit paraqitet shtegu që të dërgon në udhëtim përmes kopshtit, duke krijuar pamje të ngritura ndaj qytetit. Vepra skulpturale nga artistë vendorë janë të vendosura përgjatë rrugëtimit tuaj. Shtigjet drejt shërbimeve tjera janë të drejta dhe thjesht të arritshme. Zyrat administrative janë të mbështjella mes shërbimeve publike në nivel të përdhesës dhe nivelit të kulmit. Kopshti i skulpturave do të jetë përjetim senzual, i organizuar me kujdes, me ngjyra dhe aroma që ndërrohen me ndërrimin e stinëve. Uji përdoret për të krijuar lidhjen pamore të lumenjve në veri dhe jug të qytetit, poashtu ofron qetësim, lëvizje dhe lojë plot jetë. Oborri i mirëpritjes ju fton drejt në zemër të ndërtesës. Muri prej uji, dramatik dhe ikonik, do të jetë i dukshëm nga pikënisja si dhe nga bulevardi dhe është shprehje plot vetëbesim në praktikat e qëndrueshmërisë dhe ndërtesave të shëndetshme. Një atrium i madh i hapur, i mbushur me dritë, ju mirëpret në qendrën e Bashkisë. Një shkallë skulpturale çon lart në të gjitha hapësirat e zyrave. Me pjesë për pauzë, shkalla inkurajon lehtë përdorimin dhe rekreimin”, ka thënë Rama.

Arkitekti i famshëm Përparim Rama më pas ka shpjeguar për KultPlus se hapësira kryesore publike është me përmasa qytetare dhe praktike në funksion. “Mbajtje e sigurt e biçikletave do të sigurohet për të inkurajuar përdorim të shtuar të tyre. Personeli nga zyrat do të kenë një mjedis të hapur e të çiltër pune me hapësira të lira “të gjelbra” dhe atrium që përdoret për pauzë. Hapësira dramatike e atriumit lidh drejtoritë e ndryshme mes vete dhe inkurajon shkëmbim shoqëror. Qasja e lirë është përdorur në planifikim hapësinor, duke integruar fleksibilitetin në planifikim, për të lejuar që hapësira të përdoret në mënyra të ndryshme, në varësi të nevojës. Për të siguruar efikasitetin është vendosur rrjeti struktural i rreptë. Ndërtesa dhe hapësirat për qytetarë krijojnë një nyje urbane në bulevard, dhe luan rol të mushkërive të gjelbra për hapësirat për kafe-pauzë, me paletë materialesh natyrale në nivel të rrugës. Kafeteria lidh hapësirat e brendshme me të jashtme, duke futur qytetin brenda ndërtesës. Zyrat e hapura janë hapësira pune bashkëpunimi, të gjera e të mbushura me dritë. Struktura prej druri të siguruar në parime të qëndrueshme është pjesë e zero strategjisë… Salla dramatike e kuvendit në pjesën jugore të lokacionit paraqet vendin ku merren vendimet e rëndësishme. E mbushur me dritë dhe transparencë. Me konsideratën për zhvillim sipas parimeve të karbonit të mishëruar është themel i vlerave të qëndrueshmërisë”, ka thënë Rama për këtë projekt, që për momentin është duke pri në garën e këtij konkursi ndërkombëtarë.

Andaj ju ftojmë që të votoni në linkun http://competitions.tirana.al/…që të votoni për 4M Group, në mënyrë që të realizohet ky projekt madhështor që është paraqitur edhe nëpërmjet fotografive.

Marrë nga KultPlus.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora përparim rama përparim rama


Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...