Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Protestat, Hita: Pas personave me maska nuk janë studentë, por individë të rekrutuar nga organizatorët brenda dhe jashtë vendit(VIDEO)
Gjatë fjalës së tij, ai bëri thirrje për distancim nga dhuna, ndërsa shtoi se pas personave të maskuar nuk qëndrojnë studentë por persona të rekrutuar, sipas tij, për qëllime të errëta të organizatorëve nga brenda dhe jashtë vendit.
15 October 2026, 16:08Nga E. D
Skënder Hita
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me kaosin në vend, ku studentët kanë protestuar dhe kanë sulmuar disa institucione shtetërore në vend. Gjatë fjalës së tij, ai bëri thirrje për distancim nga dhuna, ndërsa shtoi se pas personave të maskuar nuk qëndrojnë studentë por persona të rekrutuar, sipas tij, për qëllime të errëta të organizatorëve nga brenda dhe jashtë vendit.
“Iu bëj thirrje prindërve, mësuesve, pedagogëve që të mos lejojnë që nxënësit të përdoren apo përfshihen në akte dhune të organizuara. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, kundërshtojnë por askush nuk duhet ti përdorë si mburojë për të sulmuar institucionet dhe djegur e shkatërruar pronat e qytetarit. Pas maskave që udhëheqësin protestën nuk janë studentë, por individë të rekrutuar, për qëllime të errëta të organizatorëve të vërtetë të kësaj proteste brenda dhe jashtë vendit. Nga të gjithë të ndaluarit natën e parë, asnjë nga personat nuk rezultoi studentë. Ndërsa në natën e dytë, një numër shumë i vogël ishin studentë,” tha ai./Dosja.al