LIVE UPDATES
Sport

Pasaporta shqiptare po, por jo domosdo Kombëtarja kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Rasti më i komplikuar është ai i portierit italian të Cagliarit. Caprile u pajis me pasaportë shqiptare përmes lidhjes me partneren e tij shqiptare, por nuk ka prejardhje apo lidhje gjaku me Shqipërinë. Pikërisht këtu nis problemi, pasi marrja e shtetësisë nuk përkthehet automatikisht në të drejtën për të përfaqësuar një kombëtare

6 November 2026, 11:27 Nga DOSJA
Pasaporta shqiptare po, por jo domosdo Kombëtarja kuqezi, dy mungesa

Nga Endi Tufa

TIRANE - Pasaporta shqiptare nuk është një biletë automatike për të veshur fanellën kuqezi. Këtë po e konfirmojnë dy raste të ndryshme, por me të njëjtin përfundim për momentin: as Elia Caprile dhe as Amar Gerxhaliu nuk do të jenë pjesë e grupit që Rolando Maran do të grumbullojë për ndeshjet e nëntorit.

Rasti më i komplikuar është ai i portierit italian të Cagliarit. Caprile u pajis me pasaportë shqiptare përmes lidhjes me partneren e tij shqiptare, por nuk ka prejardhje apo lidhje gjaku me Shqipërinë. Pikërisht këtu nis problemi, pasi marrja e shtetësisë nuk përkthehet automatikisht në të drejtën për të përfaqësuar një kombëtare. Pengesa lidhet me rregulloret e FIFA-s dhe kriteret që përcaktojnë se kur një futbollist mund të përfaqësojë një shtet me të cilin nuk ka lidhje familjare apo territoriale.

Në rastin e Capriles, pasaporta shqiptare nuk mjafton për të përmbushur këto kushte dhe rruga drejt Kombëtares mund të jetë shumë më e vështirë nga sa është menduar fillimisht. Për këtë arsye, nuk përjashtohet një betejë e gjatë administrative dhe ligjore për të provuar pranueshmërinë e tij. Në fakt, çështja e portierit italian lidhet me një fenomen që futbolli ndërkombëtar po përpiqet ta frenojë prej vitesh: “nationality shopping”. Ky është fenomeni kur futbollistët ndryshojnë shtetësinë sportive për të përfaqësuar një kombëtare me të cilën nuk kanë lidhje të mirëfilltë, duke përfituar nga mundësitë që ofron natyralizimi.

FIFA ndërhyri në këtë drejtim me ndryshimet e miratuara në vitin 2020, duke përcaktuar më qartë kriteret për ndryshimin e përfaqësueses dhe duke kërkuar një lidhje reale me vendin që lojtari dëshiron të përfaqësojë. Sipas nenit 7 të Rregullores për Zbatimin e Statutit të FIFA-s, në rastet kur mungojnë lidhjet familjare me vendin, një nga kriteret është qëndrimi i vazhdueshëm për të paktën pesë vite në territorin e tij pas mbushjes së moshës 18 vjeç.

Një shembull domethënës i këtij problemi vjen nga futsalli. Azerbajxhani, ashtu si disa përfaqësuese të tjera, kishte ndërtuar një pjesë të skuadrës mbi futbollistë brazilianë të natyralizuar. Por çështjet e pranueshmërisë së këtyre lojtarëve sollën kontrolle më të rrepta mbi kriteret e FIFA-s. Në një procedurë disiplinore të UEFA-s, pas një proteste të Rumanisë ndaj Azerbajxhanit, u ngrit pikërisht çështja e mungesës së provave për plotësimin e kriterit të qëndrimit pesëvjeçar në vend. Rasti tregoi se pasaporta dhe shtetësia e re nuk mjaftojnë për të fituar automatikisht të drejtën e përfaqësimit. Pra, nuk bëhet fjalë për një rregull krejt të ri të UEFA-s, por për një zbatim më rigoroz të kritereve ekzistuese të FIFA-s, që synojnë të parandalojnë përfaqësimin e një kombëtareje vetëm përmes marrjes së një pasaporte. Pikërisht ky është edhe thelbi i vështirësisë që mund të hasë Caprile.

Ndryshe është situata e Amar Gerxhaliut. Mbrojtësi me origjinë nga Kosova nuk ka një pengesë të ngjashme rregullatore me atë të portierit italian. Ai është i pajisur me dokumentacionin shqiptar, por për momentin nuk bën pjesë në preferencat e trajnerit Rolando Maran. Mosgrumbullimi i tij lidhet me zgjedhjet tekniko-taktike të stafit dhe jo me ndonjë problem të njohur përfaqësimi.

Ndërkohë, lista e nëntorit pritet të sjellë edhe dy zhvillime të tjera. Ivan Balliu nuk pritet të jetë pjesë e grupit kuqezi. Mbrojtësi duket se e ka mbyllur kapitullin me Kombëtaren dhe pritet vetëm që ta zyrtarizojë personalisht tërheqjen përfundimtare nga Shqipëria. Lajmi pozitiv vjen nga Thomas Strakosha. Portieri i AEK-ut pritet të rikthehet në listën e Maranit, pasi ka nisur prej disa ditësh stërvitjen me skuadrën greke.

Madje, ai ishte në stol në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, duke dhënë sinjale pozitive për rikuperimin e tij. Pra, në prag të publikimit të listës zyrtare në orën 12:00, Maran ka përpara disa vendime interesante: dy futbollistët e pajisur me pasaportë shqiptare mbeten jashtë, Balliu është pranë lamtumirës, ndërsa Strakosha rikthehet në dispozicion.

 

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...