19 November 2026, 21:11
Nga E.M

TIRANË- Projektligji i ri për duhanin parashikon disa kufizime të forta me qëllim pengimin e aksesit të fëmijëve dhe të rinjve te cigaret tradicionale apo edhe ato elektronike. Në këtë mënyrë produktet e duhanit nuk do të lejohet të shiten online, ndërsa të miturit nuk do të mund t’i blejnë, pasi do u kërkohet të dëshmojnë moshën e tyre.
Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik aktin e ri, i cili vjen 20 vite pas ligjit aktual. Në fokus janë edhe produktet e reja përtej cigares “tradicionale”, si cigaret elektronike, qeskat me nikotinë dhe produktet me avullim.
Ky ligj zbatohet për:
a) produktet e duhanit
b) cigaret elektronike dhe enët rimbushëse
c) produktet bimore për tymosje
ç) produktet e reja të duhanit
d) qeskat me nikotinë
dh) produktet njëpërdorimëshe për avullim
e) produktet e tjera që emetojnë tym ose aerosol pavarësisht nëse prodhohen në territorin e Republikës së Shqipërisë ose importohen.”
Mosha minimale për blerjen mbetet 18 vjeç, por shitësit do të kenë mundësi të kërkojnë dokument identifikimi kur kanë dyshime për moshën e blerësit. Në këtë rast, në mungesë të një dokumenti, produkti nuk duhet t’u shitet.
Drafti vendos theks të veçantë të ndalimi i porosive përmes online dhe përmes shërbimit postar. Sipas relacionit, aktualisht mungon një sistem i besueshëm për verifikimin e moshës gjatë porosisë dhe dorëzimit, duke krijuar rrezik që produktet të përfundojnë në duart e të miturve. Kufizime do të ketë edhe për shitjen përmes makinave automatike, vetëshërbimit dhe shitësve ambulantë.
Projektligji zgjeron gjithashtu hapësirat ku ndalohet duhanpirja, duke përfshirë jo vetëm tymin tradicional, por edhe produktet që emetojnë “aerosol”. Ndalimi do të përfshijë ndër të tjera edhe këndet e lojërave, zonat sportive dhe ndalimi i konsumit në një rreze prej 10 metrash nga institucionet arsimore dhe shëndetësore.
Kufizime të forta parashikohen edhe për reklamimin dhe promovimin e produkteve të duhanit. drafti ndalon reklamat në median e shkruar, televizion, radio dhe platformat online, si dhe sponsorizimin e aktiviteteve nga kompanitë e këtij sektori.
Gjoba mbetet e njëjta, nga 5 mijë deri në 5 milionë lekë, në varësi të shkeljes, si dhe konfiskimi dhe asgjësimi i produkteve.
E po e njëjta mbetet dhe sfida e vërtetë e ligjit të ri: sa realisht ai do të respektohet!/Dosja.al
TIRANË-
Aktualitet
19 November 2026, 21:02
G.M
pamje
TIRANË- Pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh me policinë, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin pë...
Aktualitet
19 November 2026, 20:51
E. D
TIRANË- Aktivistja Greta Thunberg, është shprehur se nuk është hera e parë që proteston në Shqipëri, ndë...
Aktualitet
19 November 2026, 20:49
G.M
Erion Veliaj
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshm...
Aktualitet
19 November 2026, 20:13
E. D
TIRANË- Policia ka përshkallëzuar dhunën ndaj protestuesve, duke hedhur spraj lotsjellës ndaj tyre në bulevard. Si pasojë e ...
Aktualitet
19 November 2026, 20:11
E.M
TIRANË- Pas marshimit në rrugët e Tiranës protestusit janë rikthyer sërish përpara Kryeministrisë. Edhe pse tubimi i ty...
Aktualitet
19 November 2026, 20:07
E. D
TIRANË- Pas marshim në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. ...
Aktualitet
19 November 2026, 20:06
E.M
DURRËS- Një pjesë e fasadës së një pallati në lagjen nr. 1 në Durrës pranë Universitetit, është...
Aktualitet
19 November 2026, 19:51
E.M
ITALI- Në Forli të Italisë është arrestuar një 30-vjeçar shqiptar pas një ndjekjeje nga forcat policore në zon&e...
Aktualitet
19 November 2026, 19:36
E. D
TIRANË- Aktivistja suedeze Greta Thunberg, i është bashkuar revoltave kundër qeverisë Rama, duke shprehur mbështetjen...
Aktualitet
19 November 2026, 19:31
E.M
DURRËS- Një anije e ngarkuar me karburant është bllokuar në portin e Durrësit, pasi janë gjetur 16.8 tonë karburant m&e...