2 November 2026, 16:29
Nga G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një grabitje e armatosur u regjistrua paraditen e sotme në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Një person i maskuar dhe i veshur me të zeza ka hyrë në ambientet e bankës, ku ka kërcënuar me armë rojën private dhe më pas është drejtuar te arka, prej nga dyshohet se ka marrë një shumë parash, vlera e së cilës ende nuk është bërë e ditur.
Ngjarja u regjistruar rreth orës 10:45, ndërsa autori mbante në kokë një skafandër, kishte veshur rroba të zeza, doreza si dhe mbante me vete një çantë krahu. Në momentin që ka hyrë në bankë, ai i ka drejtuar armën rojës, i cili është tërhequr në hollin e bankës. Pas kësaj, grabitësi është drejtuar menjëherë drejt arkës, ku dyshohet se ka marrë paratë. Ndërsa pas grabitjes, ai është larguar nga vendngjarja me një skuter elektrik.
Kjo ka ndihmuar hetuesit të përqendrohen te kamerat e sigurisë përgjatë rrugëve përreth bankës, për të mësuar intinerarin që autori ka ndjekur. Grupi hetimor ka marrë në pyetje arkëtaren dhe rojën private që ndodheshin në bankë gjatë grabitjes, teksa policia mbajti të bllokuara për disa orë ambientet e bankës dhe zonën përreth, për të kryer veprimet hetimore dhe për të monitoruar vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk është përcaktuar shuma e parave që dyshohet se është marrë nga grabitësi, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e tij./Dosja.al
grabitje
Aktualitet
2 November 2026, 16:12
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Shaban Brika, një prej protestuesve që prej ditësh është bërë i njohur për mbajtjen e...
Aktualitet
2 November 2026, 16:06
E.d
Banka
TIRANA- Një filial i Raiffeisen Bank, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, është bërë objekt ...
Aktualitet
2 November 2026, 15:36
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët janë rikthyer përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar kundërshtimin ndaj qeverisë s&eum...
Aktualitet
2 November 2026, 15:26
E.d
Vlora Hyseni
TIRANA- Seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror...
Aktualitet
2 November 2026, 15:21
E.d
Pamje
GJILAN- I dyshuari për vrasjen e rëndë të një 27-vjeçari dhe foshnjës së tij në fshatin Demiraj të G...
Aktualitet
2 November 2026, 15:13
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve është zhvendosur pasditen e kësaj të hëne përpara godinës së Kryeministris&eu...
Aktualitet
2 November 2026, 14:58
E. D
BULQIZË- Investimi prej 330 mijë eurosh i financuar nga Bashkia e Bulqizës për sistemim asfaltimin e rrugës së lagjes &ldquo...
Aktualitet
2 November 2026, 14:50
E. D
TIRANË- Kostoja e jetesës, mungesa e mundësive ekonomike, problemet në arsim dhe pakënaqësitë me qeveritë kanë...
Aktualitet
2 November 2026, 14:46
E.M
TIRANË- E bija e diplomatit të ndjerë Bashkim Zeneli, Valbona Zeneli, ka mbajtur një fjalim emocionues ditën e sotme në homa...
Aktualitet
2 November 2026, 14:39
E.M
TIRANË- Një grup studentësh në Tiranë kanë marshuar drejt Kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kr...