Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore për të kufizuar lëvizjen e protestuesve(VIDEO)
Pas marshimit në disa akse kryesore rrugore të Tiranës protestuesit tashmë janë zhvendosur përballë Kryeministrisë
21 November 2026, 17:22Nga E.M
TIRANË- Pas marshimit në disa akse kryesore rrugore të Tiranës protestuesit tashmë janë zhvendosur përballë Kryeministrisë.Ndërkohë policia ka vendosur kordone në disa rrugë për të kufizuar lëvizjen e protestuesve, ndërsa marshimi po vijon pa incidente.
Protestuesit kanë marshuar fillimisht në Rrugën e Kavajës, ku janë përballur me një kordon policie që u ka penguar avancimin. Pas bllokimit, turma ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer drejt qendrës së Tiranës, duke vijuar protestën në formë marshimi.
Pas bllokimit të qarkullimit në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë vijuar lëvizjen në rrugët e kryeqytetit. Fillimisht u raportua se destinacioni i tyre ishte selia e PS, por më pas itinerari u ndryshua.
Mes forcave policore protestuesit vijojnë thirrjet e tyre për dorëheqjen e qeverisë përpara Kryeministrisë ./Dosja.al
Pamje nga protesta
TIRANA- Pedagogu Ervin Goci ka komentuar protestën dhe zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste, duke pretenduar se pakë...