Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Dosja.al, ka bërë një përmbledhje të të gjitha rasteve kur Policia ka tejkaluar ligjin duke dhunuar protestuesit, fati i të cilëve ende nuk dihet si është.
TIRANË- Protestat e studentëve që vijon prej 12 ditësh në Tiranë dhe në rrethe ka nxjerr në pah një detaj shqetësues, dhunën barbare ndaj tyre nga Policia e Shtetit. Policia ka përdorur dhunë barbare jo proporcionale kundër të rinjve dhe protestuesve duke nisur nga uji me kimikate të rrezikshme, shkopinj gome, kabëll me tel, gurë, spraj, gaz lotsjellës si dhe plumba gome.
Dosja.al, ka bërë një përmbledhje të të gjitha rasteve kur Policia ka tejkaluar ligjin duke dhunuar protestuesit, fati i të cilëve ende nuk dihet si është.
Gjuajtja me plumba gome në sy
Masakrimi i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli ditën e djeshme me plumb gome drejt e në sy, është një ndër rastet më të rënda në protestën studentore. Nga gjuajtja me plumb gome, Vishkulli rrezikon që të humbasë shkimin në syrin e majtë, pasi plumbin e ka akoma në sy. Ditën e sotme, Vishkulli është transportuar drejt Italisë me urgjencë, për mjekim më të specializuar por nëse shkimi në syrin e tij të majtë do rikthehet apo jo ende nuk dihet.
Thyerja e këmbës
19-vjeçari Ledion Balla është dhunuar në mënyrë barbare nga disa efektiv të policisë gjatë ditës së parë të protestës së studentëve më 13 tetor. Në fakt Balla nuk ishte fare protestues dhe pjesëmarrës në protestë, por nje kalimtar rasti. Teksa po kalonte në zonën para Parlamentiti, Balla është kapur në pabesi nga disa efektivë dhe dhunuar në mënyrë barbare sa iu thye këmba. Aktualisht 19-vjeçari ndodhet te spitali i Traumës, por sa herë që mediat kërkojnë informacion në lidhje me shëndetin e tij, Ministria e Shëndetësisë refuzon të japë informacion.
Përplasja e të riut në asfalt te MAS
Muhamet Skana është një 21-vjeçar i cili u dhunua dhe u përplas me forcë në asfalt nga një efektiv i Policisë së Shtetit gjatë një proteste para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pasi u përplas dhunshëm duke i shkaktuar përplasje të kokës në tokë, disa efektivë të tjerë e kanë dhunuar me shkelma dhe e kanë tërhequr zvarrë. Skana u dërgua në Spitalin e Traumës me fraktura të rënda në kafkë/kokë dhe në shtyllën kurrizore, si dhe hematoma në trup. Ai ka shfaqur probleme me kujtesën dhe vështirësi në memorizim, ndërkohë që informacionet për shëndetin e tij janë të cunguara.
Goditja e një protestuesi pa ndjenja
Një tjetër rast i rëndë është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqiponja". Një qytetar ka mbetur i shtrirë në mes të rrugës pa ndjenja pasi është goditur me shkop gome në kokë. Edhe pse protestuesi ishte pa ndjenja, dhuna policore ndaj tij nuk është ndalur deri në momentin që gazetarët shkuan dhe filmuan rastin. Ende nuk dihet e si është gjendja shëndetësore e qytetarit të dhunuar teksa ishte pandjenja në tokë.
Dhunimi pa arsye i qytetarit nga dy efektivë
Dhuna policore ditën e djeshme ndaj protestuesve dhe qytetarëve ishte në shkelje të ligjit. Një qytetar teksa po shkonte në shtëpi është kapur nga dy efektivë të policisë dhe dhunuar në mënyrë barbare edhe pse kishte duart e ngritura lartë në formë dorëzimi.
Dhunimi i gazetarëve
Kjo protestë ka nxjerr në pah dhe një shqetësim tjetër, dhunën policore ndaj gazetarëvë në krye të detyrës. Deri më tani në 12 ditë protestë, me dhjëtra gazetarë dhe punonjës të medias kanë rënë pre e dhunës fizike nga ana e policisë teksa ndodheshin në krye të detyrës. Policia i ka gjuajtur me gurë, me spraj, gaz lotsjellës si dhe me ujë me piper apo me kimikate ekipet mediatike./Dosja.al
KRUJË- Banorët e Bashkisë Krujë, janë thërritur sot në polici, duke iu bërë presion në mënyrë q&eum...
TIRANË- Rreth orës 2:30 të pasdites së shtunë, gjithçka ishte e qetë para Kryeministrisë. Punonjësit e poli...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga nj...
TIRANË- Reth 23 persona janë arrestuar, 13 të tjerë janë proceduar penalisht dhe 30 janë shpallur në kërkim pas protest...
TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gaze...
Pallati FIER- Një rrjedhje gazi nga një bombul gatimi ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në Fie...
Erjon Vishkulli TIRANË- 28-vjeçari Erjon Vishkulli që u godit dhunshëm nga policia me një plumb në sy gjatë protestë...
Protesta TIRANË- Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, duke i përfshirë ato ...
Protesta TIRANË- Gazeta franceze “Le Figaro” i ka kushtuar vëmendje përshkallëzimit të protestave në Tiranë, ku...
Protesta TIRANË- Protesta e studentëve në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen ...