Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Rama vizitoi Thaçin, Hoxha: Po mërziten shokët që ke këtu, mund të flasin me SPAK
10 May 2022, 11:24Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën që kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë në gjykatën e Hagës, ku ka takuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se Rama bën mirë që i viziton miqtë e tij në ditë të këqija, por duhet të kujtohet edhe pë rata në Shqipëri. Gazetari shton se ka ministra e deputetë në qelitë shqiptare që bëhen merak për mungesën e interesimit nga ana e kryeministrit Rama dhe se nga ‘mërzia’ mund të nisin bashkëpunimin me Prokurorinë.
“Zyra e propagandes e Kryeministrit shperndau me shpejtesi rrufeje lajmin se: “Kryeministri Rama, vizitoi sot ne burgun e Hages, ish-presidentin e Kosoves Hashim Thaçi”. Shume mire ben qe i viziton shoket ne dite te keqia, qofshin ata dhe ne qelite e burgut. Po mos harro edhe keta shoket ketu, ministra dhe deputete, qe te kane mbetur ne burgjet tona. Kane nisur te merziten duke folur me vete dhe ben vaki fillojne te flasin me SPAK-un. E nise qe e nise kete punen e vizitave ne burg, çoje deri ne fund, hidhu nje sy dhe shokeve ketu, se nuk te del per keq!!!”- shkruan Hoxha.
Një pjesë e Partisë Socialiste ka përfunduar pas hekurave për korrupsion e shpërdorim detyre. Së fundmi është dënuar ish0ministri Saimir Tahiri. Lefter Koka e Alqi Bllako, dy ish-deputetët e PS-së gjithashtu janë pas hekurave. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramaka vizituar ditën e sotme ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, në ambientet e paraburgimit në Hagë. Rama mbërriti në orën 11:30 në Haaglanden dhe bisedoi me Thaçin për gati tre orë. Kreu i qeverisë shqiptare ndau pamjet nga ambientet e paraburgimit, aty ku po futej brenda.
(F.m/dosja.al)
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Afrikës së Jugut në Shqipëri, rezidente në Romë, Nosipho Jean Ngcaba me rastin e p...
TIRANË– Në Komisionin për Politikën e Jashtme u diskutua për menaxhimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan. Deputeti i Partisë S...
TIRANË– Miqtë e Limos Dizdarit po kujtojnë poetin që aktualisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe është intubuar. Në një postim në ...
SHKODËR– Pronarët e bizneseve në Shkodër kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar vendimin e Bashkisë për lirimin e hapësirave publike. Për mediat, p...
Nga MARIGLEN KUMETIRANË– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, përdori deputetët demokratë të dhënë “hua” tek aleat...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kamëz. Një mjet është përplasur me një makinë tjetër. Pas përplasjes, ai ka përfunduar brenda një la...