"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Prokuroria e Kavajës regjistron procedimin për ‘vrasje’ në rrethana cilësuese
25 November 2021, 16:09Nga DOSJA
KAVAJË– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë ka regjistruar procedimin penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në ambientet e hotelit ‘Gloria’ në Qerret të Kavajës.
Ngjarja ndodhi më 15 tetor të këtij viti, ku 4 persona u gjetën pa jetë brenda pishinës dimërore. Deri më tani mësohet se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë.
Viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Ata dyshohet se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë. Por nuk përjashtohet as pista e një vrasjeje të mundshme.
Trupat e 4 turistëve u tërhoqën disa ditë më parë nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova. Dyshimet e para për vdekjen e tyre janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë.
Tri vite pasi ata u shpallën fajtorë, vetëm dje u arrit të zhvillohej seanca në Shkallën e Dytë. Në seancë ishim vetëm tre avokatë, ndërsa dy nga të pandehurit,...
BULLGARI– Shkaku i përplasjes së autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku vdiqën 46 persona, mund të jetë humbja e orientimit të shoferit në rrugë...
TIRANË- 12 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. 3 persona janë në kërkim si bashkëpuntorë në vjedhje.Një 24-vjeçar dhe 32-vjeç...
Që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 Shqipëria ka një rritje të aktiviteti fizik për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike të cilat kanë rritur rrezikun edhe ...
FIER– Kreu i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Fierit ëhtë shprehur se nuk ka dijeni për ndërrimin e bravave të kësaj selie. Në një prononcim për ...
TIRANË– Një foto e vjetër është kthyer sërish në ‘dritën’ e prozhektorëve! Bëhet fjalë për dy miq që u vranë në harkun kohor të dy viteve në distancë...