16 November 2026, 09:31
Nga G.M
Gandhi Eisenkot dhe Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Një skandal i ri politik ka tronditur Izraelin, pas dyshimeve se bashkëpunëtorë të kryeministrit Benjamin Netanyahu kanë tentuar të ndikojnë në procesin zgjedhor përmes akuzave të pabazuara ndaj aktivistëve të një partie arabe. Reagimi më i ashpër erdhi nga Gandhi Eisenkot, kundërshtari politik i Netanyahut dhe i mandatuar për formimin e qeverisë së re, i cili kërkoi largimin e menjëhershëm të kryeministrit.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në prag të zgjedhjeve të 27 tetorit, shefi i stafit të Netanyahut, Ido Norden, kishte kontaktuar policinë përmes një personi që pretendonte se dispononte informacione për parregullsi zgjedhore. Si pasojë, tre aktivistë të partisë arabe Raam u arrestuan nën dyshimin për blerje votash. Megjithatë, ata u liruan pasi informacioni mbi të cilin u mbështetën arrestimet u konsiderua i pabazuar.
Eisenkot e cilësoi këtë çështje si kërcënim serioz për demokracinë izraelite dhe kërkoi hetim të menjëhershëm. Nga ana tjetër, zyra e Netanyahut i hodhi poshtë akuzat, duke i cilësuar pretendimet të pavërteta. Edhe partia Likud reagoi ashpër ndaj Eisenkotit, duke e akuzuar për sulme politike.
Skandali shpërthen në një moment vendimtar për Izraelin, ndërsa vijojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re. Partitë arabe mund të luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e shumicës parlamentare, duke e bërë edhe më të tensionuar përballjen mes kampeve politike./Dosja.al
Gandhi Eisenkot
Bota
16 November 2026, 09:30
E.d
Anthropic
Viti 2026 duhej të ishte viti kur investimi trilionë dollarësh i Wall Street-it në inteligjencën artificiale do të fil...
Bota
16 November 2026, 09:13
G.M
Abdelmadjid Tebboune
ALGJERI- Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, ka paralajmëruar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake kund&eu...
Bota
16 November 2026, 09:09
G.M
Jensen Huang
SHBA- Jensen Huang po shqyrton mundësinë e rikthimit në drejtimin e Nvidia-s, vetëm pak ditë pasi u largua nga po...
Bota
16 November 2026, 08:52
G.M
José Maria Neves
KEPI I GJELBER- José Maria Neves është rizgjedhur president i Kepit të Gjelbër për një mandat t&e...
Bota
16 November 2026, 08:48
G.M
pamje
TAJLANDË- Një tragjedi e rëndë është regjistruar të hënën në mëngjes në Phuket të Tajla...
Bota
16 November 2026, 08:42
G.M
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky (në qendër), i cili mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin të Irl...
Bota
16 November 2026, 08:34
G.M
pamje
RUSI- Ukraina ka ndërmarrë një sulm të ri ndaj urës së Krimesë, strukturës strategjike që lidh territorin r...
Bota
16 November 2026, 08:25
E.d
Holger Münch
Kur kreu i Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) flet për situatën e sigurisë në Gjermani, kjo ndon...
Bota
16 November 2026, 08:05
E.d
Abelardo de la Espriella
KOLUMBI- Abelardo de la Espriella përballet me reagime pas publikimit të videove ku fyen të arrestuarit gjat&e...
Bota
16 November 2026, 07:55
G.M
foto ilustruese
BOTË- Një rritje e jashtëzakonshme e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë të krijuara përmes inte...