Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore.

TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar, dy janë proceduar penalisht dhe 20 të tjerë janë shpallur në kërkim pas përplasjeve të regjistruara gjatë tubimit të 24 tetorit 2026. Mes të arrestuarve është edhe një shtetas gjerman, 23 vjeç, me inicialet M. L. Sipas Policisë, gjatë protestës disa pjesëmarrës dyshohet se kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët me sende të forta dhe lëndë piroteknike, si dhe kanë dëmtuar godina të institucioneve shtetërore.
Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë, janë arrestuar shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M. dhe O. C., të dy 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç, shtetas gjerman, dhe K. M., 20 vjeç. Gjithashtu, në pranga ka rënë E. D., 20 vjeç, i cili dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më parë për veprën penale të vjedhjes.
Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Gjatë kontrollit në banesën e K. M., policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjet, identifikuar personat e tjerë të përfshirë dhe për t’i vënë ata përpara përgjegjësisë ligjore.
Njoftimi i Policisë:
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe me lëndë piroteknike, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 9 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallen në kërkim 20 shtetas.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:
-u arrestuan shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K. M., 20 vjeç;
-u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 20 shtetas.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi E. D., 20 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe dyshohet se është përfshirë në veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të datës 24.10.2026.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. M., 20 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia vijon veprimet hetimore në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimeve, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
FIER- Një rrjedhje gazi nga një bombul gatimi ka krijuar alarm këtë të hënë në një pallat në lagjen &ld...
ROSKOVEC- Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec kanë organizuar zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit pas njoftim...
pamjet nga protesta TIRANË- Studentët dhe pedagogët do të mblidhen sërish sot në orën 14:00 para Ministrisë së Ar...
Edi Rama TIRANË- Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Ed...
TIRANË- Gazetarët dhe operatorët po dokumentonin përplasjet e herëpashershme përballë Kryeministrisë, kur një kord...
KOSOVË- Një grua ka mbetur e vrarë mbrëmjen e djeshme në Kosovë, në Vitomiricë, vetëm dy orë pasi kishte rapo...
SERBI- Aleksandar Vuçiç e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret q&eum...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plani...
DURRËS- Raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik pësoi rënie viti...
Çmimet e larta të karburanteve kanë thelluar barrën financiare të familjeve shqiptare. Prej korrikut të këtij viti, nj&eum...