LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestat studentore/ Media franceze: Rinia është ngritur dhe ka vënë pushtetin nën presion

Artikulli përmend edhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë, pretendimet për dhunë policore dhe kallëzimin e paraqitur në SPAK për më shumë se 180 raste të dyshuara të veprimeve të paligjshme.

4 November 2026, 11:54 Nga I.A
Protestat studentore/ Media franceze: Rinia është ngritur dhe ka
Protesta

FRANCË- Media franceze 'Le Releve et la Peste' i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke e cilësuar lëvizjen si “revolucioni i flamingove rozë”, e cila nga një revoltë për mbrojtjen e zonave të mbrojtura natyrore është shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër korrupsionit, pabarazisë dhe qeverisë së Edi Ramës. Artikulli thekson se protestat nisën në pranverën e vitit 2026, pas kundërshtimeve ndaj projektit turistik luksoz në ishullin e Sazanit dhe zonën e Vjosë-Nartës, të mbështetur nga kompania e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump. Projekti me vlerë të përllogaritur 1.4 miliardë euro u kthye në simbol të shqetësimeve për lidhjet mes pushtetit politik dhe interesave private.

Më pas, lëvizja u zgjerua me pjesëmarrjen masive të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, të cilët dolën në rrugë për të kundërshtuar tarifat e studimit, kushtet në universitete, mangësitë në sistemin shëndetësor dhe mungesën e mundësive për punësim. Artikulli përmend edhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë, pretendimet për dhunë policore dhe kallëzimin e paraqitur në SPAK për më shumë se 180 raste të dyshuara të veprimeve të paligjshme. Sipas shifrave të cituara, rreth 350 persona janë plagosur gjatë protestave, mes tyre 200 efektivë policie.

Artikulli i Plotë:

I lindur nga kundërshtimi ndaj një projekti turistik luksoz në zona të mbrojtura natyrore, “revolucioni i flamingove rozë” është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, pabarazive dhe mungesës së perspektivës. Që nga mesi i tetorit, mobilizimi është zgjeruar me pjesëmarrjen masive të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme në protesta. Edhe pse disa tubime janë shoqëruar me përplasje, kryeministri Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen.

Nga revolta ekologjike te kryengritja politike

Gjithçka nis me mbrojtjen e një territori. Në pranverën e vitit 2026, qytetarët shqiptarë mobilizohen kundër një projekti turistik luksoz të mbështetur nga Affinity Partners, kompania e investimeve e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump, për të cilin ju kemi folur në qershor.

Me një vlerë të përllogaritur prej 1,4 miliardë eurosh, projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelier në ishullin e Sazanit, si dhe ndërtime rezidenciale dhe turistike përgjatë bregdetit të Vjosë-Nartës. Mirëpo, kjo zonë përfshin një hapësirë të gjerë ligatinore, ku jetojnë, ndër të tjera, flamingo rozë, foka dhe breshka detare.

Në Zvërnec, banorët pretendojnë gjithashtu pronësinë mbi tokat e përfshira në projektin e kompleksit luksoz. Për shqiptarët, ky projekt ilustron afërsinë shqetësuese mes pushtetit politik dhe interesave private.

I lindur më 30 maj 2026 në Zvërnec, “revolucioni i flamingove rozë” bëri që disa mijëra njerëz të protestonin në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, për të bërë që zëri i tyre të dëgjohej.

“Flamingot rozë” kërkojnë dorëheqjen e qeverisë. Ata dëshirojnë gjithashtu shfuqizimin e një ligji të vitit 2024, i cili lejon ndërtimin e strukturave turistike luksoze në zonat e mbrojtura.

Flamingot rozë bashkojnë zemërimin e të rinjve

Mesi i tetorit shënon një tjetër kthesë, me pjesëmarrjen masive të studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme në mobilizim. Më 14 tetor, dhjetëra mijëra të rinj protestojnë në Tiranë për të denoncuar rritjen e tarifave të shkollimit, kushtet dhe kostot e studimeve, mangësitë e sistemit shëndetësor dhe mundësitë e pakta për punësim pas përfundimit të studimeve. Pjesëmarrja e tyre i jep protestës një dimension të ri shoqëror dhe brezor.

Për Anën, një nga të rejat shqiptare që dëshmon për France Inter, kryeministri është përgjegjësi kryesor për krizën: “Edi Rama e ka shndërruar këtë vend në një diktaturë. Sot jetojmë në një oligarki, ku njerëzit e afërt me të janë bërë miliarderë, ndërsa populli nuk arrin dot as të mbyllë muajin.”

Mosbesimi ushqehet gjithashtu nga çështja e Belinda Ballukut, ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës. Më 20 tetor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) formalizoi ndaj saj disa akuza: korrupsion, pastrim parash dhe parregullsi në dhënien e kontratave publike.

Faktet, të cilat Balluku i kundërshton, lidhen veçanërisht me dy kontrata ndërtimi me një vlerë totale prej më shumë se 200 milionë eurosh. Shqiptarët kërkojnë burgosjen e saj, duke e kthyer këtë çështje në një simbol të korrupsionit në majat e shtetit.

Rrugët përfshihen nga flakët e zemërimit, ndërsa pushteti mbetet i palëkundur

Ndërsa shumë tubime zhvillohen në mënyrë paqësore, disa marshime shoqërohen me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Dëshmitë dhe pamjet filmike flasin për dhunë policore dhe ndalime të kundërshtuara.

Më 24 tetor, disa organizata të shoqërisë civile, avokatë dhe qytetarë paraqitën një kallëzim pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke kërkuar shqyrtimin e më shumë se 180 rasteve të veprimeve të paligjshme.

Bilanci njerëzor dëshmon për dhunën e përplasjeve. Deri më sot, thuhet se janë plagosur rreth 350 persona, mes tyre “200 policë”, pretendon ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Demo. Megjithatë, këto shifra mund të mos pasqyrojnë numrin e plotë të viktimave, pasi përllogaritja përfshin vetëm personat që kanë marrë ndihmë në institucionet shëndetësore të evidentuara.

Edi Rama, nga ana e tij, përjashton kategorikisht mundësinë e dorëheqjes. Pasi i ka shpërfillur kërkesat e tyre për 140 ditë, ai u bën thirrje studentëve për “dialog”, të cilit studentët nuk i besojnë më për shkak të korrupsionit. Kryeministri akuzon aktorë të huaj se po nxisin trazirat dhe e paraqet protestën si një kërcënim për ambiciet evropiane të vendit.

Për të shtypur protestat, ai deklaroi se ishte frymëzuar nga projektligji francez “casseurs-payeurs” (shkatërruesit paguajnë), i miratuar së fundmi nga Senati. Tashmë, qeveria shqiptare mund t’u vendosë një gjobë prej 6 000 dollarësh – gjashtëfishi i pagës mesatare mujore – personave të pranishëm në një protestë që degjeneron në akte dhune, edhe nëse ata vetë nuk kanë kryer asgjë. Në Francë, gjoba mund të arrijë deri në 10 000 euro për person, nëse projektligji miratohet nga Asambleja Kombëtare.

Ndërkohë, opozita vijon aksionet e saj. Më 29 tetor, deputetë të Partisë Demokratike të Sali Berishës penguan zhvillimin e një seance parlamentare duke hedhur tymuese. Dy ditë më vonë, mijëra persona protestuan në Tiranë, duke kërkuar largimin e Ramës./Dosja.al

Le Releve et la Peste protestat ne shqiperi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin