LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po dokumentonin përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve”/ DW për protestën në Tiranë: Policia bllokoi mediat, shoqërohen disa studentë

Efektivët nisën t'i shtynin përfaqësuesit e mediave drejt zonës së Hotel Rogner, duke i larguar nga vendi ku po zhvilloheshin ndërhyrjet policore dhe shoqërimet e protestuesve. Renaldo Salianji, gazetar i News24, i cili po raportonte drejtpërdrejt nga protesta, tregoi për DW se policia e kishte penguar të filmonte aksionet, ndërsa efektivët e kishin shtyrë gjatë transmetimit.

26 October 2026, 08:28 Nga E. D

“Po dokumentonin përplasjet mes protestuesve dhe

TIRANË- Gazetarët dhe operatorët po dokumentonin përplasjet e herëpashershme përballë Kryeministrisë, kur një kordon policor u vendos përgjatë gjithë gjerësisë së bulevardit. Efektivët nisën t'i shtynin përfaqësuesit e mediave drejt zonës së Hotel Rogner, duke i larguar nga vendi ku po zhvilloheshin ndërhyrjet policore dhe shoqërimet e protestuesve. Renaldo Salianji, gazetar i News24, i cili po raportonte drejtpërdrejt nga protesta, tregoi për DW se policia e kishte penguar të filmonte aksionet, ndërsa efektivët e kishin shtyrë gjatë transmetimit.

"Insistuam të mësonim arsyen, por nuk morëm asnjë përgjigje. Forcat e policisë na kanë shtyrë teksa raportonim drejtpërdrejt. Për mua është hera e tretë që ndodh një situatë e tillë gjatë ditëve të protestës”, tha Salianji. 

Pavarësisht kërkesave për të vijuar punën, gazetarët nuk u lejuan të kalonin përtej kordonit dhe të dokumentonin nga afër shoqërimet e protestuesve. Ndërkohë, ndaj përfaqësuesve të mediave që filmonin nga ana e protestuesve, efektivët përdorën edhe spraj me piper. 

50 raste sulmesh ndaj gazetarëve, 40 lidhen me policinë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënoi bllokimin e mediave gjatë protestës, duke e cilësuar pengim të ushtrimit të profesionit dhe cenim të së drejtës së publikut për t'u informuar.

"Kjo nuk është mbrojtje e rendit publik. Kjo është pengim i drejtpërdrejtë i lirisë së medias dhe i së drejtës së qytetarëve për t'u informuar”, thuhet në reagimin e Asociacionit.

Sipas AGSH-së, gjatë periudhës 13 - 24 tetor 2026 janë dokumentuar 50 raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias, nga të cilat 40 lidhen me Policinë e Shtetit. Në pesë raste, gazetarë dhe punonjës të medias janë goditur me plumba gome gjatë ushtrimit të detyrës.

"Nuk mund të ketë më justifikime për pengimin e vazhdueshëm të gazetarëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore”, thekson AGSH.

Deri në momentin e raportimit, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një shpjegim publik për arsyet e bllokimit të gazetarëve.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë

Ndonëse pjesëmarrja ishte më e ulët se të shtunën, 24 tetor,studentët u mblodhën në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit. Protesta nisi me veprime simbolike, ku pjesëmarrësit hodhën kartëmonedha simbolike me vlerë 2500 euro, në shenjë ironie ndaj shpërblimit të lajmëruar nga kryeministri Edi Rama për efektivët e policisë të angazhuar gjatë protestave.

Me zhvendosjen drejt Kryeministrisë, situata u tensionua. Protestuesit dogjën karrige dhe pati përplasje me forcat e rendit.Më pas, një pjesë e protestuesve qëlluan me gurë drejt godinave të Kryeministrisë dhe Kuvendit, përpara se të shpërndaheshin në zona të ndryshme të qytetit.

Tre të lënduar paraqiten në Spitalin e Traumës

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjatë protestës së kësaj të diele në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur tre persona të lënduar. Një protestues vijon të jetë i shtruar në spital, ndërsa një tjetër protestues dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali./DW

protestat studentore

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes