"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Publikohet progres-raporti/Varhelyi: Shqipëria ka bërë progres në reforma
19 October 2021, 13:23Nga DOSJA
BRUKSEL– Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka prezantuar sot progres-raportin e KE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.
Në fjalën e tij hapëse Varhelyi tha se shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar impakt neagtiv. Ai ka vlerësuar arritjet e vendit tonë në luftën kundër krimit si dhe realizimin e disa reformave tërëndësishme.
“Shtyrja e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar impakt negativ. Duhet zgjidhur problemi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet. Është e rëndësishme që këtë ta kuptojnë edhe vendet e BE. Që të nisim dhe konferencën e parë ndërqeveritare. Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të kalojmë te Mali i Zi, ku janë hapur kapitujt të negociatave. Nuk mund do të mbyllen kapitujt, kjo është pjesë e metodologjisë së re. Mali i Zi duhet të shtojë përpjekjet, siç është liria e shtypit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Serbia duhet të forcojë pavarësinë e gjyqësorit, kjo duhet të bëhet brenda këtij viti. Falënderoj Tanja Fajon për misionin e përmbushur për dialogun Serbi-Kosovë. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma, në luftën kundër korrupsionit.
Zgjedhjet janë organizuar në përgjithësi mirë. Janë arritur rezultate në luftën kundër krimit të organizuar. Liderët politikë duhet të japin mbështetjen e tyre për dialogun në reformën në gjyqësor dhe në zbatimin e ligjit. Kosova ka qeverinë e saj të re që u përcaktua në zgjedhjet e shkurtit. Është me rëndësi që të shënojë progres në luftën kundër korrupsionit. Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për lehtësimin e vizave. BE ka mundësuar dialog mes Kosovës dhe Serbisë.
Sa i përket Turqisë BE është i gatshëm të angazhohet me të për të rritur bashkëpunimin në disa fusha. Turqia duhet të përmbushë detyrat e saj. Kjo është në interes të përbashkët të të dyja palëve. Uroj të angazhohemi në fusha të tjera me të. Ajo duhet të bëjë më shumë në fushën e të drejtave të njeriut dhe korrupsionit. Turqia vijon një rol të rëndësishëm për sa i përket emigracionet pasi marrë një numër të madh refugjatësh. Kjo ka ndodhur edhe falë një marrëveshjeje mes nesh. Ne do të japim ndihmën tonë për situatën në kufi. Ashtu sikurse e keni parë nga paketa ka progres kudo. Roli juaj ka qenë i rëndësishëm. Kemi parë zgjedhje me standarde. Falënderoj të gjithë për punën që keni bërë për të dhënë rezultate.”, tha ai.
TIRANË– OSHEE ka njoftuar se në disa zona të kryeqytetit do të ndërpritet energjia elektrike. Në njoftim thuhet se në zonat e Selitës dhe Valiasit en...
TIRANË– Sot është dita e dytë e zhvillimit të mësimit në Universitete, ku nuk lejohet futja e studentëve të pa vaksinuar. Vetë të rinjtë kanë kërkuar...
TIRANË– Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se ora policore nuk do të ketë ndryshime. E pyetur ditën e sotme në programi...
TIRANË– Mbrëmjen e sotme, do të ketë devijim të trafikut në Unazën e Re. Ky devijim do të vijë për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Re. Aut...
DURRËS– Një anije e marinës amerikane ka ndaluar dje në Durrës për furnizim me karburant.Ajo i përket Marinës Amerikane dhe shërben për transport paj...
TIRANË– Rufan Rama, babai i Aldi Ramës që vrau nënkomisarin e policisë Saimir Hoxha dhe më pas u vetëflijua ka deklaruar se do të marrë hak për të bi...