LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ France24: Nuk ndalet protesta studentore në Tiranë, BE e alarmuar për përshkallëzimin e dhunës

BE-ja ka kërkuar që forcat e policisë të veprojnë në mënyrë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa pretendimet për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe gazetarëve të hetohen me përparësi.

14 October 2026, 19:17 Nga G.M

 

Protesta në Tiranë/ France24: Nuk ndalet protesta studentore në
pamje nga protesta

 

TIRANË- Protesta studentore në Tiranë ka marrë përmasa të dhunshme. Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme me policinë, studentët vijojnë tubimin me qëllim rrëzimin e qeverisë. Protesta ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ku media franceze France24 i ka kushtruar një artikull tubimeve të studentëve.  Artikulli trajton përshkallëzimin e protestave studentore në vend, ku studentët kanë protestuar për përmirësimin e kushteve në universitete, mbështetjen financiare dhe mundësitë e punësimit, ndërsa kërkesat janë zgjeruar edhe drejt pakënaqësisë ndaj qeverisë dhe kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një pjesë e rëndësishme e artikullit i kushtohet përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, si dhe shqetësimit të Bashkimit Evropian për përshkallëzimin e dhunës. BE-ja ka kërkuar që forcat e policisë të veprojnë në mënyrë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, ndërsa pretendimet për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve dhe gazetarëve të hetohen me përparësi.

FRANCE24

Njësitë e policisë për ndërhyrje të posaçme përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës në përpjekje të përsëritura për të zmbrapsur turmën, e cila përbëhej nga disa qindra persona. Ndërkohë, protestuesit vunë në shënjestër Ministrinë e Arsimit dhe disa biznese, duke thyer vitrinat.

Një natë më parë, ndërtesave qeveritare u ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe më shumë se dymbëdhjetë persona ishin arrestuar, njoftoi policia. Sipas saj, disa persona kishin thyer dyert e bashkisë, kishin ndezur zjarr brenda saj dhe kishin dëmtuar edhe ndërtesa të tjera. Të mërkurën, dëshmitarët panë dy persona që u ngjitën mbi murin e ndërtesës ku ndodhet Ministria e Arsimit dhe hodhën bomba tymuese brenda saj. Shumë prej dritareve të ndërtesës ishin thyer një ditë më parë, gjatë një proteste.

Dhuna

Pak më vonë, nga një dritare doli një re e dendur tymi të zi. Më pas ndërhynë zjarrfikësit, të cilët arritën t’i shuanin shpejt flakët. Të martën, qindra persona ishin mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe më shumë ndihmë për studentët. Forcat e rendit kishin kryer 16 shoqërime.

Policia deklaroi se atë ditë efektivët e saj ishin përballur me “dhunë të vazhdueshme” dhe ishin goditur me gurë, sende të forta, fishekzjarrë dhe kokteje Molotov nga grupe personash të maskuar. Të martën, tetë protestues, gjashtë policë, tre gazetarë dhe dy kalimtarë morën ndihmë mjekësore, ndër të tjera për shkak të gazit lotsjellës, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Të mërkurën, një grup burrash u pa pranë Ministrisë së Arsimit duke thyer xhamat e një filiali bankar dhe më pas duke u vënë zjarrin dokumenteve brenda tij. Edhe ky zjarr u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Flakët përfshinë gjithashtu atë që dukej të ishte një ndërtesë e braktisur, ndërsa protestuesit shkatërronin vitrinat e dyqaneve aty pranë.

Shqetësimi i BE-së

Policia kishte bërë thirrje për qetësi, por atmosfera mbeti e tensionuar gjatë gjithë pasdites. Bashkimi Evropian, anëtarësimin në të cilin synon Shqipëria, shprehu shqetësimin për atë që e cilësoi si “përshkallëzim të dhunës”.

“Kemi marrë dijeni për pretendimet lidhur me përdorimin e tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve», deklaroi delegacioni i BE-së në Tiranë. Duke kërkuar hetim për këto pretendime, ai u bëri thirrje «të gjitha palëve që të ulin tensionet”.

Këto akte dhune vijnë pas më shumë se katër muajsh protestash kundër qeverisë në këtë vend të vogël të Ballkanit. Protestat u nxitën nga një projekt për ndërtimin e një hoteli luksoz në një rezervat natyror bregdetar, i lidhur me Ivankën, njërën nga dy vajzat e Donald Trumpit, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Ky projekt ka nxitur zemërim për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe mungesës së transparencës.

Studentët iu bashkuan këtyre kërkesave, ndërsa u shpjeguan mediave shqiptare se tubimi i së martës synonte të denonconte kushtet në universitete, tarifat e studimit dhe mungesën e mbështetjes për të rinjtë./Dosja.al

protesta ne tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin