LIVE UPDATES
Insights

Refreni gjerman tallje për Ukrainë, Putin nuk do të hapë rrugë

27 January 2022, 08:17 Nga DOSJA
Refreni gjerman tallje për Ukrainë, Putin nuk do të hapë

E drejta e më të fortit vendoset kundër forcës të së drejtës – kështu e quajti një herë ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel mënyrën si veproi Rusia në Ukrainë në vitin 2014, kur aneksoi Gadishullin e Krimesë dhe lëvizi fijet në prapaskenë në luftën në Ukrainën lindore, me pasojë mijëra viktima. Ky është çmimi i përgjakshëm që po paguan Ukraina, që kur u shkëput nga Moska.

Gjermania e mbështet Ukrainën në rrugën e saj drejt Europës, si asnjë vend tjetër. Të dyja vendet, sipas ambasadores gjermane të angazhuar në Kiev, Anka Feldhusen i lidh një miqësi e ngushtë. Vetëm për projektet e zhvillimit që nga viti 2014 janë derdhur një gjysmë miliardë euro. Ekspertët gjermanë po shoqërojnë procesin e reformave. Në momente të vështira Gjermania tregohet solidare. Pas shtypjes së dhunshme të protestave proeuropiane në sheshin Majdan në Kiev, aviacioni ushtarak gjerman mori të lënduar për t’i trajtuar në Gjermani, më vonë një numër ushtarësh të plagosur në luftime.

Miqësia në sprovë

Por të gjitha këto nuk vlejnë shumë në sytë e ukrainasve, që nga koha, kur më shumë se 100.000 ushtarë rusë të armatosur kanë rrethuar Ukrainën nga tre anë. Ukraina dridhet për sovranitetin e saj. Për të forcuar këtë vend në aspektin mbrojtës,SHBA, Britania e Madhe, por edhe Çekia e vendet balltike po oftrojnë armë mbrojtëse, si raketa mbrojtëse për tanket. Por përballë përmasave të një invazioni të dyshuar rus, këto furnizime janë thjesht simbolike e jo vendimtare në një luftë. E megjithatë ky është një sinjal inkurajues për Kievin. Moskës i tregohet, se Ukraina ka aleatë. E sa më shumë rezistencë të ketë, aq më e lartë do të jetë kostoja politike për Vladimir Putinin. Se çfarë dinamike politike do të vinte në lëvizje një invazion ushtarak i pasuksesshëm dhe me mijëra viktima, këtë e di Moska që nga dështimi në Afganistan në vitet 80-të që dha sinjalin e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Por në Berlin thirrjet e Kievit për armë për t’u mbrojtur nuk dëgjohen. Në vend të raketave Gjermania dërgon një spital fushor ushtarak. Pavendosmëria e Berlinit irriton edhe partnerët perëndimorë. Kështu avionët britanikë me armë e municione gjatë rrugës për në Ukrainë mënjanuan hapësirën ajrore gjermane. Në Estoni tundin kokën me mosmiratim për raportimet, sipas të cilave Gjermania i mohon Talinit furnizimin me armatim nga rezervat e vjetra të RDGJ-së. Nga Berlini thuhet, se nuk duhet të shkallëzojmë situatën më tej.

Shenjë dobësie

Presidenti rus njeh vetëm të drejtën e më të fortit, siç e përcaktoi me të drejtë kancelarja Merkel në vitin 2014. Atëherë Berlini kërcënoi me sanksione të ashpra, por revizionistët në Kremlin nuk u impresionuan. Tetë vite më vonë, Gadishulli i Krimesë është i pushtuar ende, pjesë lindore të Ukrainës janë nën kontrollin rus.

Kush mbështetet ende në sanksione për të ndalur tanket e gatshëm për luftë në front të gjerë tregon vetëm dobësi. Moskës nuk duhet të’i ketë shpëtuar, që në BE merren ato masa ndëshkuese, pasojat e të cilave nuk dëmtojnë mundësisht askënd brenda komunitetit europian. Më përpara bëhet ujku vegjetarian, mund të thuhet në Kremlin, para se BE-ja me miratimin gjerman të vendosë vërtet sanksione tronditëse po të mendohen 20 miliardë euro investime direkte gjermane në Rusi.

Refreni gjerman është tallje për Ukrainën

Putin nuk do të hapë rrugë. Një Ukrainë demokratike, europiane është rrezik për regjimin e Moskës . Nëse ky vend i lirë një ditë do të rimëkëmbej ekonomikisht, mundet që rusët të dyshojnë gjithnjë e më shumë në regjimin e tyre. Se çfarë ndodh, kur model i suksesshëm shoqëror fqinj duket më i preferuar se modeli yt, Putini e përjetoi si njeri i KGB-së kur RDGJ-ja mori fund.

Gjermania që në vitin 2014 në krah të Ukrainën në luftën për liri sot rezervohet. Refereni se nuk furnizojmë me armë zonat e kriës tingëllon si tallje për ukrainasit. Ata nuk kanë faj, pse vendi i tyre prej tetë vjetësh është rajon krize.

Shumë gjëra bëhen nëse ka vullnet

Por në të vërtetë furnizimet me armë në rajonet e krizës janë të mundura, nëse ka vullnet politik për këtë. Këtë e treguan para 7 vitesh furnizimet gjermane për kurdët në Irak. Ashtu siç ishte e mundur atëherë, të mbështeteshin kurdët në luftë kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik” kështu duhet të jetë e mundur edhe tani, t’i japësh mbështetje me armë një vendi mik që kërcënohet nga një despot i fuqishëm.

Gjermania duhet të ketë mësuar nga historia më e re, se qetësimi kundrejt Moskës është rruga e gabuar. Që në vitin 2008 Ukraina dhe Gjeorgjia që ndodheshin në paradhomën e NATO-s ishin në kërcënimin rus. Ishte Gjermania ajo, që në samitin e Bukureshtit atëherë pengoi një “plan aksion anëtarësimi” për të dy vendet për të mos provokuar Moskën. Putin e përdori këtë shans: Pak muaj më v0në Rusia marshoi në Gjeorgji, dhe në vitin 2014 në Ukrainë.

Marrë nga DW/ Nga Eugen Theise

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

opinione opinione konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Insights 17 January 2022, 15:23

554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora

17 KALLNDOR 1468,554 vjet nga sot, Dheut tonë i vdiq Ora.Nuk ka datë e përvjetor që t’mos e mendoj madhështinë e Gjergjit, dhe madhështinë e gjindjes sime...

Insights 12 January 2022, 12:36

Një opozitë e (për) mjer(r)ë!!!

Nga Armida Plangarica ,Sociologe!-Si cdo fenomen banal , që 30 vitet e fundit në Shqipërinë e tranzicionit bëhet HIT dhe personat banalë quhen VIP , kështu dhe ...

Insights 11 January 2022, 13:34

“Kali” ka ngordhur, na duhet një i ri

Nga Genc Sejko‘Stop flogging a dead horse,’ është një shprehje në anglisht që në shqip përkthehet, ‘Ndalo fshikullimin e një kali të ngordhur’. Shprehja nënkupt...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin