Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Publikohet fotoja, kjo është makina që blenë vëllezërit Jamaku për të ndjekur biznesmenin Gjon Mena, pas atentatit me tr
20 April 2021, 14:24Nga DOSJA
TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon makinën ngjyrë gri të llojit “Ford Fiesta”, të cilën Enver dhe Ermond Jamaku e blenë për të ndjekur hap pas hapi shënjestrën e tyre, biznesmenin Gjon Mena. Mjeti, sipas kronikës së publikuar në emisionin “Uniko”, është gjetur në Xibër të Matit, aty ku dhe janë larguar autorët pas atentatit që i bënë Menës.
Policia ka shkuar në këtë zonë për të marrë mjetin, pasi u arrestuan Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, ose më saktë pas dëshmisë që dha ky i fundit pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Për tritolin e vendosur në makinën e Gjon Menës në Kamëz janë arrestuar Gjergj Cukali, si organizatori i ngjarjes dhe urdhërues, si dhe kushërinjtë Enver dhe Ermond Jamaku si ekzekutorë të porosisë.
Çfarë ndodhi më 9 shkurt?
Mëngjesin e datës 9 shkurt, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMW X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Organizatori Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet e thelluara për një tjetër kandidat që garon në zgjedhjet e 25 prillit. Në shkresën e pub...
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, jep lajmin se nuk do të ndalohet lëvizja në nivel kontinental e atyre personave që nuk kanë bërë ...
TIRANË– Ambasada amerikane i është përgjigjur Prokurorisë së Tiranës lidhur me informacionet e kërkuara lidhur me kandidatin për deputet, Tom Doshi. Për Do...
Gazetari Artan Hoxha, foli në “ABC” për ngjarjen në Kavajë ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së, Bledar Okshtuni.Gazetari theksoi se arsyet që kanë shkaktuar k...
TIRANË– Këshilli Shqiptar i Mediave ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit ku prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e serverave të Lapsi.al.KSHM e konsideron k...
TIRANË–Ditën e sotme nis vaksinimi i punonjësve të transportit ajror. Kjo vjen pas vaksinimit të operatorëve turistikë.Në Shqipëri kanë mbërritur 50 mijë d...
TIRANË-Drejtues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bërë kallzim penal mbrëmjen e djeshme në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Be...