"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Referendumi në Serbi/ 31% pjesëmarrje, Vuçiç shpall fitoren para kohe: Diçka e mirë!
16 January 2022, 19:05Nga DOSJA
SERBI – Serbia zhvilloi sot referendumin për miratimin ose jo të propozimeve të qeverisë për ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin e drejtësisë. Kutitë e votimit u mbyllën në orën 20:00. Sipas mediave vendase, raportohet se pjesëmarrja maksimale në referendum mund të jetë 31%. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpalli triumfin në referendum, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar.
Qeveria serbe synon që të përjashtojë politikën nga zgjedhja e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë (gjyqtarë dhe prokurorë).
Votimi nisi në orën 7:00. I pari që ka votuar ka qenë Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili theksoi përsëri se vendimi i Kosovës për mosmbajtjen e referendumit serb brenda territorit të Kosovës do të ketë pasoja të mëdha. Më pas votoi dhe kryeministrja Serbe Ana Bërnabiçc. Ajo e konsideroi referendumin e sotëm si nisjen e një kapitulli të ri në historinë e Serbisë. Qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë patën mundësi të votonin në 4 qytete serbe: Kurshumli, Vranje, Novi Pazar dhe Rashka.
Nga ana tjetër banorët serb të Mitrovicës të udhëhequar nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç janë ngritur në protestë si shenjë pakënaqësie pas vendimit të Kosovës që qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, të votojnë përmes postës apo zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. Rakiç e mbylli protestën me një paralajmërim të fortë për Kosovën, duke deklaruar se zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 prill do të mbahen edhe në Kosovë e Metohi. Pas protestës njësia speciale u vendosnë veri të vendit për të monitoruar situatën.
Në raportimin final në lidhje me situatën brenda Kosovës për pengimin e mbajtjes së referendumit serb, Policia e Kosovës tha se situata përgjithësisht kaloi e qetë dhe pa incidente.
Qeveria e Kosovës pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ka miratuar se referendumi nuk do të lejohet në Kosovë dhe ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Komisioni i Zgjedhjeve ka marrë vendim që serbët e Kosovës të votojnë në katër qytete të Serbisë si: Kurshumlia, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranjë, kjo pasi Kosova nuk lejoi mbajtjen e referendimit serb në Republikën e Kosovës.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi fitoren e qeverisë lidhur me referendumin, edhe pse numërimi i votave nuk ka përfunduar. Para mediva, Vuçiç konfirmoi se pas numërimit të mbi 1 milion votave, 60.48% miratuan ndryshimet kushtetuese lidhur me sistemin gjyqësor, ndërsa 39.52.% u deklaruan kundër. Ai shtoi se Serbia i tregoi mbarë botës imazhin pozitiv të saj.
GJERMANI- Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann, viziton për herë të parë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Siç bëhet e ditur nga një njoftim të ...
SHQIPËRI – Kushtet atmosferike pritet të ndryshojnë nga dita e nesërme teksa do të rikthehen reshjet e shiut. Shirat do të nisin në orën 10:00 dhe do...
TIRANË – Faqja humoristike “Kazan.tv” ka publikuar një mori memesh në lidhje me figurat politike të Shqipërisë si: kryeministrin Edi Rama, ish-kryemi...
TIRANË – Largimi i Alfred Rushajt me mirëkuptimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha mbetet ende mister një ditë pas deklaratës së kryed...
TIRANË – Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare për të filmuar nisjen e anijes hapsin...
TIRANË– Në 24 orë është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve shqiptarë të cilët janë prekur nga Covid-19. 4 viktima dhe 1697 raste të reja nga 5280 testime t...
VLORË- Nëna e 16-vjeçares së zhdukur prej të premtes ka dhënë detaje të reja. Në një prononcim për mediat, Entela Tozaj tha se e bija humbi kontakte...