LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Rafineria e Ballshit, historia e uzinës së ngritur mbi vuajtje dhe shfrytëzim

25 February 2020, 11:30 Nga DOSJA
Rafineria e Ballshit, historia e uzinës së ngritur mbi vuajtje dhe

BALLSH- Është e pamundur të të mos ngjallë trishtim situata aktuale e naftëtarve të Ballshit. Është një trishtim që të gozhdon në çastin që ndodh, por edhe që prek shpejt themelet e kësaj uzine, edhe pse ato kanë nisur të ndërtohen që në vitin 1972. I afron këto dy çaste të largëta, padrejtësia që iu është bërë punëtorëve, shfrytëzimi i tyre, sëmundjet, rreziku ku e vënë veten…Kujto.al sjell historinë e ndërtimit të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh, me punën e të dënuarve politikë, larg, por edhe afër së tashmes

Ndërsa Shqipëria është vënë përballë shqetësimit jetik të punonjësve të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, pa punë dhe të papaguar prej muajsh, nuk mund të të mos vijë në mendje historia e ngritjes së kësaj rafinerie, nëse ke dëgjuar mjaft edhe një herë të vetme për të.

Në vitin 1972, kur ishte vendosur ngritja në Ballsh, e Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës, një nga më të mëdhatë në vend, në këtë qytet u formua Reparti 309 me të dënuar nga shkrirja e tri reparteve të tjera, të cilët do të punonin për ndërtimin e kësaj uzine. Siç shkruan në librin e tij “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste”, studiuesi Kastriot Dervishi, në një shkresë të datës 24 prill 1973, Dega e Punëve të Brendshme e qytetit të Fierit, listonte të burgosur “elementë armiq të kategorisë së parë” 110 persona, ndër të cilët Dom Nikoll Troshani, Dom Frano Ilija, Dom Ndoc Sahatçija, Nasho Gërxho, Avni Zhiti, Hamdi Hasko, Haki Slatina, Mustafa Bylyshi etj..

Tre vite më vonë, ndërsa vazhdonin punimet për ndërtimin e rafinerisë, numri i të dënuarve politikë arriti 550, ndërsa numri total i të burgosurve një vit më parë kishte qenë rreth 900. Punimet për rafinerinë vijuan disa vite, por të dënuarit e kampit të Ballshit, u detyruan të punonin edhe në ndërtimin e apartamenteve të banimit, siç figuron në dokumentet e vitit 1977. Në këtë vit, statistikat tregojnë dhe për një numër të lartë të sëmurësh të regjistruar në këtë kamp, që për hir të së vërtetës kishin qenë me qindra që në krijimin e tij: në vitin 1972, 304; në vitin 1973, 338; në vitin 1974, 247; në vitin 1975, 325; në vitin 1976, 423…

Ndërkohë repartit të Ballshit, iu bashkuan edhe reparte të tjerë. Puna ishte e rëndë dhe duheshin sa më shumë të dënuar, që të kequshqyer dhe të patrajtuar vijonin punën për realizimin e planeve të qeverisë komuniste. Disa prej tyre nuk mbijetuan dot në këto kushte. Vetëm gjatë ndërtimeve në Ballsh, shkruan në librin e tij, studiuesi Dervishi, ndërruan jetë 93 të dënuar të cilët u varrosën në varrezën e fshatit Panahor.

Disa të dënuar, tentuan arratisjen, edhe pse dihej që kjo sipërmarrje ishte me shumë rrezik, por mesa dukej të punoje në ato kushte, ishte edhe më shumë. Asnjë prej tyre nuk ia doli të largohej. Durim Veledi u godit nga rojet e frontit të punës teksa i maskuar me gjethe po kalonte nën telin e rrethimit dhe mbeti i vrarë. Pesë të dënuar të tjerë që kishin hapur një tunel që niste që nga dhoma e tyre e izolimit, gjithashtu u kapën.

Puna, sakaq, vazhdonte me një numër gjithmonë e më të lartë të dënuarish politikë. Në 1977-ën, në repartin e Ballshit punonin 633 shqiptarë dhe 39 të huaj, të dënuar për arsye politike. Dashnor Mamaqi, Vasil Kati, Dom Aleks Baqli, Llazar Lubonja, Fatos Lubonja, Andon Sheti, Vaid Lame, Milto Vako, Teki Biçoku, Galip Sojli, Gaqo Peci, ishin disa prej tyre. Në Ballsh ka vuajtur dënimin dhe meshtari Zef Pllumi, që prej moshës dhe gjendjes shëndetësore, punonte si bahçevan i repartit. Një tjetër i dënuar i këtij kampi, Gëzim Peshkëpia, në librin e tij “O njeri”, shkruan se kur në vitin 1980 në kamp u vendos televizori, të dënuarit panë ngjashmërinë e kampit të Mathauzenit me burgjet shqiptare.

Pas përfundimit të punimeve për uzinën, të dënuarit vijuan punën për ndërtimin e pallateve të banimit. Dy vitet e fundit, 1977-1979, ishte shfaqur problemi i kontratës me ndërmarrjen që ndërtonte uzinën, për mungesë fondesh. Megjithatë uzina u ndërtua dhe filloi të funksionojë në vitin 1979, ndërkohë të dënuarit e Ballshit punuan edhe për katër vite të tjera në këtë qytet derisa reparti u mbyll në mars të vitit 1983 dhe të burgosurit u shpërndanë në reparte të tjera, duke lënë pas Uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës, katër pallate dhe 93 varre. Të dhënat janë bazuar në librin “Burgjet dhe kampet e Shqipërisë komuniste” të Kastriot Dervishit, botim i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

(Marrë nga Kujto.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur historia e ndertimit te unizes ne ballsh rafineria e ballshit uzina e naftes historia e ndertimit te unizes ne ballsh rafineria e ballshit uzina e naftes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin