LIVE UPDATES
Politike

Prokuroria kërkon t’a rikthejë në burg, Balliu: Seanca u shty, banditët janë të lirë

3 June 2019, 08:40 Nga DOSJA
Prokuroria kërkon t’a rikthejë në burg, Balliu: Seanca u

TIRANE- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka folur për mediat në përfundim të seancës tek Gjykata e Tiranës. Balliu tha se seanca është shtyrë, dhe se akuzat janë politike.

“Cështje politike. Seanca ndaj meje u  shty. Qytetarët nëpër burgje, banditët të lirë. Kemi çuar prova për dhunën ndaj banorëve. Nuk kemi marrë përgjigje për provat që kemi dhënë.”-tha Balliu.

Fjala e plotë e Klevis Balliut:

Seanca u shty për shkak se kur shteti bie nuk funskionon më asnjë gjë, nuk bëhet më as njoftime, as për njerëz të tjerë që janë nën hetim dhe seanca u shty.

Erdhëm për të marrë vendimin për një arrestim politik, për akuza politike ndaj meje dhe disa protestues të Unazës, dhe sot seanca u dhty sepse nuk është njoftuar njëri apo nuk është njoftuar tjetri, sepse duhet të kemi parasysh se nuk bëhet asgjë në bazë të ligjit. Është thjesht një çështje politike për të trembur opozitën, për të trembur qytetarët që të mos dalin të protestojnë. Këto janë përpjekje mjerane. As opozita dhe as qytetarët nuk do të ndalojnë protestën. Këtu siç e shihni nga seanca e fundit, kur vjen një ish-deputet me avokatët e tij, sepse është thirrur, ndërkohë të tjerë nuk thirren nga Prokuroria apo nuk çohen letrat në adresat e duhura, sepse nuk funskionon shteti. Ne sot jemi pa qeveri, ne sot jemi pa institucione.Është pikërisht kjo arsyeja se përse qytetarët ndodhen nëpër burgje, ndërkohë që banditët janë të lirë.Është kjo arsyeja përse dje janë arrestuar me dhjetëra e qindra protestues.Disa prej tyre lënë me arrest në burg, ndërkohë që banditë apo njerëz që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve qoftë kjo tek rruga e Milotit ku janë plotë 290 milionë euro, nuk mbajnë përgjegjësi.

Apo tek afera korruptive e Unazës, asnjë njeri nuk mban përgjegjësi.Paratë e shqiptarëve vidhennga politikanë të korruptuat, dhe këta shijojnë paratë e tyre. Ndërkohë banorët e Unazës thirren në gjyqe apo lihen në burg. Qytetarë të thjeshtë që dalin dhe protestojnë, lihen ne burg, thjesht prej faktit se kanë protestuar.

Del pastaj Sandër kimiku, bënte filma ku gjasme na qenkan dëmtuar policë dhe nuk shohim asnjë polic të dëmtuar, të vetmit që shohim në kamera, në fotografi, janë vetëm protestues të dëmtuar, që nuk dëmtohen dhe nuk gjakosen nga shiu, por gjakosen nga dhuna që ushtron Sandër kimiku kundrejt qytetarëve shqiptarë.

Unë di të them vetëm një gjë, ne jemi gati, qoftë në rrugë, qoftë në Prokurori, qoftë në Gjykatë kudo që të na thërrasin, nuk do të ketë në asnjë moment që opozita do të ndalet për kauzën më të drejtë që është liria e fjalës, që është e drejta e votës, që është drejtësia që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për krimet që bëjnë.Nuk do të ketë asnjë moment të kësaj opozite apo të këtyre qytetarëve që do të ndalet, derisa Edi Rama të largohet. Jo sepse duam ne, por sepse kemi fakte të cilat janë bërë publike, që Edi Rama ka qenë arkitekti i qindra milionave para vjedhje që i është bërë buxhetit të shtetit, parave që paguajnë qytetarët shqiptarë.

