LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikohen DOKUMENTET/ Rindërtimi i shtëpive nga tërmeti i 26 nëntorit, procedura e tenderit përjashton nga gara kompanitë

3 May 2020, 10:50 Nga DOSJA

Open Procurement Albania publikon Prokurimet 9.4 miliard lekë (76,42 milion Euro) për Shtëpi dhe Shkolla të dëmtuara nga Tërmeti. Qeveria përzgjedh Procedurë të Kufizuar duke shmangur konkurrimin ofertimin e Hapur. Nuk respektohet afati 20 ditor për dorëzimin e kërkesës nga konkurrentët e interesuar.

Qeveria Shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka shpallur kontraktime me vlerë 9 400 410 141 (nëntë miliard e katërqind milion e katërqind e dhjetë mijë e njëqind e dyzet e një) Lekë. E konvertuar në Euro vlera është 76,42 milion Euro). Objekt tenderi për Ndërtim Shtëpi dhe Shkolla në qarqet e prekura nga Tërmeti (Nëntor 2019). Financimi është nga Buxheti i Shtetit. Procedura është E kufizuar (jo e hapur).

Kjo procedurë parashikon që palët e interesuara të dërgojnë një kërkesë pranë autoritetit dhe më pas autoriteti përzgjedh kualifikon të interesuarit në bazë kriteresh dhe Jo Oferte. Kompanitë apo operatorët e përzgjedhur njoftohen ti dorëzojnë autoritetit oferta dhe në këtë fazë autoriteti zgjedh ofertën më të mirë. Kjo procedurë jo e hapur është e parashikuar nga Ligji për Prokurimet Publike (ligji 9643 neni 31) Ligji paracakton që Procedura e tillë mund dhe duhet të përdoret vetëm në raste kur është e domosdoshme të behet dallimi ndërmjet fazës së përzgjedhjes ku trajtohet kualifikimi i kandidatëve dhe fazës së përcaktimit të operatorit fitues ku shqyrtohet oferta.

Procedura e Kufizuar, bëhet për raste të veçanta dhe kërkon arsyetim ligjor dhe duke bërë paranjohje të ofertuesve (përmes fazës së përzgjedhjes) procesi parashikohet me më shumë risk për defekte të konkurrencës dhe eficensës së ofertës kundrejt rasteve me Procedurë të Hapur. Autoriteti kontraktor do të duhet të bëjë me kujdes arsyetimin se përse ka zgjedhur këtë procedurë, argument që nuk gjendet në pjesën për akses publik të dokumentacionit të tenderëve, dhe as në ndonjë relacion të Autoritetit Fondi Shqiptar për Zhvillim.

Lista e procedurave të shpallur me datat 10 dhe 11 Mars është si vijon:

Rindërtimi Shtëpive Individuale në Zonat e Prekura nga Tërmeti. Në kuadër të procesit të Rindërtimit. Referencë e kësaj procedure REF – 53475-03-09-2020 me fond limit 5 225 192 288 (pesë miliard e dyqind e njëzet e pesë milion e njëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) lekë. Objekti i Marrëveshjes kuadër përfshin rindërtimin e shtëpive individuale sipas projekteve model (1+1, 1+2, 1+3) në territorin e bashkive Durrës, Kamzë, Kavajë, Rrogozhinë, Krujë, Kurbin, Lezhë. Mirëdita, Shijak dhe Vorë. Sipas dokumentit Standard Rindërtimi i Shtëpive mund të bëhet në mënyrë të grupuar ose veç e veç në shtëpitë ekzistuese sipas përcaktimi të shesheve të ndërtimit të caktuara në Planet e Detyruara Vendore. Autoritet Prokurues është Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Palët e interesuara kanë vetëm nëntë ditë kalendarike (jo ditë pune) për të dorëzuar kërkesën. Bazuar në Ligjin 9643 dhe 34 të VKM 914 rezulton se afati për dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrje është 20 ditë. Kriter të cilin Autoriteti nuk e ka respektuar duke rrezikuar procedurën. Data e dorëzimit është vendosur në kundërshtim me afatin 20 ditor. Në pasaportën e këtij prokurimi tek Open Procurement Albania do të gjeni dokumentet e aksesueshme për publikun. 

