Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VD-Rama i përgjigjet Kim: S’po bëjmë presion! Ç’të themi për deklaratat e ndërkombëtarëve
11 May 2022, 08:19Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave që u bënë ditë më parë nga ambasadorja e SHBA-së në vend, Yuri Kim. Gjatë konferencës me gazetarët, së bashku me ministrin Ulsi Manja, me tone të larta, Rama u shpreh se nuk ka kërkuar asnjëherë dënim për personat që janë shpallur non-grata nga SHBA por ka kërkuar hetim. Po ashtu, ai pyeti se çfarë mund të thuhet për deklaratat që janë thënë nga ndërkombëtarët.
“Presion mbi drejtësinë? Çfarë duhet të thonim për deklaratat e BE dhe SHBA ku është kërkuar ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Sipas meje jo, nuk ka presion mbi drejtësinë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe një ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi? Sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi të qartë, juve mund të provoni të kundërtën. Unë nuk kam kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri.
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË- Shtyhet sërish caktimi i masës së sigurisë për Ajas Sulejmanin, jepet nesër në orën 09:15.Ajas Sulejmani: Testi i drogës nuk është real, më bëni an...
GJIROKASTËR-Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro është filmuar në një drekë me miq dhe bashkëpuntorë. Në krahë të krybashkiakut të Tepelenës Tërmet Pe&ccedi...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Mësohet se GJL nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e m...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Brukselit pas konferencës që do të mbajë për mediat. Ai do të pritet aty nga Përfaqësuesi i La...
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore çmimet e larta të hoteleve në Tiranë. Abc ka ...
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Blinisht të Lezhës. Një makinë tip “Benz” me targa AB808CJ ka humbur k...