LIVE UPDATES
Aktualitet

Projekti për parkun e ri arkeologjik të Durrësit lë jashtë shëtitoren Taulantia

28 January 2021, 11:24 Nga DOSJA
Projekti për parkun e ri arkeologjik të Durrësit lë

DURRËS– Monumentet arkeologjike të zonës historike të qytetit të Durrësit po bëhen pjesë e një projekti afatmesëm nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që parashikon restaurimin dhe menaxhimin e tyre në të ardhmen.

Ndërkaq qeveria shqiptare brenda Zonës A ka përcaktuar territorin e emërtuar Park Arkeologjik, ku bëjnë pjesë së bashku me Amfiteatrin antik, edhe Forumi rrethor, muret bizantine, dy kullat mesjetare dhe Termat romake.

Më të njëjtin emërtim, 50 vjet më parë arkeologu Vangjel Toçi (11 tetor 1920 – 27 janar 1999) nisi realizimin e një muzeu të hapur si pjesë e shëtitores bregdetare.

Territori i këtij Parku gjysmëshekullor nuk bën pjesë në planin e Parkut të ardhshëm të qendrës së qytetit dhe që do të rikonceptohet nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, me mbështetje financiare edhe nga Bashkimi Evropian.

Nga Parku i djeshëm i bregdetit aktualisht ka mbetur si shenjë vetëm një shesh me disa kolona, por artistët mendojnë se hapësira mund të rikonceptohet për ta kthyer në funksionin e parë.

Parku Arkeologjik i viteve ’70, një muze i hapur në natyrë

Duke iu referuar viteve ‘70, skulptori Qazim Kërtusha thotë për BIRN se në disa sheshpushime, paralel me rrugën e sotme “Taulantia” u instaluan kolona dhe kapitele të periudhave të ndryshme, pitosë që shfrytëzoheshin në antikitet për mbajtjen e grurit, etj.

“Ato shërbyen si vend për shëtitje, por edhe si një dëshmi e trashëgimisë historike të qytetit 3,000 vjeçar,” shton Kërtusha.

Fotografi Tristan Sherifi e kujton mirë periudhën kur shëtitja e qytetarëve fillonte dhe përfundonte mes objekteve të ndryshme të antikitetit dhe mesjetës, që të gjitha të zbuluara nga punonjësit e muzeut të Durrësit.

“Unë jam rritur në lagjen e “Vollgës”, siç quhet edhe sot, dhe një pjesë të fëmijërisë e kemi kaluar mes monumenteve  apo mureve bizantine,” kujton Tristani. Shumica e fotografive të periudhës së gjimnazit kanë si sfond gurët ciklopikë të vendosur mbi njeri tjetrin, apo kolonat e instaluara mbi bazamentet prej çimentoje”.

Skulptori Nelo Lukaçi, i cili ka punuar si restaurator për afro 40 vjet në Muzeun Arkeologjik të Durrësit thotë për BIRN, se realizimi I parkut nuk ka qenë punë e lehtë.

“Ne kemi bashkëpunuar kryesisht me Kantierin Detar dhe me Portin e Durrësit, veçanërisht për mjetet ngritëse,” kujtoi Lukaçi.

“Ndryshe nuk vendoseshin dot kolonat apo kapitelet prej guri dhe mermeri, të cilat kanë një peshë shumë të madhe,” tregoi artisti 80-vjeçar, i cili pavarësisht nga mosha vijon të punojë në studion e tij.

Nga fotot dhe xhirimi i filmave deri te rrënimi i Parkut

Rezultati i instalimit të objekteve me forma të ndryshme pranë shëtitores ishte i dukshëm.

“Në çdo stinë” dhe “Dora e ngrohtë”, dy nga filmat e suksesshëm të fillimviteve ’80 i xhiruan disa nga skenat e protagonistëve në mjediset e këtij parku të hapur.

Një foto nga një autor i panjohur, që duket se i përket mesit të viteve 1970 dëshmon qartazi për konceptin e muzeut në natyrë dhe në shërbim të qytetarëve të të gjitha moshave.

Brikena Shkodra, arkeologe në Institutin e Arkeologjisë, ka ruajtur disa nga akuarelet e piktorit Agim Kavaja, të cilat pasqyrojnë konceptin e këtij projekti.

“Vangjel Toçi synonte të sillte në këtë Park ën formën e monumenteve të gjitha figurat historike dhe hyjnitë, që nderoheshin në qytet në periudha të ndryshme të jetës qytetare,” vlerëson prof. as. dr. Shkodra, sipas të cilës gjithçka do të zhvillohej nga Torra mesjetare deri në vendin ku do të ndërtohej më vonë Muzeu I ri Arkeologjik në Durrës.

Ajo shton se me të njëjtin koncept, prof. Vangjeli kishte porositur dy monumentet e gladiatorëve, që do të zinin vend në hyrje të Amfiteatrit të sapozbuluar”.

Negativët e dy monumenteve, u ruajtën për më shumë se 30 vjet në Muzeun e Durrësit, ndërsa më pas nën kujdesin e djemve të Skulptorit të Popullit, Janaq Paço, u instaluan nga bashkia në territorin e hershëm të Parkut Arkeologjik.

Ky territor, filloi të frekuentohej masivisht pas viteve 1990, dhe kur bunkerët e shumtë të ndërtuar gjatë diktaturës u transformuan në lokalet e para të bregdetit.

“Më shumë se 100 kioska të përmasave të ndryshme u ngritën në hapësirën mes rrugës dhe bregdetit,” kujton Tristan Sherifi, sipas të cilit një pjesë ndërhynë edhe në Parkun e hapur arkeologjik”.

“Pas 10 vjetësh kioskat u larguan nga lulishtja, dhe vetëm atëherë u kuptua se edhe objektet arkeologjike ishin dëmtuar pa kthim,” shprehet fotografi durrsak.

Skulptori Qazim Kërtusha i rikthehet mundësisë së rilulëzimit të këtij Parku në të ardhmen.

“Kjo varet nga realizimi i të gjithë pavijoneve në Muzeun arkeologjik,” thotë Kërtusha. Vetëm atëherë mund të vendoset përfundimisht dhe në mënyrë shkencore për formën e një parku të ri.

Sipas tij, tani që përfundoi  projekti i shëtitores bregdetare, ka një mundësi konkrete për ta rikonceptuar  formën  e parkut dhe veprat që duhen vendosur në lulishten e sapokrijuar.

REPORTER

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres shetitorja taulantia vangjel toçi durres shetitorja taulantia vangjel toçi

Sondazh

Aktualitet 28 January 2021, 11:02

KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...

Aktualitet 28 January 2021, 10:28

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin