22 October 2026, 11:11
Nga E. D

TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Një situatë tejet e tensionuar është shënuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputeti i PD-së Fidel Kreka fillimisht iu është afruar deputetëve të PS-së dhe ka nisur përplasja me fjalë. Më pas, është parë ish-ministri Ervin Hoxha t’i afrohet, duke kërkuar që të qetësohet situata.
Më pas, Kreka i është kthyer këtij të fundit, duke e shtyrë me të dyja duart. Në atë moment, situata ka agravuar, ku Hoxha ka tentuar t’i kthehet, por ka ndërhyrë menjëherë Garda, si dhe deputetët e tjerë. Përplasja ka vijuar mes tyre me sharje banale nga të dyja palët, teksa në anën e Krekës ishin kolegët e tij, Garda në mes, ndërsa në anën e Hoxhës ishin kolegët e tij, të cilët tentonin ta qetësonin. Në pamje shihet edhe Bora Muzhaqi, e cila i flet dhe e mban, duke i kërkuar që të qetësohet.
E gjithë përplasja nisi, pasi Belind Këlliçi, në emër të grupit parlamentar të PD, mbajti një qëndrim politik për protestën duke dalë në krah të studenteve. Ai tha se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike. Deputeti i PD kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, shpërndarjen e parlamentit dhe krijimin e nje qeverie teknike.
Më pas fjalën e mori fjalën Taulant Balla, i cili mbrojti efektivët e policisë, të cilët kanë dhunuar studentët dhe të rinjtë në protestë. Në këto momente, deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili është afruar duke mos lejuar që Balla të mbajë fjalën. Gjatë tensioneve, Noka i shkuli mikrofonin Ballës dhe i hodhi letra në fytyrë. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi kalimin në votim të pr ligjeve dhe më pas mbyllje të seancës./Dosja.al
seanca plenare
Politike
22 October 2026, 11:03
E. D
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend po zhvillohet në një kaos total. Opozita ka bllokuar foltoren, ndërkohë socialistët votojn&...
Politike
22 October 2026, 10:54
E. D
TIRANË- Situata po vijon e tensionuar në Kuvend. Siç shihet edhe në pamje, të gjithë deputetët e opozitës janë m...
Politike
22 October 2026, 10:49
E. D
TIRANË- Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita ...
Politike
22 October 2026, 10:46
I.A
Perplasja
TIRANË- Përplasjet në Kuvend kanë agravuar në konflikt fizik mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre...
Politike
22 October 2026, 10:42
E. D
TIRANË- Seanca plenare po vijon me përplasje mes dhe tensionet mes opozitës dhe mazhorancës. Në debat janë përfshir&eu...
Politike
22 October 2026, 10:37
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione, ku deputetët e Partisë Demokratike u kanë marrë nga duart deputet...
Politike
22 October 2026, 10:34
I.A
Perplasja fizike
TIRANË- Parlamenti është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancë...
Politike
22 October 2026, 10:31
E. D
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në krah të policisë, e cila në ditë...
Politike
22 October 2026, 10:30
I.A
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat për dorëheqjen e menjëhershm...
Politike
22 October 2026, 10:28
I.A
TIRANË- Mazhoranca ka kërkuar kalimin e menjëhershëm në votim të rendit të ditës në Kuvend, pas tensioneve të...