https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
‘Eja të bëjmë qejf’, biznesmeni që ngacmoi vajzën në Fier foto me Kim dhe ministra
16 January 2022, 20:16Nga DOSJA
FIER – 63-vjeçari i arrestuar nga Policia e Fierit për akuzën e ngacmimit seksual të një vajze të mitur në Levan është biznesmeni i prodhimit të vajit të ullirit Vesaf Musa. Musa u ndalua ditën e premte nga policia e Fierit pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 14-vjeçare.
Sipas “Report TV”, e mitura ka rrëfyer para policisë në prani të psikologes dhe familjarëve sesi ka ndodhur ngjarja. Teksa po udhëtonte me një mjet fuoristradë, biznesmeni Musa ka ndaluar dhe i ka thënë të miturës: “Eja, do bëjmë qejf?”
Ai rezulton se është pronari i fabrikës së vajit të ullirit “Musai Olive Oil” në Skrofotinë të Vlorës. 63-vjeçari është një person tepër aktiv në Facebook, ku reklamon vlerësimet dhe prodhimin e vajit të ullirit në fabrikën. Në shumë foto të publikuara, Vesaf Musa ka pritur në fabrikën e tij kryeministrin Edi Rama, ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe shumë ministra të tjerë (Frida Krifcën, Niko Peleshi, Arben Ahmetajn, Bledi Çuçin, Pandeli Majkon) dhe kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli.
Sot, Gjykata e Fierit caktoi masën arrest me burg për Vesaf Musën. Tashmë, ai do t’i nënshtrohet hetimit nga drejtësia.
TIRANË – Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka ftuar mediat amerikane dhe ndërkombëtare për të filmuar nisjen e anijes hapsin...
TIRANË– Në 24 orë është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve shqiptarë të cilët janë prekur nga Covid-19. 4 viktima dhe 1697 raste të reja nga 5280 testime t...
VLORË- Nëna e 16-vjeçares së zhdukur prej të premtes ka dhënë detaje të reja. Në një prononcim për mediat, Entela Tozaj tha se e bija humbi kontakte...
SHQIPËRI – Akse të tjera rrugore do të bllokohen nesër për disa orë për shkak të vizitës së presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri. P...
SHKODËR– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur turin e dytë të takimeve, të cilin e paralajmëroi pasi doli nga Prokuroria e Tiranës. Sot, me demokra...
TIRANË– Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve që janë zhvilluar përgjatë kësaj jave. Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin janë zhvilluar...
TIRANË – Dy gra, njëra nëna dhe tjetra gruaja, u sulmuan nga burri i shtëpisë, i cili gjithë mllefin e një dite të vështirë e ka shfryrë ndaj të ëmës...