Po njësoj të shpallur në datën 17 Mars është një procedurë me Lote me vlerë fond limit total prej 4,175,217,853 (katër miliard e njëqind e shtatëdhjetë e pesë milion e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa tvsh. Buxheti i vënë në dispozicion për vitin 2020 është 1,043,804,463 lekë pa TVSH. Lotet janë si vijon:
Loti 1. Rindërtimi i Objekteve Arsimore në zonat e prekura nga tërmeti me Burim Financimi është Fondi I Rindërtimit në Buxhetin e Miratuar me Vendim Nr 212 datë 11. 03. 2020 Për përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore. Vlera fond limit pa TVSH është 511 405 370 Lekë (pa TVSH).

Loti 2. Me Objekt Rindërtimi i Objekteve arsimore Bashkia Krujë, vlera 490 413 615 Lekë pa TVSH , Objektet e përfshira në Lotin 2 janë Shkolla 9vjecare e bashkuar Selman Daci, Shkolla 9 vjeçare dhe Kopshti Ramazan Jangozi, Shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Kastriot Derveni, Shkolla 9 vjeçare Gjon Luka Luz me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 10 691 m2. Data e shpalljes 17 Mars data për dorëzimin është 27 Mars.

Loti 3. Objekti i Rindërtimit të Objekteve arsimore Bashkia Durrës 1 vlera 845 723 696 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 3 janë: Shkolla 9vjecare dhe kopshti Bedrie Beziqi, Kopshti Met Hasa, Shkolla 9 vjeçare Neim Babameto, shkolla 9 vjeçare dhe kopshti Qemal Mici, Shkolla 9 vjeçare Hasan Koci me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 438 m2. Link

Loti 4. Objekt Rindërtim i objekteve arsimore Bashkia Durrës 2, vlera 850 692 969 lekë. Objektet arsimore të përfshira në lotin 4 janë Shkolla Shaqe Mazreku, Shkolla e Mesme e bashkuar Rexhep Mezini, Shkolla 9 vjecare dhe kopshti Adem Gjeli, shkolla 9 vjeçare Xhelal Shtufi Shkafanaj, Shkolla 9 vjeçare Njazi Mastori 2+3, shkollafillore dhe kopshti, Shkolla 9 vjeçare Vëllezërit Haradinaj me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 18 545 m2. 

Loti 5. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kavajë dhe Rrogozhinë, vlera 414 766 205 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 5 janë: Shkolla profesionale Charles Teleford Erickson, shkolla 9 vjeçare Shtodher, shkolla profesionale26 marsi, konvikti Golem, shkolla 9 vjeçare Gosë, shkolla fillore dhe kopshti Vilë Bashtovë me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9041 m2.

Loti 6. Objekti Rindërtimi I Objekteve arsimore Bashkia Kamëz, vlera 621 757 340 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 6 janë shkolla 9 vjeçare Halil Coka, shkolla e mesme Sulejman Elezi, Kopshti Niko Hoxha, kopshti Lidhja e Prizrenit Paskuqan, Kopshti Halit Coka me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjithë objekteve afërsisht 13 555 m2. Link

Loti 7. Objekti Rindërtimi i objekteve arsimore Bashkia Vorë e Shijak, vlera 440 458 658 Lekë pa TVSH. Objektet arsimore të përfshira në lotin 7 janë: Shkolla 9 vjeçare Ramazan Subashi, Shkolla 9 vjeçare Ahmetaq, Kopshti Kodër Berxullë, Kopshti Marqinet, Shkolla vjeçare Lidhja e Prizrenit, Shkolla e mesme gjimnazi 16 shtatori, kopshti nr 1, kopshti Vlashaj, Shkolla e Mesme Kajo Karafili me sipërfaqe totale ndërtimi të të gjitha objekteve afërsisht 9 602 m2.

Të nderuar miq, urojmë të jeni mirë dhe të sigurt në këto javë të vështira të Pandemisë Covid 19. Stafi ynë që prej datës 10 mars po aplikon punë nga shtëpia. Secili nga ne punon i sigurt në kushte vetë izolimi në një komunikim online me njëri tjetrin, bashkëpunëtorët dhe target grupet tona. Në këto ditë të vështira ne vijojmë të çlirojmë hapi të dhëna, të bëjmë transparencë dhe vlerësim risku për pagesa dhe kontraktime publike për të forcuar informim, transparencë dhe llogaridhënie publike. Sllogan për Ne: Follow the Tax Payer Money.

Marrë nga AIS.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet open procurement albania open procurement albania


Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin