Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një deklaratë publike, përfaqësuesit e komuniteteve fetare theksojnë se shqetësimet e studentëve dhe qytetarëve meritojnë të dëgjohen me seriozitet, ndërsa institucionet duhet të japin përgjigje konkrete, transparente dhe në përputhje me ligjin.
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka reaguar për protestat e studentëve dhe qytetarëve, duke bërë thirrje për dialog, përgjegjësi dhe ruajtjen e paqes sociale. Në një deklaratë publike, përfaqësuesit e komuniteteve fetare theksojnë se shqetësimet e studentëve dhe qytetarëve meritojnë të dëgjohen me seriozitet, ndërsa institucionet duhet të japin përgjigje konkrete, transparente dhe në përputhje me ligjin.
Këshilli Ndërfetar nënvizon se e drejta për të protestuar paqësisht është një vlerë themelore demokratike, por dhuna, shkatërrimi i pronës dhe cenimi i të drejtave të të tjerëve nuk mund të justifikohen nga pakënaqësitë. Në deklaratë theksohet gjithashtu se dëmtimi i bizneseve familjare prek drejtpërdrejt jetesën e familjeve, ndërsa cenimi i institucioneve arsimore dhe përfaqësive diplomatike bie ndesh me parimet e sigurisë dhe respektit të ndërsjellë.
Njoftimi i Plotë:
Apel për paqe, drejtësi, përgjegjësi dhe dialog kombëtar. Paqja është përgjegjësi e përbashkët. Drejtësia është detyrim. Respekti për njeriun është themeli që na bashkon. E ardhmja e Shqipërisë është në duart e brezave që po rrisim sot, ndaj kemi detyrimin t’u lëmë një vend ku drejtësia frymëzon shpresë dhe bashkëjetesa bëhet vlerë e trashëguar. Shqetësimet e qytetarëve dhe të studentëve meritojnë të dëgjohen me seriozitet, ndërsa institucionet kanë përgjegjësinë të japin përgjigje konkrete, transparente dhe në përputhje me ligjin.
Si përfaqësues të komuniteteve fetare zyrtare në Shqipëri, besojmë se paqja nuk nënkupton heshtje përballë padrejtësisë, drejtësia nuk mund të ndërtohet përmes dhunës dhe autoriteti nuk mund të ushtrohet pa përgjegjësi. Traditat tona fetare na bashkojnë në mbrojtjen e jetës, dinjitetit njerëzor, mëshirës, drejtësisë dhe respektit për tjetrin, pavarësisht bindjeve apo qëndrimeve që përfaqësojmë. Këshilli Ndërfetar rikujton se e drejta për të protestuar paqësisht është një vlerë themelore demokratike, ndërsa dhuna, shkatërrimi i pronës dhe cenimi i të drejtave të të tjerëve nuk mund të justifikohen nga asnjë pakënaqësi apo qëllim.
Dëmtimi i një biznesi familjar prek drejtpërdrejt jetesën e një familjeje; cenimi i një institucioni arsimor prek të drejtën për dije dhe siguri; ndërsa mosrespektimi i një përfaqësie diplomatike dhe i simboleve të saj cenon parimet e respektit të ndërsjellë dhe të bashkëjetesës ndërkombëtare. Mendojmë se në këto momente, vendi ka nevojë për më pak akuza dhe më shumë dëgjim, për më pak përplasje dhe më shumë përgjegjësi, për më pak ndarje dhe më shumë dialog. Asnjë palë nuk duhet ta shohë tjetrën si armike, por si pjesë të së njëjtës shoqëri, me të drejta, detyrime dhe përgjegjësi të përbashkëta.
Apeli ynë është për të gjithë: qytetarët të dëgjohen, institucionet të përgjigjen, drejtësia të garantohet, ligji të respektohet dhe paqja të mbrohet. E ardhmja e Shqipërisë nuk ndërtohet mbi frikën, shkatërrimin dhe përçarjen, por mbi dinjitetin, besimin e ndërsjellë dhe vullnetin për të gjetur zgjidhje paqësore. Me përulësi i drejtohemi të gjitha palëve të zgjedhin dialogun mbi konfliktin dhe përgjegjësinë mbi përshkallëzimin, duke vendosur mbi çdo interes të ngushtë të mirën e përbashkët, sigurinë e qytetarëve dhe paqen shoqërore./Dosja.al
Mjetet piroteknike TIRANË- Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se furnizonte me lëndë pirote...
Protesta ANGLI- Prestigjiozja britanike The Times i ka kushtuar vëmendje protestave studentore në Shqipëri, duke raportuar mbi kërkesë...
Pamje SHKODËR- Nxënësit e gjimnazeve në Shkodër kanë bojkotuar mësimin këtë të premte, duke iu bashkuar prot...
Pamje LEZHË- Protesta e zhvilluar nga gjimnazistët në Lezhë, të cilët bojkotuan mësimin këtë të premte, &eum...
Protesta KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur procedimin penal për 23 të tjerë, pas protest&eum...
Pamje KAMËZ- Gjimnazistët e Kamzës kanë bojkotuar sërish mësimin këtë të premte, duke dalë nga ambientet e s...
Protesta LEZHË- Disa gjimnazistë në Lezhë kanë bojkotuar mësimin këtë të premte dhe janë bashkuar në pr...
Nga 8 deri më 11 tetor, sulmet me dronë ukrainas goditën tri qendra të të dhënave të gjigantit rus Yandex, duke ndërpre...
Protestuesit TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqen disa studentë...
Moti TIRANË- Vendi ynë pritet të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjat&eum...