24 October 2026, 14:56
Nga I.A

Më pak se gjysmë ore pas nisjes së protestës të thirrur nga studentët janë shënuar përleshjet e para mes tyre dhe forcave policore pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë të Shqipërisë. Kjo është dyta e dymbëdhjetë me radhë që studentët dhe të rinjtë po protestojnë në Shqipëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij. Ky i fundit ka refuzuar këtë kërkesë, duke i ftuar ata për dialog.
Të rinjtë fillimisht ua vunë flakën dy kosha mbeturinash dhe i vendosën afër kordonit policor, duke vazhduar me hedhjen e gurëve në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe policëve. Policia u kundërpërgjigj menjëherë me topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Për shkak të ndërhyrjes së policëve, protestuesit janë larguar nga afërsia e Ministrisë së Arsimit.
Të shtunën, Partia Demokratike në opozitë në mesditë nisi një marsh drejt Kryeministrisë, ndërkaq në orën 14:00 nisi protesta mbarëkombëtare e thirrur nga studentët, që mbështetet nga profesorët universitarë. Pak para orës 14:00, përkrahësit e PD-së nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, dhe u bashkuan protestës së thirrur nga studentët.
Gjatë ditës, përkrahësit e PD-së dogjën “tavolinë e dialogut” para Kryeministrisë, që kryeministri Edi Rama ka vendosur duke ftuar studentët për dialog.
Policia shqiptare njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë për protestat e së shtunës.
Ndërkaq, Rama sërish i ftoi për dialog protestuesit më 24 tetor. Megjithatë, ai tha se protestuesit kanë “frikë” që të dialogojnë me të pasi mund të cilësohen si “tradhtarë” nga protestuesit e tjerë.
Megjithatë, protestuesit kanë argumentuar se Rama ka mundur që t’iu përgjigjet thirrjeve të tyre për dialog gjatë protestave paqësore, të quajtura “Revolucioni Flamingo” dhe tani nuk duan më dialog, por vetëm dorëheqjen e tij.
Që nga 13 tetori, protestat në Shqipëri janë përcjellë me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe forcave policore, teksa ka pasur akuza nga protestuesit për dhunë joproporcionale nga ana e zyrtarëve policorë. Po ashtu, protestuesit kanë sulmuar edhe biznese private në qendër të Tiranës.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë konferencës për media më 24 tetor, përsëriti qëndrimin e tij se protestat kanë qëllim destabilizimin e Shqipërisë dhe kthimin prapa të vendit.
Të rinjtë që po protestojnë po kërkojnë dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe reformimin e Kodit Zgjedhor, që sipas tyre, do të mundësonin konkurrencë më të barabartë zgjedhore. Rama është në pushtet që nga viti 2013 dhe e fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 2025./REL
protesta e studenteve
Aktualitet
24 October 2026, 14:39
I.A
Irini Qirjako
TIRANË- Këngëtarja e njohur Irini Qirjako i është bashkuar protestës së studentëve para Ministrisë ...
Aktualitet
24 October 2026, 14:30
I.A
Protesta
TIRANË- Protesta e studentëve dhe të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë ka marrë një kthesë...
Aktualitet
24 October 2026, 14:25
I.A
Protesta
TIRANË- Protestuesit kanë vendosur një kazan mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit n&e...
Aktualitet
24 October 2026, 13:56
I.A
Albert Nushi
TIRANË- Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publiku...
Aktualitet
24 October 2026, 12:47
I.A
Volsjana Plasa
KORÇË- Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar ng...
Aktualitet
24 October 2026, 12:46
I.A
TIRANË- Protestuesit e Partisë Demokratike janë pozicionuar para Kryeministrisë, ku kanë nisur tubimin kombëtar të thirrur n...
Aktualitet
24 October 2026, 12:41
I.A
Pamje
TIRANË- Partia Demokratike ka thirrur këtë të shtunë një protestë kombëtare në mbështetje të stud...
Aktualitet
24 October 2026, 11:37
I.A
Policia
DIBËR- Policia e Dibrës ka marrë masa të shtuara lidhur me protestat e paralajmëruara ditën e sotme duke u vendosur n&eu...
Aktualitet
24 October 2026, 11:31
I.A
TIRANË- Të dielën e fundit të tetorit, akrepat kthehen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës do të ndodhë më 25 tetor kur...
Aktualitet
24 October 2026, 11:12
I.A
Protestat
TIRANË- Protesta e studentëve në Tiranë shënon sot ditën e 12-të, ndërsa pritet që në kryeqytet t&...