Këta që s’kanë 30 milionë euro për të ndërtuar Teatrin, kanë mjaftueshëm para për të vjedhur 300 milionë euro tek rruga e Milotit. Këta që nuk kanë 30 milionë euro për të ndërtuar Teatrin, kanë mjaftueshëm para për të vjedhur para tek projekti i Unazës dhe si në këtë rast në shumë raste të tjera, afera korruptive të cilat ju gazetarë të nderuar i dini më mirë se sa ne, i keni nxjerrë në televizionet tuaja, i keni transmetuar, keni bërë transpartencën. E vetmja gjë që i mungon transparencës që i keni bërë ju, është një fajtor, kush është fajtori për këto vjedhje, kush është fajtori për arrestimin e qytetarëve, kush është fajtori për dhunnë tek Bregu i Lumit. Ne kemi çuar dosje në Prokurori, kemi çuar prova konkrete në Prokurori, me zë dhe figurë, video, foto, të dhunës që është ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit dhe sot ne ende nuk kemi asnjë përgjigje.As ju nuk dini të thoni se kush është përgjegjësi, asnjeri s’di ta thotë sepse Prokuroria çdo hetim ndaj çdo zyrtari e pushon çështjen.

Çdo projekt duhet të diskutohet me banorët e Unazës. Të bësh një bashkëbisedim se çfarë është ky projekt. Unë uk e di se ç’është ky projekt, se kur do të bëhet tenderi, a prishen shtëpitë në këtë projekt? Sepse këtu kauza është për shtëpitë tek Unaza

Banorët e unazës e kanë ftuar me dhjetëra herë kryeministrin, kryetarin e bashkisë që rastësisht ka filluar të flasë për unazën, sepse deri dje thoshte se nuk ka lidhje bashkia me aferën tek unaza, tani ka filluar të flasë. Projekti i unazës i paraqitur nga maxhoranca sot është një projekt kokë e këmbë i korruptuar dhe aty nuk mund të ketë asnjë punim për sa kohë ka një përgjegjës. Ju e dini fare mirë se kur një zonë është nën hetim ajo quhet zonë krimi, për sa kohë ka zonë krimi, nuk mund të ndërtohet, nuk mund të vazhdohet me një projekt të ri pa marrë përgjegjësit për vjedhjen që iu është bërë këtyre banorëve.

Prokuroria ka kërkuar nga “arrest shtëpie”, në “arrest me burg”, si do të veproni?

Klevis Balliu: Nuk ka asgjë që më ndalon mua apo opozitën për të qenë në orën 19:30 tek Unaza për të vijuar protestën. Të jeni të qartë se kjo bëhet vetëm për të mos na lejuar ne të jemi pjesë e kësaj proteste.

Pyetje: Mbi ç’bazë e ka kërkuar Prokuroria masën “arrest shtëpie”?

Genc Gjokutaj, avokat: Komplet procesi është i paligjshëm, nuk ka absolutisht asnjë provë. Është një protestë që vijon prej disa muajsh dhe i gjithë procesi është komplet i paligjshëm bashkë me masat që i bashkëngjiten. Ekzekutimi i masës “arrest shtëpie”, nuk ka asnjë kusht, asnjë masë. Ne presim ditën e mërkurë që të jepet vendimi, pasi ishte problem procedurial mosnjoftimi i z.Balliu.

Klevis Balliu: Sapo më ka ardhur informacioni që është arrestuar apo shoqëruar z.Ilir Katiraj, i cili është banor i Unazës. Unë ju ftoj të shikoni filmimet tuaja, kur z.Ilir Kateraj vjen bashkë me zonjën e tij dhe fëmijët e tij tek protesta bashkë me jelek, nuk ka bërë asnjë shkelje, por vetëm se ka ndenjur aty dhe policia e arreston. E vetmja arsye përse policia e arreston është një dhe vetëm një kanë problemin e këpucës, për të cilin z.Ilir Katiraj është paraqitur aty dhe është mbyllur kjo çështje. Nuk ka absolutisht asnjë provë për të shoqëruar apo arrestuar atë, përveç faktit që ka qenë pjesë e marshimit dhe protestës së unazës. Këto janë thjesht arrestime politike të bëra nga një qeveri e cila është në ditët e fundit. Ndaj iu bëj thirrje të gjithë institucioneve të shtetit të mos vazhdojnë më këtë rrugë, sepse në mënyrën më absolute do të mbahet përgjegjësi për çdo arrestim të paligjshëm, për çdo dhunë të ushtruar ndaj qytetarëve, të cilët kanë të drejtën e tyre legjitime të protestojnë kundër një qeverie e cila kërkon t’ju vjedhë demokracinë, pasi iu ka vjedhur lirinë, drejtësinë, dhe iu ka vjedhur edhe paratë. Nuk do të ketë asnjë hap pas. Nuk ka gjykatë apo vendim që të na bëjë të kthehemi pas në mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i klevis balliut gjyqi i klevis balliut arrestimi i klevis balliut gjyqi i klevis balliut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin