Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën, dërgon në gjyq rojen që abuzoi me 15-vjeçaren, dëshmia e nënës: I bërtita vaj
19 September 2020, 21:06Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e kryeqytetit mbylli hetimet dhe dërgoi si të pandehur dhe nën akuzë në gjykatë, Abaz Dogën, 65 vjeç, ish-roje i shkollës ku vajza mësonte dhe tre të rinj, më i vogli i tyre 15 vjeç. Hetimi i prokurorisë thekson se ish-roja Abaz Doga dhe tre të dyshuarit e tjerë kryen marrëdhënie me të miturën duke e kërcënuar vazhdimisht dhe duke e dhunuar psikologjikisht.
Nxënësja e mbajti të fshehtë abuzimin nga këta persona dhe të tjerë të paidentifikuar, thekson prokuroria në dosjen që Top Channel disponon, nga frika se mos i ndodhte gjë familjarëve të saj . Vajza iu nënshtrua presionit të vazhdueshëm i thuhet gjykatës, u shantazhua si fillim nga roja përmes një fotografie.
Pasi i moshuari abuzoi me të, e kërcënoi për muaj me radhë, ndërsa videon e shpërndau edhe te Klajdi Poçi, 20 vjec dhe te disa persona të tjerë. Dy të dyshuarit e tjerë, Rei Osmanllari dhe i mituri F.B, sipas prokurorisë abuzuan me nxënësen duke filmuar gjithashtu çdo veprim.
Këto përfundime të prokurorisë bazohen jo vetëm në dëshminë e fëmijës, por edhe në kqyrjet e aparateve telefonike të secilit nga të përfshirët në abuzimin, i cili u zbulua nga një konflikt mes viktimës dhe nënës së saj, që i kërkoi llogari për vonesën. Në dosje bashkangjitet edhe rrëfimi i mamasë që i tregon prokurores:
“I bërtita vajzës pse ishte vonuar, dhe ajo shpërtheu në lotë. Më tha që ish-roja e shkollës e ndiqte me biçikletë, shkruante emrin e saj nëpër mure dhe se e kishte ngacmuar”.
Kur familja e të miturës vrapoi në polici për të denoncuar u zbulua se në fakt përmasat e skandalit ishin akoma më të rënda. Pas hetimit dhe arrestimeve, familja e të miturës është larguar nga lagjja, ndërsa e mitura është marrë nën mbrojtje.
Marrë nga Top-Channel
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Një grup i përbërë nga 20 persona, mes të cilëve sekserë, doganierë të Durrësit dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Rrugor në Ti...
KUKËS– Këngëtarja Fjolla Morina nuk po i reziston dot qëndrimit në qelitë e paraburgimit në komisariatin e Policisë Kukës. Burime nga qyteti verior u shpre...
Çudira shqiptare. E ndërsa nga njëra anë parlamenti sanksionoi ndëshkime të forta ligjore për personat që janë të infektuar dhe dalin nga vetëizolimi, në...
TIRANË– Arbër Kotaj, i riu që është shpallur në kërkim për vrasjen e Idajt Dullës në Durrës është djali i ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kotaj...
TIRANË– Prokurori Kolë Hysenaj ka dalë dje para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u përballur me procesin e Vettingut. Gjatë seancës dëgjimore, ...
FIER– Efektivë të shumë, forca të policisë kriminale, FNSH dhe ekipet e “Shqiponjave” kanë zbritur në Fier mbrëmjen e sotme. Mësohet se blutë e shtetit kanë ngr...
TIRANË– Fjolla Morina, këngëtarja që sot u vu në pranga rrezikon të dalë 54 vjeçe nga burgu. Sipas kodit penal për trafikimi të armëve të zjarrit, s...
SHQIPËRI– Arrestimi i Eldi Dizdarit, kapos së rrjetit të drogës “Kompania Bello” që zuri faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare, nxorri në pah edh...