Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve.

TIRANË- Raporti i fundit i auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për qarkullimin rrugor në Bashkinë e Tiranës, i publikuar dje, thekson se më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit në rrugët e kryeqytetit nuk funksiononin edhe përpara dëmtimeve të fundit gjatë protestave. Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullimit rrugor kanë mbetur ndjeshëm larg planeve.
Në raportin e KLSH-së vihet në dukje se problematika para nisjes së protestave ka pasur edhe në disa semaforë. Nga ana tjetër, në raport u evidentuan edhe mangësi në transportin publik, probleme në monitorimin e shërbimeve urbane dhe vonesa në projektet infrastrukturore. Sipas raportit të KLSH-së gjatë tre viteve, nuk është arritur të realizohet as niveli i investimeve të planifikuara vetëm për vitin 2023.
“Nga 71 kamera të instaluara për monitorimin e trafikut në kryeqytet, 40, ose 56.3%, nuk transmetonin pamje gjatë verifikimit të KLSH-së më 1 korrik 2026, përpara dëmtimeve të fundit gjatë protestave. Për 11 kamera, ndërprerja e transmetimit kishte zgjatur nga dy deri në shtatë vjet, ndërsa 14 të tjera kishin qenë jashtë funksionit për periudha nga një deri në shtatë muaj.
Sistemi i kamerave ishte plotësuar nëpërmjet një kontrate të vitit 2021, me vlerë rreth 59.9 milionë lekë. Auditimi konstatoi gjithashtu se platforma qendrore për shfaqjen e njëkohshme të pamjeve nuk funksiononte. Operatorët i monitoronin kamerat individualisht në kompjuter, ndërsa 10 semaforë nuk ishin integruar në sistemin qendror.
Shpenzimet e programit të transportit publik në Bashkinë e Tiranës u rritën nga 325 milionë lekë në vitin 2023 në 1.53 miliardë lekë në vitin 2025. Megjithatë, pjesa dërrmuese e fondeve është përdorur për subvencione dhe rimbursime, përfshirë abonetë e studentëve dhe pensionistëve. Investimet përbënin 13% të shpenzimeve të programit në vitin 2023 dhe 30% në vitin 2024, por realizimi i tyre ishte zero. Në vitin 2025, investimet zinin vetëm 4% të shpenzimeve dhe u realizuan në masën rreth 2%”, thuhet ndër të tjera në raport./Dosja.al
Viktima Arlinda Zekajt, autori Albert Sylaj KOSOVË- Autori i vrasjes së Arlinda Zekajt vazhdon të jetë në arrati, dy ditë ...
Letra KOSOVË- Letra përmes së cilës Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, vetëm tri ditë para se t...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka vënë në pranga një ish-jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ...
ITALI- 28-vjeçari nga Elbasani, Erjon Vishkulli ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, teksa ndodhet në Itali, ku pritet t&eum...
TIRANË- Studentët pritet të mblidhen këtë të martë, përpara Ministrisë së Arsimit, ku do të vijojnë...
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte pranë Drejtorisë së Policisë në Fier. Bë...
Për herë të parë në Shqipëri synohet të aplikohet një TVSH e reduktuar për ushqimet e shportës ushqimore. Me ...
foto ilustruese Nga 1 janari 2027 akciza për duhanin do të rriten me 350 lekë për kg. Paketa e re fiskale propozon rritje të akciz&eu...
foto ilustruese Paketa e re fiskale pritet të forcojë disiplinën e pagesës së parapagimeve, zbatimin e kufizimeve për pagesat dh...
foto ilustruese TIRANË- Ndërsa fundi i marsit dhe i korrikut janë periudha të ngjeshura për ekonomistët dhe bizneset, q&eum...