LIVE UPDATES
Editorial

Qeveria shqiptare të shfuqizojë Traktatin e Miqësisë me Rusinë

5 March 2020, 07:27 Nga DOSJA
Qeveria shqiptare të shfuqizojë Traktatin e Miqësisë me

TIRANË– Që skeletet në dollapet e mëkateve të qeverive dhe të diplomacive nuk mund të rrinë gjithmonë të fshehur u dëshmua në Moskë në datën 26 Shkurt. Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, hapi dollapin shqiptar të skeleteve dhe hodhi në tavolinë skeletin e Traktatit të Miqësisë dhe të Bashkëpunimit midis Rusisë dhe Shqipërisë, të sigluar në Tiranë në 8 Dhjetor 2004. Shefi i diplomacisë ruse deklaroi në konferencën e përbashkët të shtypit me kryeministrin shqiptar se “Në vitin 2004, kur sapo isha emëruar ministër i Jashtëm, kam bërë një vizitë në Tiranë, ku bashkë me ministrin e Jashtëm shqiptar Kastriot Islami ne sigluam Traktatin e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit. Traktati që atëhere nuk është nënshkruar, por ai ekziston, është gati. Ne plotësisht mund ta vemë atë në veprim”.

U duk qartë se ministri i Jashtëm rus zuri në befasi si vizitorin shqiptar, ashtu dhe qarqet diplomatike atlantike, të cilat duket kanë harruar se një shtet anëtar entuziast i NATO-s mban në dollapin shtetëror një Traktat Miqësie të sigluar me shtetin rus, të cilin NATO e klasifikon si kërcënim dhe rrezik për Perëndimin. Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Rusisë dhe Shqipërisë është sigluar, që do të thotë se mban në çdo faqe të tij firmat e ministrave të jashtëm Sergej Lavrov dhe Kastriot Islami dhe nga pikëpamja diplomatike quhet punë e përfunduar midis Ministrive të Jashtme të të dy vendeve dhe pret nënshkrimin përfundimtar ceremonial të dy presidentëve ose dy kryeministrave. Traktati i sigluar me Rusinë nuk është thjesht histori, por është një skelet apo një litar nëpër këmbë, nga i cili qeveria dhe diplomacia shqiptare duhet të çlirohen, sepse është absurde që Shqipëria shtet anëtar i NATO-s të ketë një hipotekë të rëndë te Rusia.

Ka plot enigma dhe rebuse çështja diplomatike e Traktatit të sigluar të Miqësisë midis Rusisë dhe Shqipërisë, që Ministria e Jashtme e Shqipërisë e firmosi me aq mendjelehtësi në vitin 2004. Propozimin për Traktatin e Miqësisë e ka bërë Rusia dhe Shqipëria u tregua e gatshme ta nënshkruante. Shqipëria pranonte një Traktat Miqësie me Rusinë, në kohën kur ishte shteti i parë ish-komunist, i cili zyrtarisht kishte aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO. Në vitin 1994 Shqipëria ishte anëtarësuar në programin e NATO-s “Partneritet për Paqe”. Në prill 1999 Shqipëria nga NATO kishte marrë MAP-in, “Plani i Veprimit për Anëtarësim”. Në vitin 2002 në Shqipëri ishte vendosur Zyra e NATO-s. Dhe megjithë këtë kurs të intensifikuar zyrtar drejt anëtarësimit në NATO, qeveria e Tiranës në anën tjetër siglonte Traktatin e Miqësisë me Rusinë. Çfarë tërheq vëmendjen? Për arsye jo fort të qarta kishte një ngutje të pazakonshme nga qeveria e Shqipërisë për t’i ngritur marrëdhëniet me Rusinë në nivelin më të lartë juridik e kontraktual.

