Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai theksoi se protesta u përket studentëve dhe gjimnazistëve, ndërsa PD-ja është e angazhuar në mbështetje të kërkesave të tyre.

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Forumi Rinor i PD-së ka qenë ndër iniciatorët e protestës së studentëve dhe gjimnazistëve, duke theksuar se opozita e mbështet fuqishëm këtë lëvizje. Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Lideri i opozitës hodhi poshtë pretendimet se Partia Demokratike po fshihet pas protestës.
Ai theksoi se protesta u përket studentëve dhe gjimnazistëve, ndërsa PD-ja është e angazhuar në mbështetje të kërkesave të tyre. Sipas tij, Kryeministri Edi Rama po përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë politike te opozita, përmes asaj që e cilësoi si truke dhe manipulime lidhur me sloganet dhe zhvillimet gjatë protestës.
"Absolutisht s'është ashtu. Dua ta dish se ne nuk jemi të fshehta. Në nismën e kësaj proteste ka qenë Forumi Rinor i Partisë Demokratike, një nga iniciatorët i pranishëm me listë tek Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Arsimit. Ne jemi aty dhe jemi fuqishëm. Dhe Edi Rama e din këtë. Prandaj në qoftë se ke lexuar reagimet e para, që të gjitha ishin t'ia faturonin Partisë Demokratike. E vërteta është se protesta është e studentëve dhe gjimnazistëve, por Partia Demokratike i mbështet ata fuqishëm. Tani vijmë tek sloganet, tek parullat. Ta them unë ty si qëndron ajo. Edi Rama përpiqet me çdo kusht që për të lehtësuar sadopak barrën kriminale që ka, ta transferojë tek Partia Demokratike dhe tek Berisha. Me cilët e bën këtë? E bën me ata që i patë vetë, edhe e falënderoj shumë gazetarin që i filmoi duke dalë. Muhamet po dilnin nga ministria brenda duke bërtitur ‘Rama në burg’, harruan ‘Berisha në burg’. E harruan! Janë ata pra, janë ata. Dhe ka një djallëzi shumë të madhe këtu.Cila është kjo? Ramsi duhet t'u thotë të tjerëve që ‘ja, unë po sulmohem si Meloni, si Makroni, si të tjerët nga Antifa’. Dhe këta Antifas, sipas përkufizimeve të tyre, janë njerëz të cilët janë shkatërrimtarë, anarkistë, nuk kanë qëllime të tjera. Në të vërtetë, në të vërtetë, për të mbështetur këtë tezë, Rama organizoi djegien e dy selive.
Por në fakt të Partisë Demokratike, sepse selinë e vet e mbushi me inspektorët e bashkisë dhe inspektorët e ndërtimit e të tjerë. Ata i la, nuk dogjën bashkia, për bashkinë nuk kishte problem. Duhej selitë, duhej selia e PD-së të digjej që të thoshte ‘ja, nuk e kanë vetëm për korrupsionin e Belindës, timin e të tjerë me radhë’. Pra, Rama organizoi në mendjen e tij, djegien e dy selive. Ndërkohë selinë e vet e kishte mbrojtur, por tek selia e Partisë Demokratike refuzoi të vijë njeri. Refuzoi! Prit, një minutë. Meqenëse refuzoi të vijë njeri në drekë, ju jeni dëshmitarë, e planifikuan për në darkë. Përsëri në darkë nuk erdhi. Ekstremi i majtë, qirakët e Ramsit brenda në protestë që e kishin marrë përsipër kundrejt 2500 euro pagesën, edhe 2500 euro i ka vetëm për policin asaj, i ka dhe për shërbyesit e të tjerë, që e kishin marrë përsipër, por nuk erdhi njeri! Dhe kur nuk erdhi njeri, policia sulmoi vetë në mënyrë që t'ju gënjente ju, të gënjente para kamerave tuaja se gjoja selia e Partisë Demokratike u sulmua nga protesta. Është kështu apo jo? Jeni dëshmitarë të kësaj apo jo? Atëherë, kjo pra, Ambrozia. Këto janë të gjitha truke dhe manipulime. Po përsa i përket PD-së, të garantoj që deputetët e saj janë tërësisht në protestë, drejtuesit e saj, anëtarët e kryesisë, Këshilli Kombëtar, që të gjithë janë në protestë, do jenë në protestë dhe asgjë nuk e ndal dot Partinë Demokratike pa mbështetje të plotë, totale të kësaj proteste," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e largimit të tij nga politika, duke dek...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër mazhorancën dhe qeverinë, duke e cilësuar Kuvendin si par...
TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Një s...
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend po zhvillohet në një kaos total. Opozita ka bllokuar foltoren, ndërkohë socialistët votojn&...
TIRANË- Situata po vijon e tensionuar në Kuvend. Siç shihet edhe në pamje, të gjithë deputetët e opozitës janë m...
TIRANË- Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita ...
Perplasja TIRANË- Përplasjet në Kuvend kanë agravuar në konflikt fizik mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre...
TIRANË- Seanca plenare po vijon me përplasje mes dhe tensionet mes opozitës dhe mazhorancës. Në debat janë përfshir&eu...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione, ku deputetët e Partisë Demokratike u kanë marrë nga duart deputet...
Perplasja fizike TIRANË- Parlamenti është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancë...