19 October 2026, 22:45
Nga G.M
pamje nga Franca
FRANCA- Një shitës dyqani në qytetin francez të Nisës është sulmuar gjatë protestave të së shtunës, teksa përpiqej të mbronte biznesin e tij të videolojërave nga plaçkitjet. Ngjarja është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Në video shihet momenti kur shitësi, i identifikuar si Pierre, qëndron përpara dyqanit të tij për të penguar protestuesit të hyjnë brenda.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, pasi një prej tyre i afrohet dhe shkëmben disa fjalë me të, shitësi e ndjek jashtë, por goditet me shqelm në shpinë dhe rrëzohet në tokë. Më pas, persona të tjerë hedhin sende drejt tij, ndërsa disa kalimtarë përpiqen ta qetësojnë situatën. Pas incidentit, Pierre ka pranuar se ndërhyrja e tij mund ta ketë vënë në rrezik, por shpjegoi se në ato momente synonte vetëm të mbronte biznesin e tij.
Ai ka marrë mesazhe të shumta mbështetjeje, duke theksuar gjithashtu se dhuna nuk duhet të përfaqësojë të gjithë protestuesit. Gjatë protestave të zhvilluara në Nisë më 17 tetor, gjithsej 15 dyqane u plaçkitën ose pësuan dëme materiale. Ndërkohë, të dielën në mëngjes, policia ndaloi 85 persona, mes tyre 40 të mitur. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për përgjegjësit e sulmit ndaj shitësit./Dosja.al
protestat ne france
Bota
19 October 2026, 22:21
G.M
pamje
SHBA- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri pranë nj&eum...
Bota
19 October 2026, 22:14
G.M
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi një sulm të ashpër ndaj Volodymyr Zelensky sot...
Bota
19 October 2026, 21:28
G.M
GJERMANI- Komiteti Ekzekutiv i Partisë Socialdemokrate (SPD) në Berlin kohët e fundit hapi rrugën për formimin e një koalic...
Bota
19 October 2026, 21:00
G.M
Një strukturë prej druri që gjendet në parkun që u godit nga droni rus. Fotografi e publikuar nga autoritetet ukrainase.
Gjashtë...
Bota
19 October 2026, 20:57
G.M
Abbas Araghchi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi, fajësoi SHBA-në për pasigurinë dhe tensionet në Ngushticën...
Bota
19 October 2026, 20:30
G.M
ITALI
ITALI- Italia planifikon të dërgojë 500 ushtarë në Milano në kuadër të një mase të propo...
Bota
19 October 2026, 20:30
G.M
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, parashikoi se aleati i tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyah...
Bota
19 October 2026, 19:17
G.M
Donald Trump
SHBA- Një hetim i brendshëm në Shtëpinë e Bardhë po shqyrton pretendimet se Rick Grenell, një nga k&eum...
Bota
19 October 2026, 19:00
G.M
UKRAINA
UKRAINA- Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi me dron rus n&eu...
Bota
19 October 2026, 18:55
G.M
Flamuri i Ukrainës dhe ai i SHBA-së. Fotografi ilustruese.
Emigrantët nga Ukraina dh Sudani do të vazhdojnë të kenë, pë...