Që lexuesi ta kuptojë më mirë këtë ngutje të qeverisë së Shqipërisë po përmendim se Shqipëria e sigloi Traktatin e saj me Rusinë 9 vjet përpara se Serbia ta nënshkruante Traktatin e Miqësisë midis Rusisë dhe Serbisë në vitin 2013. Vrapi diplomatik shqiptar drejt Rusisë ishte më i shpejtë se i Serbisë. Ngutej edhe Rusia, ambasadori i së cilës në Tiranë, V. Tonkin, në takimin me kryeministrin Fatos Nano në 27.11.2003, ende pa u sigluar Traktati, i bënte ftesën kryeministrit shqiptar që të shkonte në Moskë për të nënshkruar Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve. Shqipëria siglonte Traktatin e Miqësisë me Rusinë kur po nisnin bisedimet ndërkombëtare për statusin e Kosovës, ku Rusia ishte aktori kryesor pengues. Rusia kishte mbështetur agresionin kriminal të Serbisë së Millosheviçit kundër Kosovës. Rusia kishte dalë kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Rusia kishte vënë veton për rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB për ndërhyrjen ushtarake ndërkombëtare në Serbi, të propozuar nga Perëndimi për të ndalur agresionin serb dhe spastrimin etnik në Kosovë.

Megjithë këto faktorë e rrethana armiqësore të shtetit rus, që e bënin absurd pranimin e çdo propozimi për Traktat Miqësie me Rusinë, qeveria e Shqipërisë shkoi deri në siglimin e Traktatit midis dy ministrive të Jashtme. Për mjerimin e shtetit dhe të diplomacisë shqiptare nuk iu vu asnjë kusht dhe nuk iu kërkua asgjë Rusisë në tavolinën e tratativave si shkëmbim për këtë lëshim të jashtëzakonshëm me Traktatin. Nuk iu kërkua mbështetje për pavarësinë e Kosovës. Në fillim të vitit 2005 në një analizë me titull “Kosova dhe Traktati me Rusinë” kam shkruar lidhur me këtë çeshtje: “Shqipëria për Traktatin mund dhe duhet t’ia verë kusht Rusisë mbështetjen për çështjen e Kosovës. Përndryshe, një Traktat me një shtet si Rusia, që nuk ka dhënë gjatë historisë së vet cariste, komuniste e demokratike, asnjë provë miqësie ndaj shqiptarëve si komb dhe si shtet, nuk do t’i hynte në punë askujt”. (Libri “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës”, 2007, fq. 54.)

Siglimi i një Traktati Miqësie midis Shqipërisë dhe Rusisë hap një pikëpyetje të madhe historike mbi qeverinë dhe mbi diplomacinë e Shqipërisë, pikëpyetje e cila tani për tani ka vetëm një shpjegim: ndikimi i lobit rus në qarqet qeveritare dhe diplomatike shqiptare. Dramaticiteti i çeshtjes nuk ka të bëjë vetëm me aktin e gabuar të pranimit të Traktatit të Miqësisë. Dyshime të mëdha ngjall përmbajtja e këtij Traktati Miqësie të sigluar me Rusinë, i cili paraqet një përpjekje ruse për neutralizimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe një neglizhim të interesave jetike atlantike dhe perëndimore të vendit. Burime kompetente të MPJ të Shqipërisë bëjnë të ditur se në nenin 1 të këtij Traktati Shqipëria dhe Rusia shpallin se e konsiderojnë njera-tjetrën shtete mike.

Vështirë të gjesh enigmën e këtij detyrimi kontraktual të Shqipërisë ndaj Rusisë. Sipas burimeve të mësipërme të MPJ të Shqipërisë, neni 3 i Traktatit me Rusinë kërkon që secila palë nuk përdor vetë dhe nuk lejon që territori i saj të përdoret për qëllime agresioni ose veprime të tjera armiqësore kundër palës tjetër. Madje neni 3 kërkon që në rast se një nga palët bëhet objekt sulmi të armatosur, pala tjetër nuk i jep agresorit asnjë lloj ndihme ushtarake ose të ndonjë lloji tjetër.

