LIVE UPDATES
Bota

Reagime kundër ligjvënësit republikan për qëndrimin anti-Trump

6 February 2021, 15:54 Nga DOSJA
Reagime kundër ligjvënësit republikan për qëndrimin

SHBA– Një betejë për të ardhmen e partisë ka mbërthyer republikanët, ndërsa ish-Presidenti Donald Trump përballet me një gjyq të dytë në Kongres. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, njofton nga shteti amerikan Illinoi, ku një ligjvënës republikan po përballet me reagime të forta pasi kërkoi që partia e tij të shkëputet nga ish-Presidenti Trump pas sulmeve të 6 janarit ndaj Kapitolit.

Republikanët në shtetin amerikan Illinoi po kthehen kundër njëri-tjetrit.

“Jemi të zemëruar, të inatosur dhe nuk do të votojmë më kurrë për të”, thotë votuesja republikane Shirley Prescott.

Në qendër të zemërimit të tyre është Ligjvënësi Adam Kinzinger.

“Partia Republikane ka humbur drejtimin”, shprehej Ligjvënësi Kinzinger.

Kinzinger votoi për të ngritur akuza ndaj ish-Presidentit Donald Trump pasi një turmë mbështetësish të tij sulmuan Kapitolin në 6 janar. Ligjvënësi dëshiron që Partia Republikane të largohet nga politika e llojit Trump.

“Teori konspiracioni dhe gënjeshtra helmuese. Kjo nuk është rruga e republikanëve“, tha në një mesazh filmik Ligjvënësi Kinzinger.

“Kongresmeni ynë, për mendimin tonë, ka dalë nga shinat dhe thotë gjëra me të cilat nuk pajtohemi“, thotë Larry Smith, Kryetar i Partisë Republikane të Qarkut LaSalle.

Partia Republikane në këtë qark votoi për çensurimin e Ligjvënësit Kinzinger.

“Ato që ai thotë në lidhje me ish-presidentin tonë, dhe mbështetësit e tij, dhe shumë republikanë konservatorë, nuk janë O.K.“, thotë zoti Smith.

Por opinioni lokal republikan nuk është i unifikuar.

“Trump-i ka dëmtuar partinë“, thotë Susan Thornton, ish-Kryetare e Partisë Republikane të Qarkut LaSalle.

Ish-zyrtarja republikane është e tronditur nga besnikët e ish-Presidentit Trump dhe beson se partia ka nevojë për një drejtim të ri dhe udhëheqje të re.

” ‘Krenar që jam republikan’… Nuk shoh dikë që e thotë këtë tani, pas asaj që ka ndodhur. Nuk e shikoj. Kush mund të jetë krenar për këtë, për këta njerëz që vrapojnë rrotull me kapele të kuqe dhe që sillen keq me njerëzit e tjerë pa ndonjë arsye tjetër, por vetëm se nuk duan Trump-in”, thotë zonja Thornton.

Pikëpamjet e kundërta të zonjës Thornton dhe zotit Smith ilustrojnë një krisje në rritje në një parti ku dhjetëra miliona votues i qëndrojnë besnikë intensivisht një ish-presidenti efektin e të cilit shumë të tjerë e shohin si toksik.

Tashmë e pavarur, zonja Thornton megjithatë mbështet Ligjvënësin Kinzinger dhe nëntë ligjvënësit e tjerë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve që votuan për ta bërë Donald Trump-in presidentin e parë amerikan që gjykohet dy herë në Kongres.

“Duhej vërtet guxim për këtë”, thotë zonja Thornton.

Kjo gjithashtu mund të vërë në rrezik karrierën politike. Larry Smith dëshiron që republikanët ta zëvendësojnë Ligjvënësin Kinzinger në ciklin e ardhshëm zgjedhor.

“Kinzinger do të ketë konkurrent në zgjedhjet paraprake“, thotë zoti Smith.

“Kjo lloj ndasie mbi besnikërinë ndaj Trump-it mendoj se krijon mundësitë për më shumë kandidatë“, thotë Laurel Harbridge-Yong, Profesore e Shkencave Politike në Universitetin Northwestern.

Zonja Harbridge-Yong thotë se dëbimi i republikanëve anti-Trump mund ta bëjë partinë më pak të pëlqyeshme për publikun e gjerë.

“Kjo tregon se si anëtarët janë më të përqëndruar tek një numër i vogël njerëzish në zonën e tyre elektorale – elektoratin e tyre kryesor – dhe madje brenda kësaj, një baze të zjarrtë – interesat e të cilave mund të mos jenë të njëjta me pjesën tjetër të zgjedhësve të tyre“, thotë ajo.

Susan Thornton mirëpret betejën e Ligjvënësit Kinzinger për të reformuar partinë, por thotë se nevojitet më shumë, përpara se ajo ta konsideronte veten sërish republikane.

“Ata do të duhet ta mohojnë Trump-in si një udhëheqës dhe një lajmëtar sepse mesazhi i tij nuk është i pranueshëm për mua. Do të duhet t’i rikthehemi mirësisë dhe respektit“, thotë ajo.

Besnikët e ish-Presidentit Trump thonë se po planifikojnë më shumë aktivitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër ligjvënësve si zoti Kinzinger, duke u zotuar ta reformojnë partinë sipas imazhit të Trump-it, gjatë çdo cikli të zgjedhjeve paraprake.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota adam kinzinger adam kinzinger

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin