20 October 2026, 22:25
Nga G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar masa të reja kundër dhunës gjatë protestave, duke paralajmëruar se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre të mitur. Në një mesazh video të publikuar në rrjetet sociale, Meloni theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar, por ajo nuk mund të përdoret si justifikim për shkatërrimin e pronës publike apo private.
“Protesta është një e drejtë, shkatërrimi i qyteteve tona jo”, deklaroi kryeministrja italiane, duke prezantuar masat e miratuara nga Këshilli i Ministrave për të forcuar sigurinë publike dhe për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të dhunshme në Milano dhe qytete të tjera të vendit.
Sipas masave të bëra publike nga mediat e huaja, parashikohet një vepër e re penale për pjesëmarrjen e dhunshme në demonstrata. Personat që marrin pjesë në akte të tilla, përfshirë hedhjen e gurëve apo sendeve të tjera dhe vënien në rrezik të sigurisë publike, mund të përballen me dënime deri në pesë vjet burg dhe gjoba deri në 20 mijë euro.
Dënimet parashikohet të ashpërsohen në rastet kur pjesëmarrësit mbulojnë fytyrën, plagosin persona të tjerë ose përfshihen në shkatërrime kolektive. Një nga pikat kryesore të paketës së masave lidhet me përgjegjësinë financiare për dëmet. Meloni deklaroi se personat përgjegjës për shkatërrimin e pronës duhet të paguajnë për pasojat e veprimeve të tyre, ndërsa në rastet kur autorët janë të mitur, detyrimi financiar do t’u ngarkohet prindërve, sipas mekanizmit të parashikuar.
Në rastet e dëmtimit të pronës publike, procedura për kompensimin do të ndiqet nga autoritetet kompetente, ndërsa për pronën private parashikohet ndërhyrja e gjykatës për të vendosur mbi pagesën e dëmeve. Masat e reja parashikojnë gjithashtu zgjerimin e mundësive për ndalimin parandalues të personave të dyshuar për përfshirje në akte dhune përpara demonstratave, duke përfshirë edhe të miturit.
Meloni argumentoi se dhuna dhe vjedhjet gjatë protestave dëmtojnë bizneset, rrezikojnë vendet e punës dhe cenojnë sigurinë e qytetarëve. Ajo theksoi se asnjë bindje politike apo pakënaqësi sociale nuk mund të justifikojë shkatërrimin e pronës. Qeveria italiane synon, përmes këtyre masave, të forcojë përgjigjen ndaj akteve të dhunshme gjatë tubimeve publike, duke bërë dallimin mes ushtrimit të së drejtës për protestë dhe veprimeve që përbëjnë shkelje të ligjit./Dosja.al
Giorgia Meloni
Bota
20 October 2026, 22:21
G.M
Pamje nga protestat ne france
FRANCË- Franca, pas ngjarjeve të egra të fundjavës, po bëhet gradualisht "baballari" i ri...
Bota
20 October 2026, 22:07
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Ukrainës që të tregojë vullnet për arritjen e nj&eu...
Bota
20 October 2026, 22:02
G.M
Donald Trump dhe Ilhan Omar
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar retorikën ndaj kongresmenes demokrate Ilhan Omar, përfaqë...
Bota
20 October 2026, 21:16
G.M
Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen është në mesin e senatorëve që kërkuan nga Serbia që të mbajë zgjedhje të...
Bota
20 October 2026, 21:08
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti J.D. Vance kanë prezantuar një program të ri me vlerë...
Bota
20 October 2026, 20:45
G.M
pamje
PORTUGALI- Policia portugeze ndërhyri në orët e para të mëngjesit për të shpërndarë kampet e ...
Bota
20 October 2026, 20:40
G.M
George Gerapetritis
QIPRO- Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis, zhvilloi të martën një bisedë telefonike me hom...
Bota
20 October 2026, 20:21
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim trepalësh me preside...
Bota
20 October 2026, 20:09
G.M
RAF Fairford
ANGLI- Dy persona të dyshuar për përfshirje në një incident pranë bazës ajrore britanike RAF Fairford janë...
Bota
20 October 2026, 19:59
G.M
Shkencëtarët iranianë duke larguar uraniumin radioaktiv në Isfahan më 2005.
Dikur në Iran ishte tabu të flitej publi...