Është vështirë të gjesh nen dhe formulim më skandaloz, i cili haptazi ndalon anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Është një nen bllokues, të cilin Rusia e ka vendosur si kusht në traktat pikërisht për të shfuqizuar veprimin e nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s, sipas të cilit sulmi kundër një shteti anëtar është sulm kundër të gjitha shteteve anëtare. Shqipëria, e cila ishte në prag të anëtarësimit në NATO, i dorëzonte juridikisht Rusisë të drejtën që të refuzonte dhe të ndalonte NATO-n të përdorte territorin shqiptar në rastin e një konflikti të saj me Rusinë. Publikisht Moska nuk kishte dalë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, por me nenin e mësipërm të Traktatit të Miqësisë shvleftësonte çdo lloj anëtarësimi të Shqipërisë në NATO.

Nëse ky traktat miqësie do të ishte nënshkruar, do ta bllokonte anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, sepse Aleanca Atlantike nuk mund të pranonte anëtar një shtet, i cili kishte marrë detyrimin juridik ndaj një pale të tretë për të mos lejuar NATO-n të përdorë territorin e atij shteti në rast konflikti me Rusinë. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov u tregua i kursyer dhe nuk nxorri skeletin tjetër të dollapit të qeverisë dhe të diplomacisë shqiptare, që janë bashkëpunimi ushtarak dhe marrëveshja ushtarake me Rusinë. Sipas burimeve të MPJ të Shqipërisë neni 6 i Traktatit midis Shqipërisë dhe Rusisë thekson se palët ndërmarrin hapa për vendosjen e bashkëpunimit në fushën ushtarake.

Pra Traktati sanksionon bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën ushtarake, gjë që krijonte hapësirë për prani dhe rol ushtarak të Rusisë në Shqipëri. Ministri i jashtëm rus Lavrov zbuloi diçka më shumë në datën 8 Dhjetor 2004, kur në konferencën e përbashkët të shtypit në Tiranë me homologun shqiptar pas siglimit të Traktatit, deklaroi se “pala shqiptare po konsideron propozimet tona për bashkëpunimin ushtarako-teknologjik. Ka interesa nga pala shqiptare, kontakte midis strukturave përkatëse dhe ka një draft-marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak, i cili është përgatitur nga Rusia në përputhje me kërkesën e Shqipërisë”. Asnjëherë qeveria dhe diplomacia shqiptare nuk e sqaruan se çfarë është kjo marrëveshje ushtarake shqiptaro-ruse dhe cilat janë interesat e Shqipërisë për këtë bashkëpunim ushtarak, të cilat Tirana ia ka kërkuar Moskës që t’ia shkruajë pala ruse. Kjo do të thotë që bisedimet e dy ministrive të Jashtme për Traktatin e Miqësisë kanë pasur disa aspekte të panjohura për publikun shqiptar dhe që implikojnë interesa jetike të shtetit tonë.

Pyetja e madhe pa përgjigje, që del nga çështja e Traktatit të Miqësisë me Rusinë është se përse qeveritë e Shqipërisë nuk e shfuqizuan atë traktat pas anëtarësimit të vendit në NATO. Statusi dhe detyrimet e Shqipërisë si anëtare e NATO-s janë krejt në kundërshtim me angazhimet dhe detyrimet, që Shqipëria merrte në Traktatin e Miqësisë me Rusinë. Qeveritë shqiptare e futën skeletin në dollap dhe në mënyrë të gabuar gjykuan se duke e lënë në dollap, ai do të harrohej. Qeveritë dhe diplomacia shqiptare harruan se çdo projektmarrëveshje e sigluar ose e rënë dakord midis dy ministrive të Jashtme, pavarësisht se sa thellë dhe sa kohë e ke lënë në sirtar, është me motorr në gjendje pune, nëse palët nuk e kanë shfuqizuar, dhe mbetet si një precedent për qeveritë dhe diplomacitë pasardhëse.

Unë kam kërkuar disa herë edhe në rrugë zyrtare, dhe në rrugë publike, që Traktati i sigluar me Rusinë duhet të shfuqizohet dhe kam paralajmëruar se ekziston rreziku që dikush në Moskë apo në Tiranë mund të përpiqet në të ardhmen ta rivitalizojë Traktatin. Në një analizë të botuar në maj të vitit 2013 kam shkruar: “Nuk e di nëse në qeverinë e Shqipërisë ka ende zyrtarë të çmendur, që mendojnë të realizojnë Traktatin e dyshimtë të Miqësisë dhe të Bashkëpunimit mes Rusisë dhe Shqipërisë, i cili është sigluar në vitin 2004 dhe i cili ndodhet në frigoriferin e diplomacisë shqiptare, me rrezikun për t’u servirur kur kushtet do t’ua mundësojnë”. (Libri “Rusia ballkanike”, 2014, fq. 295).

