LIVE UPDATES
Sport

Rafa Nadal drejt presidencës së Real Madridit? Hapi i parë është hedhur…

Legjenda e tenisit pritet të bëhet pjesë e Bordit Drejtues të klubit madrilen, një lëvizje që ka shtuar spekulimet për një rol të mundshëm në të ardhmen. Megjithatë, për të kandiduar për presidencën, Nadal duhet të plotësojë disa kushte të përcaktuara në statut.

6 November 2026, 12:30 Nga DOSJA

Rafa Nadal drejt presidencës së Real Madridit? Hapi i parë

SPANJE - Emri i Rafael Nadal po përmendet gjithnjë e më shumë në diskutimet për të ardhmen e presidencës së Real Madridit. Klubi njoftoi më 4 nëntor se do t’i propozojë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve emërimin e legjendës së tenisit në Bordin Drejtues, me ratifikimin që pritet të shqyrtohet më 21 nëntor.

Ky është një hap i rëndësishëm në marrëdhënien mes Nadalit dhe klubit madrilen, por nuk përbën një emërim si pasardhës i Florentino Pérez. Për momentin, tenisti spanjoll do të ketë mundësinë të njihet nga afër me mënyrën se si funksionon drejtimi i një prej klubeve më të mëdha në botë.

Fituesi i 22 titujve Grand Slam dhe dy medaljeve të arta olimpike gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Lidhja e tij e gjatë me Real Madridin, përkushtimi dhe imazhi që përfaqëson në sport janë disa nga arsyet që e kanë bërë emrin e tij të diskutohet si një kandidat i mundshëm për presidencën në të ardhmen.

Vetë klubi ka vlerësuar te Nadal konkurrencën, angazhimin dhe respektin për kundërshtarët, ndërsa njerëz pranë tij besojnë se përfshirja në Bord nuk është thjesht një rol simbolik, por një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e institucionit.

Çfarë duhet për t’u bërë president i Real Madridit?

Statuti i klubit përcakton kritere të qarta për kandidimin. Sipas nenit 40, një kandidat për president duhet të ketë të paktën 20 vite anëtarësim të pandërprerë në klub. Për postin e zëvendëspresidentit kërkohen 15 vite, ndërsa për anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues 10 vite.

Një tjetër kusht është paraqitja e një garancie bankare që mbulon të paktën 15% të shpenzimeve të buxhetuara të klubit, e mbështetur nga pasuritë personale të kandidatëve.

Nadal është anëtar nderi i Real Madridit që prej vitit 2011, me numrin 67.778. Nëse kjo periudhë llogaritet si anëtarësim i vlefshëm dhe i pandërprerë për kandidim, ai do të plotësonte kriterin 20-vjeçar në vitin 2031.

Statuti parashikon gjithashtu një procedurë të veçantë në rast se posti i presidentit mbetet përgjithmonë vakant: anëtarët e Bordit zgjedhin një prej tyre për të marrë drejtimin, ndërsa vendimi duhet të ratifikohet nga Asambleja e Përgjithshme.

Interesin për presidencën e Real Madridit Nadal nuk e ka fshehur asnjëherë, por gjithmonë ka treguar kujdes kur është pyetur për këtë mundësi. Në vitin 2024, gjatë një interviste për emisionin “El Objetivo” të LaSexta-s, ai pranoi se do të ishte i emocionuar nga një rol i tillë, por theksoi se nuk ishte pjesë e planeve të tij në atë moment.

Edhe në maj të vitit 2026, Nadal u distancua nga zërat që e lidhnin me një kandidaturë të mundshme të Enrique Riquelme. Ai shprehu respektin për Florentino Pérez dhe u shpreh se ishte i përqendruar te projektet e tij, pa e mbyllur plotësisht derën për të ardhmen.

Për momentin, përfshirja në Bordin Drejtues është vetëm hapi i parë. Nëse kjo marrëdhënie do të shndërrohet një ditë në një kandidaturë për presidencën, do të varet nga vendimi personal i Nadalit, plotësimi i kritereve statutore dhe mbështetja që do të gjejë brenda klubit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin