"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Referendumi/ 98% e demokratëve ‘pro’ shkarkimit të Bashës, Berisha shkon në seli
18 December 2021, 06:25Nga DOSJA
TIRANË– Referendumi i sotëm i mbajtur në të gjitha degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë miratoi thuajse me unanimitet shkarkimin e Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit të PD-së. Pas mëse 13 orësh maratonë votimi, numërimi dhe verifikimi të votave, deputetja e PD-së Albana Vokshi saktësoi se 43.385 anëtarë demokratë miratuan vendimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit, ku 4446 delegatë votuan pro mbylljes së drejtimit të selisë blu nga Lulzim Basha. Pas këtij momenti, pretendohet se Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të drejtojtë partinë më të madhe opozitare deri në organizimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri në 22 mars 2022.
Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po udhëheq lëvizjen për rithemelimin e PD-së shkoi në selinë blu ku njëkohësisht Basha po drejton mbledhjen e Kryesisë së partisë. Ish-lideri historik i PD-së pranoi se nga dita e hënë do të fillojnë protestat kombëtare, duke nisur me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë sot, procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 në të gjitha degët e PD në rrethe dhe ishte parashikuar që të zhvillohej deri në orën 17:00, por u shty me një orë për shkak të paraqitjes së demokratëve për të ushtruar vullnetin e tyre. Votimi në fletën me vulë e logo të re u krye me kartën e identitetit dhe atë të anëtarësisë të çdo demokrati. Ndërsa të tjerët që nuk ishin pjesë e anëtarësisë, votuan vetëm me kartë identiteti nga i merret shënim emri. Për drejtimin e referendumit u ngrit edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën.
Megjithatë procesi nuk u zhvillua pa incidente, ku nuk është përjashtuar as votimi në rrugë, pasi në Sarandë e Delvinë siç u raportua një ditë më parë, kryetari i degës mbylli selinë e për pasojë kutitë u vendosën në rrugë përballës derës ku dhe po prisnin demokratët për të hedhur votat. Tjetër incident është regjistruar në Fier ku policia bashkiake ka nxjerrë jashtë komisionerët, me pretendimin se votimi po kryehej në një njësi administrative. Deputeti i PD-së, Luan Baçi pretendoi se ata kishin marrë leje por shtoi që kryebashkiaku Armando Subashi ka bërë marrëveshje me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi që të prishte procesin e votimit.
Ndërsa vetë Berisha vendosi të votojë në degën nr.2 të Partisë Demokratike shumë pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. I pyetur nëse bëhej fjalë për një provokim ndaj SHBA-ve, Berisha e mohoi këtë gjë, ndërsa vetë shoqërohej ngas bashkëshortja e tij, Liri dhe djali Shkëlzen. Ndërkohë që paralelisht, Basha mbante Kuvendin Kombëtar, që e përjashtoi nga të gjitha strukturat drejtuese për shkak të shpalljes “non grata” nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në përplasjen që po zhvillohet brenda Partisë Demokratike mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeminis...
TIRANË– Sonte për herë të dytë, Sali Berisha ka vënë këmbën brenda ambienteve të selisë së Partisë Demokratike. Pas mbylljes së referendumit për shka...
TIRANË– Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e PD-së për të diskutuar lidhur me ven...
TIRANË – Referendumi i mbajtur sot në të gjithë degët e Partisë Demokratike në Shqipëri votuan thuajse në unanimitet shkarkimin e Lulzim Bashës nga p...
TIRANË– Dhjetori i këtij viti, 31 vite pas themelimit të saj, është e ndarë në 2 kampe! Themeluesi i saj dhe lideri historik i kësaj force politike, ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike ka dhënë një mesazh të prerë drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Nga podiumi i Kuvendit Kombëtar të Parti...
AUSTRI – Emigranti shqiptar që vdiq ditën e enjte në Alkoven të Austrisë pasi ra nga 10 m lartësi është A.M. nga fshati Randobravë, komuna e Prizrenit. L...
TIRANË– Përfundon procesi i votimit për referendumin kundër kryedemokratit Lulzim Basha në disa qytete të vendit, duke nisur kështu numërimi i fletëv...