Realizmin e këtij paralajmërimi e vërtetoi kërkesa publike pas 16 vitesh e ministrit të Jashtëm rus në 26 Shkurt 2020 në Moskë drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, kur i tha se “Traktati është gati dhe ta vemë në veprim”. Nga pikëpamja diplomatike dhe juridike, përderisa pala shqiptare e mban në frigorifer, do të thotë që ai është produkt që mund të përdoret, nëse palët bien dakord. Nga kjo premisë janë nisur të gjithë ambasadorët rusë në Tiranë, që njëri pas tjetrit gjatë 16 viteve kanë bërë presione të vazhdueshme mbi qeverinë dhe mbi diplomacinë shqiptare për të nënshkruar përfundimisht Traktatin e sigluar të Miqësisë.

Nja dy ministra të Jashtëm filorusë të MPJ të Shqipërisë kanë qenë të gatshëm që të nënshkruhej, edhe pasi Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, madje përqafuan edhe sugjerimin e ri rus që vetëm të nënshkruhej, pa le t’i vendosnin emrin “Deklaratë” në vend të fjalës “Traktat”. Falë frikës nga NATO, Tirana nuk guxoi të ndërmerrte hapin aventuresk të nënshkrimit të Traktatit me Rusinë, ndonëse në mënyrën më të habitshme ai u la efektiv në frigoriferin diplomatik.

Skelete të tilla të rrezikshme si Traktati i sigluar i Miqësisë midis Shqipërisë dhe Rusisë jo vetëm nuk duhen mbajtur në dollapet qeveritare dhe diplomatike, por duhen flakur jashtë konservimit menjëherë. Këshilla ime për qeverinë e Shqipërisë dhe për kryeministrin Edi Rama është që ta shfuqizojë një orë e më parë këtë Traktat të sigluar para 16 vitesh, duke dërguar një notë të qeverisë shqiptare në adresë të qeverisë ruse se për shkak të vjetërimit nga koha dhe për shkak të ndryshimeve, që kanë ndodhur në arenën ndërkombëtare, Traktati i sigluar në vitin 2004 konsiderohet i pavlefshëm dhe nul në marrëdhëniet midis dy shteteve.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama sergey lavrov edi rama sergey lavrov

Sondazh

Editorial 4 March 2020, 16:40

Albin Kurti, ne dhe amerikanët

Albin Kurti ka shansin historik të hapë një epokë të re në kulturën e qeverisjes së shqiptarëve. Midis së tjerash, kjo do të duket edhe në mënyrën sesi do të si...

Editorial 2 March 2020, 12:45

Ra kjo taksë e u pamë!

Uniteti me Hashim Thaçin e Edi Ramën për heqje të taksës dosido, nuk i bën nder LDK-së. Hiç e hiç Albin Kurtit. Andaj shpresoj që Kryeminis...

Editorial 29 February 2020, 14:36

Një kurs thjeshtësimesh logjike

1. Komisioni i ri evropian ka gjasa që javën e ardhshme ta emërojë një të dërguar të veçantë për Kosovën. Kështu qe ideja fillestare. Pastaj doli se i em...

Editorial 28 February 2020, 19:15

Një shpresë opozitare nga kështjella e Surrelit

Ishte për gratë seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Gratë u çuan të sulmonin të gjitha gratë që nuk ishin socialiste. Vetëm një grua doli ng...

Editorial 27 February 2020, 10:58

Dy fytyrat e faraonit

TIRANË- Historiani romak Salusti komentoi se mënyra se si shtetet krijohen përcakton mënyrën se si ato sundohen. Ky diktat mund të shihet si i vlefshëm edh...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin